Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët e Bullgarisë

Një nga prioritetet e Agjencisë për mbrojtjen e fëmijës është puna mbi ligjin e ri për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.
Foto: Diana Hristakieva
Thonë se është e lumtur ajo shtëpi në të cilën tingëllon gëzimi i fëmijës. Vështirë ndonjë mund të kundërshtojë këto fjalë, sepse buzëqeshja e fëmijës është në gjendje të ngrohë dhe zemrën më të ftohtë, të gëzojë më të moshuarit, të zënë me kujdeset e tyre. Për gëzim në Bullgari gjatë 10 vjetëve të fundit lindjet pak nga pak u ritën, pasi kishte një periudhë rreth vitit 1997, kur për shkak të krizës në vendin tonë, të shikosh një grua me barrë qe gjë fare e rrallë. Por tani vëzhguesit e proceseve demografike në vend përsëri frikësohen për pasqyrimin negativ, kësaj radhe të krizës botërore ekonomike mbi lindjet. Nga Instituti Kombëtar i Statistikave llogarisin tendencën që familjet e reja gjithnjë e më shumë të shtyjnë shfaqjen e trashëgimtarit të planifikuar, kurse disa-të presin paraqitjen e fëmijës së dytë dhe të fëmijëve të tjerë. Shumë shqetësuese është situata në qytetet e vogla dhe nëpër fshatra, të cilët prej viteve nuk kanë shumë njerëz. A do të tingëllojë më shumë hare dhe qeshje nëpër shtëpitë bullgare? Këtë pyetje e drejtojmë më 1 qershor - në Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve. Dhe a do të tingëllojë ajo vetëm për shkak të kësaj, se në këto shtëpi rriten fëmijë, por dhe sepse ata janë të lumtur, gëzojnë vëmendjen dhe kujdesin, kurse të moshuarit i respektojnë si personalitete...
Rreth 250 000 janë familjet e reja pa fëmijë në Bullgari. Shërimi i sterilitetit merret përsipër nga familjet e reja në Bullgari. Shërimi i sterilitetit merret përsipër nga Arka shëndetësore vetëm për një pjesë të vogël prej tyre. Dhe derisa sahati biologjik i familjeve, të cilët jetojnë pa një gëzim fëmijësh ecën përpara, mbi 7000 fëmijë rriten në shtëpi sociale për fëmijë pa prindër. Inkurajues për ta është plani qeveritar për mbylljen në etapa të shtëpive sociale të tipit të vjetër dhe ristrukturimi i tyre në shtëpi familjare, ku fëmijët të marrin më shumë vëmendje dhe kujdese. Shpresa për fëmijët pa prindër është mundësia të mund të adaptohen ose të jetojnë në familje pranimi. Kohët e fundit një sërë organizata joqeveritare tek ne punojnë dhe bashkërisht me institucionet shtetërore për popullarizimin dhe zhvillimin e kujdesit të pranimit, si një alternativë të rritjes në shtëpitë për fëmijë të braktisur. Ka dhe akoma probleme të tjera jo të vogla të cilat na shqetësojnë ne, të moshuarit. Del se, në botën moderne mbrojtja e fëmijës është një sfidë e madhe për prindërit. Bullgaria është mes shteteve në Bashkimin Evropian me më shumë fëmijë të vdekur gjatë katastrofave. Afro 77% nga fëmijët në Bullgari janë pirës pasiv të duhanit nëpër shtëpitë e tyre, kurse Bullgaria renditet afër vendeve si Kili dhe Zelanda e Re, ku vajzat pinë më shumë duhan sesa djemtë. Është problem dhe agresioni i cili zhvillohet mes fëmijëve - në shkollë dhe në rrugë. Jo rastësisht një nga prioritetet e Agjencisë për mbrojtjen e fëmijës është puna mbi ligjin e ri për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës dhe krijimin eventual të institucionit avokat popullor i fëmijëve, i cili të grumbullojë sinjalet dhe ankesat për shkeljen e të drejtave të fëmijëve. “Në vend të parë agjencia duhet të luftoi me dhunën mes fëmijëve në shkollë dhe fëmijët të cilët lypin në rrugë”, sqaroi Nadja Shabani, kryetare e Agjencisë shtetërore për mbrojtjen e fëmijës. Dhe akoma:

“Duhet të ketë masa, të cilat të prekin vetë familjen. Natyrisht që nuk është përgjegjësi vetëm të familjes problemi me dhunën, por duhet të punohet kundra dhunës shtëpiake dhe përkatësisht për marrëdhëniet midis fëmijëve dhe prindërve, kështu që agresioni i grumbulluar të mos të dalë nga fëmijët, kur ata janë në mjedisin e vet të natyrshëm me bashkënxënësit.”

Gjatë janarit të këtij viti Bullgaria u përfshi në projektin ndërkombëtar “Evropa për fëmijët, Evropa me fëmijët”, për popullarizimin e të drejtave të fëmijëve. Veprimtaritë mbi të do të vazhdojnë deri në qershor të vitit 2011 dhe janë të drejtuara si drejt vetë fëmijëve - për njohjen e tyre me të drejtat që kanë, ashtu dhe drejt prindërve të tyre, pedagogë dhe ndaj organizatave shtetërore dhe joqeveritare, të angazhuara me problemin. Në kuadrin e projektit Bullgaria do të jetë mikpritëse e Forumit evropian të fëmijëve, i cili pritet të realizohet gjatë muajit prill të vitit 2011 dhe në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të 12 vendeve evropiane. Paketa e materialeve metodike, të përgatitur më pas do të shfrytëzohet dhe gjatë përgatitjes së strategjisë së re Evropiane për mbrojtjen e fëmijës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD