Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Avancon financimi në kuadrin e programeve evropiane për zhvillim të rajoneve fshatare në Bullgari

Duke iu dorëzuar kontratat e reja kryetarëve të bashkive të vogla kryeministri Bojko Borisov tha, se deri në përfundimin e mandatit duhet të përvetësohen të gjitha mjetet e Programit për zhvillimin e rajoneve fshatare 2007-2013.
Foto: BGNES
24 bashki të vogla në Bullgari morën financa në përmasë 88 milion leva (44 milion euro) në kuadrin e Programit operativ për zhvillim të rajoneve fshatare të BE-së për periudhën e viteve 2007-2013. Dhe megjithëqë starti i këtij programi vonoi me një vit e gjysmë, me masat e ndërmarra nga kabineti Borisov financimi avancon. Që nga ardhja në pushtet е kësaj qeverie, muajin korrik vitin e kaluar, e deri tashti u nënshkruan 216 marrëveshje gjithsejtë për më se 400 milion leva. 140 milion leva prej kësaj shume tashmë u përvetësuan për krijimin e rrethit të ujësjellësve. Duke iu dorëzuar kontratat e reja kryetarëve të bashkive të vogla kryeministri Bojko Borisov tha, se deri në përfundimin e mandatit duhet të përvetësohen të gjitha mjetet e Programit për zhvillimin e rajoneve fshatare 2007-2013. Sipas tij deri tashti u përvetësuan afro 15 për qind nga mjetet, gjë që është një sukses, për më tepër, se qeveria e mëparshme ishte përvetësuar vetëm nja 5 për qind nga mjetet e siguruara të programit. Lidhur me këtë zoti Borisov shtoi:

“Fakti, se disa herë rritëm përvetësimin e mjeteve evropiane nuk na qetëson. Jemi me shpresë, se brenda muajve të ardhshme do të arrijmë të forcojmë punën dhe si rezultat do të përvetësojmë të paktën 50 për qind nga mjetet evropiane. Ato janë para, që shfrytëzohen nga bashkitë e vogla për përmirësimin e jetës aty. Ndërkaq mjetet lëshohen falas.”

Zoti Borisov rikujtoi, se me vendim të Këshillit të Ministrave bashkitë e vogla në Bullgari nuk do të paguajnë tatimin e vlerës së shtuar nga 20 për qind mbi vlerën e projektit. Kjo sipas tij është një lehtësim në realizimin e projekteve. Një hap tjetër i kabinetit në këtë drejtim është vendimi për financim paraprak nga 50 për qind të shumës. Lidhur me këtë ai paralajmëroi kryetarët e bashkive të janë të kujdesshëm me prokurimet publike. Ai i këshilloi të organizojnë konkurse publike.

Tri projekte morën ndihmë falas nga më se 1 milion leva. Ato janë azilet në bashkitë Suhindol, Novo Sello dhe Car Kallojan. Projekti më i madh, për të cilin sigurohen më se 2 miliard leva, është në bashkinë Pordim. Ai është për një jetimore. Programi i rajoneve fshatare ka për qëllim të rritë standardin jetik në krahinat më të prapambetura të vendeve të BE-së. Qëllimi është që ato të mos shpopullohen, sepse tendenca të tilla shihen vitet e fundit në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vjaçesllav Llupov

Kryetari i bashkisë së Taraklisë pret bashkëpunim më aktiv me autoritetet bullgare

Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia bullgare si pasojë e një serie luftërash ruso-turke. Kryetari aktual i qytetit Vjaçesllav Llupov..

botuar më 25-03-20 7.05.PD

Holanda, Italia dhe Spanja janë destinacionet kryesore për bullgarët që duan të bëjnë studime jashtë

Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga Italia, Spanja, Austria dhe Belgjika. Kështu bënë të ditur konsulentët e “Integral” – organizatori i..

botuar më 25-03-20 6.10.PD

Përfundon bojkoti i zinxhirëve ushqimorë

Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave bënë të ditur se kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht me projektligjin për zinxhirin e..

botuar më 25-03-18 5.51.MD