Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aftësia ndërkombëtare për konkurrencë e Bullgarisë 2010

“Në klasifikimin e përgjithshëm Bullgaria gjatë vitit 2010 është vendi i 53-të prej 58 ekonomish – citoi të dhënat e studimit të institutit zviceran Rusllan Stefanov – drejtor për programet ekonomike në Qendrën për studim të demokracive.
Foto: Tanja Harizanova
Qendra për studim të demokracisë paraqiti rezultatet për Bullgarinë të vjetarit të aftësisë botërore për konkurrencë 2010 të Institutit zviceran për zhvillimin e menaxhimit IMD (IMD World Competitiveness Yearbook 2010). Në klasifikim marrin pjesë 58 prej ekonomive më të rëndësishme në botë nga pikëpamja e investitorëve, të vlerësuara sipas katër treguesve – rezultate ekonomike, politika qeveritare, biznes mjedis, infrastrukturë. Sivjet ai do të ndiqet në një mënyrë shumë të vëmendshme, sepse investimet, sidomos në Evropën Lindore, në të ashtuquajturat tregje të porsaformuara, janë faktori kyç, i cili vendos nëse një ekonomi po zhvillohet apo jo. Të dhënat e studimit tregojnë se gjatë vitit 2010 kriza ekonomike ka ndikuar mbi të gjithë sektorët e ekonomisë, kurse Bullgaria ka humbur 15 pozita në krahasim me vendin e 38-të në vitin 2009. Pas nesh janë Rumania, Argjentina, Kroacia, Ukraina dhe Venezuela.

“Në klasifikimin e përgjithshëm Bullgaria gjatë vitit 2010 është vendi i 53-të prej 58 ekonomish – citoi të dhënat e studimit të institutit zviceran Rusllan Stefanov – drejtor për programet ekonomike në Qendrën për studim të demokracive. – Kjo pozitë nuk duhet të absolutizohet, nuk duhet të pranohet si një keqësim dramatik. Ajo mund të jetë rezultat i një dukurie të përkohshme. Për shembull biznesi gjatë studimit gjatë muajve mars dhe prill ishte jashtëzakonisht i pakënaqur nga gjendja e ekonomisë. Treguesit makroekonomikë të vendit u keqësuan në një mënyrë të konsiderueshme, kurse Bullgaria e uli pozitën e saj ndaj të gjitha vendeve. Ajo gjendet në një grup me Kroacinë dhe Rumaninë. Në fakt mund të thuhet se kjo pozitë i përgjigjet më shumë nivelit ekonomik të Bullgarisë, domethënë rreth Rumanisë.”

Shkaku fshihet në stabilitetin e bordit valutor dhe përkatësisht në disiplinën fiskale në Bullgari, të cilat në sipërfaqe tregojnë rezultate të mira, por nën këtë pamje të bukur të jashtme të makroekonomisë ekonomia reale keqësohet gjithnjë e më shumë, mendoj eksperti nga Qendra për studim të demokracisë.

“Pikërisht kriza zbuloi fushat problematike, të cilat ekzistonin edhe më parë – komentoi Rusllan Stefanov. – Fakti se ne kemi pasur deficit buxhetor zero ose se kemi pasur tepricë, se papunësia ka qenë e ulët, praktikisht i fshihte të gjitha këto probleme, por tani ato u nxorën në pah.”

Një prej fushave që e tërhoqi Bullgarinë përpara në klasifikim janë teknologjitë informative dhe të komunikacioneve dhe inovacionet. Në vjetarin për aftësi ndërkombëtare për konkurrencë Bullgaria radhitet në vendin e tretë nga gjithsej 58 ekonomi për nga investimet në telekomunikacione si përqindje prej prodhimit të brendshëm bruto, në vendin e gjashtë sipas shpejtësisë së internetit të shumëfishtë, në vendin e tetë për nga numri i pajtimtarëve të operatorëve mobilë.

Teknologjitë informative dhe të komunikacioneve luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për rritjen e aftësisë për konkurrencë të ekonomisë bullgare. Kjo qe teza kryesore e pjesëmarrësve në debatin publik “Aftësia ndërkombëtare për konkurrencë e Bullgarisë 2010” pas paraqitjes së të dhënave të studimit. “Teknologjitë informative dhe të komunikacioneve kanë një efekt horizontal dhe ndikojnë mbi të gjitha sferat e ekonomisë. Në qoftë se rritet aksesi i shumëfishtë në internet vetëm me 10 për qind, prodhimi i brendshëm bruto i vendeve do të rritet me 1-2 për qind” – tha gjatë debatit Përvan Rusinov, zëvendës ministër i transportit, teknologjive informative dhe komunikacioneve. Homologu i tij nga dikasteri ekonomik Evgeni Angellov komentoi se megjithë rritjen e prodhimit të brendshëm bruto, struktura e ekonomisë bullgare nuk ka ndryshuar gjatë disa viteve të fundit, kurse “prodhimi industrial dhe shërbimet IT përfshijnë mbi 90 për qind prej eksportit të Bullgarisë.”

Vetë përfshirja e ekonomisë bullgare në klasifikim tashmë është njohje për vendin, të cilin ajo zë në ekonominë botërore.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

TASS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e tranzitit të gazit rus përmes Bullgarisë

Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..

botuar më 24-12-11 10.35.PD

Ministria e Financave publikon projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025

Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...

botuar më 24-12-10 10.19.PD

PBB-ja u rrit me 2.4% në tremujorin e tretë

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..

botuar më 24-12-08 11.35.PD