Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria paguan 5.5 miliardë euro për vit për import të resurseve energjetike

“Presim që gjatë vitit 2030 të paraqiten në treg reaktorë të brezit të katërt, të cilët do të ndryshojnë kuptimin tonë si për efikasitetin e shfrytëzimit të lëndës bërthamore, ashtu dhe për manovrim dhe zhdërvjelltësi”, tha gjatë kohës së forumit ministri Trajço Trajkov.
Foto: Tanja Harizanova
Bullgaria harxhon nga 5.5 miliardë euro për vit për import të resurseve energjetike. Për blerjen e naftës vendi ynë paguan afro 3.5 miliardë euro. Përveç kësaj shpenzimet për gaz dalin në 2 miliardë euro. Ndaj këtyre shumave mund të shtojmë dhe importin e qymyrgurit për Centralet Termoelektrike, që i kushton për vit vendit rreth 500 milionë euro. Të dhënat i njoftoi eksperti energjetik nga Banka Evropiane për rimëkëmbje dhe zhvillim dhe ish ministër i ekonomisë dhe i energjetikës Millko Kovaçev në tryezën e rrumbullakët, kushtuar energjetikës bërthamore. Theksi qe vënë mbi sfidat, përpara të cilave është drejtuar industria dhe vendimet inovative për financimin dhe ndërtimin e centraleve të reja bërthamore. Forumi mblodhi në një vend ekspertë, ambasadorë, sipërmarrës nga sektori, investues, të cilët diskutuan zhvillimin e energjetikës atomike në vend dhe në regjion.

Me zhvillimin e ekonomisë bullgare energjetika bërthamore duhet të ruaj pjesën e vet në miksin energjetik, komentojnë ekspertët në degë. Në strategjinë energjetike tani vepruese është parashtruar pjesa e energjisë atomike të përbëjë 45% nga prodhimi i përgjithshëm elektrik. Millko Kovaçev mendon se, vendi ynë ka nevojë prej kapaciteteve të reja bërthamore. Një nga qëllimet është ruajtja dhe shtimi i pjesës së energjisë atomike që aktualisht zë 33% nga prodhimi i energjisë tek ne, por me ndërtimin e centralit elektrik bërthamor “Belene” dhe ndërtimi i planifikuar i kapaciteteve të reja në centralin elektrik bërthamor “Kozlloduj” kjo pjesë do të shtohet.

“Energjia bërthamore ka vend si në të ardhmen e sektorit energjetik në Bullgari, ashtu dhe në sektorin energjetik në botë, siç bëhet gjithnjë e më qartë gjatë muajve të fundit - tha gjatë kohës së forumit ministri Trajkov. Të gjitha zhvillimet të cilat janë të lidhura si me ndryshimet klimatike, ashtu dhe me konsumin e resurseve, në një ose tjetër mënyrë drejtohen drejt energjetikës bërthamore. Kurse ajo merr stimuj dhe mundësi për shkak të zhvillimit të teknologjive të larta. Presim që aty gjatë vitit 2030 të paraqiten në treg reaktorë nga brezi i katërt, të cilët do të ndryshojnë kuptimet tona si për efikasitetin e shfrytëzimit të lëndës bërthamore, ashtu dhe për manovrim dhe zhdërvjelltësi. Me fjalë të tjera disa nga mangësitë e energjetikës bërthamore sot nuk do ti ketë në të ardhmen e afërt.”

Bullgaria do të vazhdojë të zhvillojë energjetikën e vet bërthamore, aq më tepër se, vendi ynë ka një përvojë 35 vjeçare në eksploatimin e pajisjeve bërthamore dhe specialistë me një kualifikim të lartë. Nga ana tjetër, në një përpjesëtim botëror dhe evropian vihet re një rilindje të teknologjive bërthamore. Gjatë kohës së forumit Xhorxh Borovac nga Pillsbery Wolf Theiss Nuclear Group i bëri analizë kapaciteteve bërthamore në botë.

“Tani 31 shtete kanë programe ekzistuese bërthamore - vuri në dukje ai. Ata kanë përgjithësisht 436 reaktorë bërthamor punues aktualisht. Produkti i energjisë elektrike prej tyre barazohet me 372 gigavatë. Kjo përbën 15% nga prodhimi botëror i energjisë elektrike. Ja përse pjesa e energjetikës bërthamore është shumë e rëndësishme për miksin energjetik si në përpjesëtim botëror, ashtu dhe në vendet e veçanta. Aktualisht po ndërtohen 48 reaktorë në 15 shtete të ndryshme, ku pritet që ato të prodhojnë 42 gigavatë energji elektrike. Përveç kësaj, zhvillim të kapaciteteve të reja bërthamore planifikojnë mbi 30vende nëpër botë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale me 15.7%

Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..

botuar më 24-05-22 12.20.MD
Banka Kombëtare Bullgare

BNB forcon kontrollin mbi dhënien e kredive hipotekare

Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...

botuar më 24-05-21 9.43.PD
Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD