Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Regjistrimi i popullsisë në Bullgari

Gjatë vitit 2011 në Bullgari do të bëhet një regjistrim i popullsisë dhe i fondit të godinave dhe banesave. Regjistrimi i fundit u realizua para 10 vjetëve në vitin 2001. Përgjithësimi i rezultateve do të jetë një vit pas kësaj. Të gjitha të dhënat do të dërgohen edhe në Evrostatin. Pyetjet, të cilave qytetarët duhet t’u përgjigjen, nuk dallohen shumë nga pyetjet e regjistrimit të mëparshëm. Për herë të parë do të sigurohen mundësi për regjistrimin e popullsisë nëpërmjet internetit. Stefka Bllaxheva, shefe në Institutit Kombëtar Statistikor shpjegon:

“Regjistrimi gjatë vitit 2011 do të japë një tablo të përgjithshme të mbarë popullsisë në Bullgari. Ai do të zhvillohet nga 10 deri më 24 mars të vitit 2011, në përputhje me rregullin 763 të Komisionit Evropian. Sipas këtij rregulli regjistrime të tilla organizohen në të gjitha vendet anëtare të BE-së. Regjistrimi përfshin godinat, banesat dhe popullsinë. Ai ka të bëjë me personat, që banojnë ose banuan në vend më se një viti. Domethënë ato persona më 10 mars të vitit 2010 tashmë duhet të ishin në Bullgari. Përveç kësaj me një pyetësor të veçantë do të regjistrohen edhe njerëzit me prani të përkohshme në vend. E reja në këtë regjistrim do të jenë pyetjet për zotërimin e gjuhës bullgare dhe të gjuhëve të huaja. Kjo do të jetë në fuqi si për qytetarët bullgarë, ashtu edhe për ata të huaj. Ky është një nga kriteret për integrimin e të huajve në Bullgari, sepse kohët e fundit ka shumë projekte për integrimin e imigrantëve në Bullgari. Ky proces mezi tani do të zhvillohet dhe do të forcohet. Tani për tani, Bullgaria akoma është një vend i emigrimit, domethënë më shumë bullgarë ka jashtë shtetit, se sa të huaj, që mbërrijnë në Bullgari. Për fat të keq tepër vështirë është të përgjithësohet numri i emigrantëve, sepse nuk ka burime të dhënash për ta.”

Nga data 1 deri më 14 shtator të vitit 2010 do të zhvillohet një regjistrim kontrollues të popullsisë në tri krahina – Pleven, Veliko Tërnovo dhe Stara Zagora. Në vet qytetet onlajn do të regjistrohen godinat, banesat dhe popullsia vetëm në një lagje. Në disa fshatra afër qyteteve krahinore popullsia dhe godinat do të regjistrohen edhe në mënyrën klasike – nëpërmjet plotësimit të të dhënave në pyetësorin e regjistrimit. Aktualisht hartohet produkti softuer për regjistrimin onlajn, i cili duhet të jetë shumë mirë i mbrojtur. Si rezultat i këtij regjistrimi kontrollues do të sqarohet domosdoshmëria e pyetjeve suplementare. Regjistrimi i popullsisë udhëhiqet nga një komisioni kombëtar. Në të ka përfaqësues të Institutit Kombëtar Statistikor, të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve dhe Institutit Kombëtar të Sigurimit.

Në listën e regjistrimit ka një pyetje speciale, e cila do t’u drejtohet prindërve, për fëmijë jashtë shtetit. Kështu si rezultat i regjistrimit pritet të sqarohet shifra e qytetarëve bullgarë, që zgjodhën emigrimin dhe gjetën punë në ndonjë shtet tjetër. Për ata, që me gjithë familjen gjetën punë jashtë shtetit do të mblidhet informacion të tërthortë mbi bazën e krahasimeve statistikore. Për sa i përket sqarimit të pyetjes sa janë imigrantët e huaj në Bullgari, pikëpyetjet janë më shumë. Për plotësimin e të dhënave do t’u shpresohet vet imigrantëve. Për këtë një rëndësi ka bashkëpunimi me bashkitë e ndryshme të imigrantëve dhe të organizatave të bashkatdhetarëve. Një nga pengesat për vendosjen e lidhjeve me imigrantët është gjuha. Shumë prej këtyre njerëzve nuk zotërojnë bullgarishten dhe kështu kontakti me ta vështirësohet.

Pyetjet për regjistrimin e fondit të banesave nuk dallohen nga pyetjet e regjistrimit të vitit 2001. Ato mund të lexohen në sajtin e institutit statistikor. Krahas kësaj ka pyetje për pronësinë e familjeve, për shembull për pronësinë e televizorëve, antenave sateliti, kompjuterëve, frigoriferëve, sobave, makinave larëse e kështu me radhë. Krahas kësaj ka pyetje për ngrohjen e banesës. Ka pyetje për pronësinë e veturave, jahteve, vilave. Për sa iu përket godinave, për to do të mblidhet informacion për materialin prej të cilit janë të ndërtuara, për llojin e ngrohjes, për ashensor, për numrin e kateve dhe banesave në godinë e kështu me radhë.

Në pyetësorin e regjistrimit një pjesë të madhe prej pyetjeve kanë të bëjnë me punësimin dhe punën e personit pas regjistrimit të fundit. Ndër pyetjet ka edhe një e tillë që ka të bëjë me transportin me të cilin shkon në punë njeriu.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD