Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe mbrojtja kundër raketave

Ambasadorja bullgare në Uashington Elena Poptodorova
Foto: BGNES
“Bullgaria është një anëtar i ri, por tashmë i afirmuar i NATO-së. Ne bisedojmë si pjesë e familjes atlantike dhe bashkë mendojmë mbi problemet para të cilave ndodhemi.” Këtë e deklaroi pas vizitës së parë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së Anders Fog Rasmusen, ambasadorja Elena Poptodorova – drejtore e drejtorisë “Politika e sigurimit” pranë Ministrisë së punëve të jashtme.

Zonja Poptodorova që anëtare e delegacionit bullgar dhe merrte pjesë në bisedimet e Sekretarit të Përgjithshëm me presidentin Georgi Përvanov, me kryeministrin Bojko Borisov, me ministrin e punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov. Në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë Elena Poptodorova nënvizoi, se vizita e Rasmusenit ishte vetëm një ditë pas prezantimit zyrtar të rekomandimeve të Konceptit të ri strategjik të Aleancës të “grupit të të urtëve” – 12 diplomatë të lartë të NATO-së, në krye me ish sekretaren e shtetit të SHBA Madlin Olbrajt. Ajo me kënaqësi nënvizoi, se në këto rekomandime kanë gjetur vend dhe propozimet e Ministrisë sonë të jashtme në lidhje me konceptin e ri strategjik të NATO-së: ruajtja e rëndësisë vendimtare të nenit 5, përfshirja e mbrojtjes kundër raketave si shprehje e nenit 5 në drejtim të kërcënimeve të reja, përfshirja e sigurisë energjetike ndaj çështjeve kyçe të sigurisë. Ja për se Koncepti strategjik ishte një ndër temat kryesore të bisedimeve të zhvilluara. Pritet që liderët e NATO të miratojnë Konceptin strategjik në kohën e takimit të nivelit të lartë gjatë nëntorit në Lisbonë.

“Tema tjetër e rëndësishme që rrjedh nga puna mbi konceptin është mbrojtja kundër raketave e Aleancës - vazhdon ambasadorja Poptodorova. Rasumusen nënvizoi qartë praninë e kërcënimeve të reja dhe ripohoi, se ky është vlerësimi i përbashkët i shprehur nga vendet anëtare të NATO-së. Objektivi tjetër, siç u përvijua nga Sekretari i Përgjithshëm, është që në Lisbonë të miratohet deklarata për nevojën e ndërtimit të mbrojtjes kundër raketave. Flasim për përpjekje të përbashkëta me një rol prijës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë sheme. Gjëja tjetër e rëndësishme, të cilën e nënvizoi Rasmusen është se nuk ka argumente të menduara kundër krijimit të mbrojtjes kundër raketave. Sa i përket shpenzimeve do të jenë të domosdoshme rreth 200 milionë euro të shpërndara midis 28 vendeve anëtare për një periudhë prej 10 vjetëve.”

Bullgaria merr pjesë në misionin ndërkombëtar ISAF në Afganistan përgjithësisht me rreth 500 nëpunës ushtarak, të cilët janë dislokuar në Kabull dhe Kandahar dhe kryejnë detyra rreth mbrojtjes së aeroporteve në 2 qytetet. Një nga temat e diskutuara ka qenë propozimi i NATO-së për dërgimin e instruktorëve suplementarë nga Bullgaria për arsimimin e ushtrisë vendase dhe policisë.

“Afganistani është tema bazë, sepse kjo është dëshmia materiale për aftësinë e NATO-së të mund të ketë sukses në një mision kaq të rëndësishëm, deklaroi Poptodorova. Për mua është e gëzueshme të njoftojë se në çdo një takim Rasmusen vlerësonte lart kontributin bullgar. E them këtë në lidhje me Afganistanin, por ky qe një vlerësim mjaft më i gjerë për pjesëmarrjen bullgare dhe sjelljen si një vend-pjesëmarrës në Aleancë. Sa i përket ISAF-it, vlerësimi me datë të sotme është se veprimet ushtarake duhet të shoqërohen prej programeve civile.”

Sipas fjalëve të ambasadorit Poptodorova, në Sofje Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së ka nënvizuar rolin kyç politik të Bullgarisë në integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor për shkak të marrëdhënieve të mira me vendet fqinje. Anders For Rasmusen ka deklaruar se, NATO-ja mbështetet për këtë tek Bullgaria.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Foto/ Shkolla bullgare e së dielës

Tërmete, thatësira, turbina ere... eko-sfidat bashkojnë nxënës nga Bullgaria, Italia dhe Danimarka

Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..

botuar më 25-02-07 7.30.PD
Foto: Qendra e Shpëtimit të Breshkave Tokësore

Dimri i breshkave - ekipi i Qendrës së Shpëtimit pranë fshatit Banja kujdeset për mbi 200 banorë të saj

Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..

botuar më 25-02-06 7.20.PD
Foto: “Shpirti Bullgar i Tokës së Shenjtë” (arkiv)

Vesella Rajçinova: Bullgarët gëzojnë një reputacion shumë të mirë në Izrael

Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..

botuar më 25-02-05 7.15.PD