Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Libri i ri “Sofja siç ishte gjatë viteve 1944-1989”

© Foto: Millka Dimitrova

Në librin e tij “Sofja siç ishte gjatë viteve 1944-1989” Svetllin Kiraxdievi paraqes kryeqytetin bullgar nga e kaluara e afërt . Periudha e zgjedhur korrespondon me vitet, gjatë të cilave Bullgaria ishte nën regjimin komunist. Autori i librit është nga Sofja dhe sipas tij libri i njoh lexuesit me momentet më tipike nga zhvillimi i qytetit, me kulturën e tij materiale e shpirtërore, me jetën e sofianasve gjatë këtyre viteve.

Svetllin Kiraxhievi ka mbaruar gjeografinë në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Ka punuar si mësues, shkencëtar në Institutin e gjeografisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, ka specializuar në Gjermani dhe ka punuar si pedagog në dy universitete bullgare. Përshtypje nga udhëtimet nëpër vend dhe interesi i tij ndaj zhvillimit të qyteteve bullgare lexuesit mund të gjejnë në 35 libra dhe mbi 400 hulumtime shkencore dhe artikuj.

“Sofja siç ishte gjatë viteve 1944-1989” është një libër shumë personal, thotë autori. Ajo është shkruar pas shumë vitesh vrojtime, takime dhe bisedime me sofianësë të brezave të ndryshëm, si edhe pas studimeve shumë serioze. Svetllin Kiraxhievi ndalet së pari mbi jetën politike në Sofje në vitet pas 1944. Ka informatë për pasojat nga bombardimi anglo-amerikan mbi qytet në fillimin e vitit 1944, ashtu edhe për punën e Gjykatës popullore, që ka dënuar në fillim të viteve 1944 dhe 1945 oponentët politikë të komunistëve. Autori analizon ndryshimet e qytetit gjatë viteve të udhëheqjes së vendit sipas modelit të Stalinit, si edhe gjatë periudhës së vijueshme të ashtuquajturit socializmi real. Ai ndjek edhe ndryshimet në plan ekonomik – industrializimi i forcuar dhe planifikimi i centralizuar i ekonomisë. Autori tregon dhe për ndryshimet e shpejta në arkitekturën e qytetit, si edhe për ndryshimin e mentalitetit të qytetarëve.

“Sofja pas vitit 1944 shënon një zhvillim shumë shpejt – tha Kiraxhievi – shumë shpejt ka rritur popullsia e qytetit. Nga 300 mijë qytetarë gjatë vitit 1944, te viti 1989 numri arriti 1 milionë dhe 150 mijë veta. Në territorin e qytetit ishin ndërtuar banesa me shumë kate. Ndërtimi i shtëpive ka ulur në mënyrë drastike. Sofja u kthye në një qendër industrial. Afër qytetit ishte ndërtuar kombinati metalurgjik “Kremikovci”, i cili e ka dëmtuar ambientin ekologjik të kryeqytetit. Sofja u kthye edhe në një qendër të madh transporti. Zhvillimi i transportit ajror e lidhi kryeqytetin me të gjithë qytetet më të mëdha në Evropë, ashtu edhe në Afrikë dhe Azi. Ashtu gjatë viteve Sofja u kthye nga një qytet ballkanik në një kryeqytet evropian.”

Në periudhën midis viteve 1950 dhe 1960 u ndërtua qendra e kryeqytetit me ndërtesat qeveritare. Në librin ka shumë fotografi. Njëri prej tyre paraqes Mauzoleumin e liderit komunist Georgi Dimitrov, i cili ishte shembur pas ndryshimeve demokratike. Janë përshkruar dhe ndryshimet pozitive të kryeqytetit dhe lagjet e ndryshme, ndërtimin e banesave të reja. Ndër to është dhe Pallati kombëtar i kulturës, i cili ishte hapur në vitin 1981. Edhe sot ai është një qendër me rëndësi evropiane. Në librin tregohet edhe për ndërtimin e institucioneve kulturore, bibliotekave, teatrove, kinemave, shkollave etj.

Me siguri dinamika e zhvillimit të qytetit është lidhur edhe me disa probleme. Ka ndryshime edhe në mentalitetin e qytetarëve. Rritja e shpejt e popullsisë së Sofjes, për arsye të fluksit të njerëzve që vijnë nga regjionet e ndryshme të vendit për të punuar ose për të studiuar në të, sjell në jetën e qytetit elemente prej mentalitetit provincial. Sipas Svetllin Kiraxhievit migracioni ndaj kryeqytetit, ku jeta është më e mirë dhe më e lehte në krahasim me punën e rëndë bujqësore në fshatrat, kthehet në një tendencë.

Përgatiti në shqip: Maria Peeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kompleksin Përkujtimor

Stara Zagora shënon 147 vjet nga betejat në mbrojtje të qytetit

Kanë kaluar 147 vjet nga betejat për mbrojtjen e qytetit Stara Zagorës në vitin 1877. Në shenjë respekti dhe nderimi për heroizmin e të rënëve për liri, më 31 korrik në Kompleksin Përkujtimor "Mbrojtësit e Stara Zagorës" do të kryhet një ritual..

botuar më 24-07-31 6.05.PD

17 objekte varrimi u zbuluan nga nekropoli i Raciarias antike

Gjatë gërmimeve të shpëtimit, nga nekropoli i kolonisë romake Ulpia Raciaria (në afërsi të fshatit Arçar, komuna Dimovo, rajoni i qytetit Vidin) u zbuluan 17 varre, nga të cilat pesë varre dhe 12 varre në gropa. Këtë e njoftoi Zdravko Dimitrov nga..

botuar më 24-07-24 5.16.MD

A e dini se çfarë është një "fillton"?

Në vitin 2009, bashkatdhetari ynë Anton Orush solli koleksionin e tij kushtuar teknologjisë bullgare. Ndër eksponatet në të ka televizorë, radio, pajisje kuzhine, kompjutera, telefona, pajisje për lëshim faturash etj. Gradualisht, ky pasion i tij e shtyu..

botuar më 24-07-20 10.30.PD