Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria u përpoq t’i japë një drejtim më praktik Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi

Hapja e takimit të Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi
Foto: Ministria e punëve të jashtme
Bullgaria u përpoq t’i japë një drejtim më praktik Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi – kështu ministri i jashtëm bullgar Nikolaj Mladenov përgjithësoi rezultatet e kryesisë bullgare të rotacionit të organizatës gjatë takimit të 22 të Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, i cili u mbajt në Sofje në fund të javës së kaluar. Bullgaria është një nga vendet themeluese të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Përveç Bullgarisë, në organizatë anëtarësojnë 11 vende të tjera nga rajoni – Gjeorgjia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina, Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Greqia, Moldavia dhe Serbia. Në punën e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi marrin pjesë dhe shumë vende të tjera dhe organizata të rëndësishme si vëzhgues dhe partnerë. Sipas ministrit Mladenov gjatë kryesisë gjashtëmujore të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi Bullgaria ka aksentuar mbi përmirësimin e punës së organizatës, partneritetin në fushën e energjetikës, shkencës, teknologjive dhe transportit, dhe veçanërisht mbi bashkëpunimin midis BE-së dhe Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi nëpërmjet dy nismave evropiane të orientuara ndaj rajonit të Detit të Zi – Sinergjia e Detit të Zi dhe Partneriteti Lindor. “Si një vend anëtar i BE-së dhe një vend themelues i Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, Bullgaria ka përgjegjësinë të ndihmojë bashkëpunimin dhe procesin e afrimit midis dy organizatave” – theksoi ministri Mladenov. Sipas tij ka tri projekte shumë të suksesshme të realizuara nga kryesia bullgare:

“Lehtësimi i transportit të kamionëve në vendet e Detit të Zi nëpërmjet lehtësimit të burokracisë në marrjen e lejeve. Përveç kësaj projekti për Rrethin e magjistraleve të Detit të Zi, i cili është duke u ndërtuar. Për sa i përket bashkëpunimin energjetik, propozuam të krijohet një fond regjional për infrastrukturë energjetike. Po zhvillohet një studim, i cili do të konstatojë në se ky projekt është realist.”

“Për Greqinë është një nder të marrë kryesinë e rotacionit nga Bullgaria dhe të trashëgojë këtë traditë të suksesshme” – tha zëvendësministri i punëve të jashtme i Greqisë Spiros Kuvelis. “Besoj se zhvillimi ekonomik i rajonit tonë ka një rëndësi kyçe për kapërcimin e krizës ekonomike – shtoi ai. – Regjioni ka një potencial të madh – natyrë, energji, resurse njerëzore. Kjo do të na mobilizojë të punojmë për një të ardhme më të mirë për njerëzit në regjion” – tha Kuvelis dhe shtoi se ndër projektet e rëndësishme të kryesisë greke do të jetë kthimi i Detit të Zi në një det ekologjik në shpirtin e prioritetit evropian për luftim të ndryshimeve klimatike.

Ministri i industrisë dhe tregtisë i Turqisë, Nihat Ergun, theksoi rëndësinë e forumit në Sofje dhe prioritetet e Turqisë:

“Turqia është ndër vendet themeluese të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi – tha Nihat Ergun. – Në fillim qëllimi ishte të vlerësojmë potencialin ekonomik të rajonit të Detit të Zi dhe të forcojmë bashkëpunimin midis shteteve dhe ne e arritëm. Sot SHBA, BE, Japonia e konsiderojnë shumë të rëndësishme këtë nismë. Kjo tregon se Bashkëpunimi i Detit të Zi është bërë një organizatë e rëndësishme me institucione të ndërtuara dhe ndikim në rajon. Sot organizata zbaton projekte të rëndësishme që do të forcojnë mirëqenien, stabilitetin dhe paqen në rajon. Një shembull i mirë është projekti për Rrethin e magjistraleve. Në territorin e vet Turqia tashmë përfundoi një pjesë të madhe prej tij. Projekti do të gjallërojë tregtinë në rajon dhe do të rritë qarkullimin e mallrave. Dëshirojmë që ai të koordinohet nga Stambolli. Qëllimi është që të gjitha rrugët tokësore dhe hekurudhore të integrohen me transportin detar që të arrihet një rritje e transportimit të mallrave dhe shërbimeve.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD