Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushata “Me veshje zyrtare dhe me biçikletë”

Qëllimi i fushatës është t’i motivojë njerëzit, të cilët shkojnë në punë me automobil ta zëvendësojnë me biçikletë.
Foto: Darina Grigorova
“Me veshje zyrtare dhe me biçikletë” është motoja e një fushate që u organizua gjatë kësaj fundjave nga shoqata “Veloevolution” me mbështetjen e Bashkisë së Sofjes. Ajo zhvillohet për herë të 13 të radhës në Sofje dhe në të u përfshinë mbi 200 veta. Që të ecësh me biçikletë, nuk është e nevojshme të vësh veshje sportive, mendojnë organizatorët. Prandaj ata u bënë thirrje pjesëmarrësve të vënë veshjet e tyre zyrtare. Nga shoqata shpresojnë të tërheqin bashkëmendimtarë, të cilët të organizojnë fushata të ngjashme në tërë vendin.

“Qëllimi është i qartë. Ky është një mesazh ndaj të gjithë njerëzve që shkojnë në punë me automobil ta zëvendësojnë me biçikletë dhe të binden sa e lehtë dhe e shpejtë është kjo – tha Ivo Delin nga shoqata “Veloevolution”. – Kështu kryeqyteti do të lirohet nga trafiku i madh. Nga pikëpamja ekologjike kështu Sofja mund të bëhet një qytet më i pastër. Fushata jonë ndihmon që biçikletistët të shtohen shumë nëpër rrugët e Sofjes.”

Nga “Veloevolution” e dinë se tani për tani kushtet të Sofje nuk janë shumë të përshtatshme për transportin me biçikletë. Në krahasim me shumë kryeqytete evropiane ajo mbetet prapa. Por sa më shumë bëhen biçikletistët, aq më shumë bashkia do të mendojë për masa adekuate për sa i përket infrastrukturës rrugore.

“Sipas planit të urbanizimit të Sofjes, planifikohen 300 km korsi për biçikleta – tha Ivo Delin. – Aktualisht përfaqësues të shoqatës sonë marrin pjesë në një këshill të posaçëm në bashki për zhvillimin e infrastrukturës së biçikletave. Duhet të krijohet një strategji për përdorimin e biçikletave në Sofje, kështu që qeveritë e ardhshme të marrin parasysh këtë që është bërë dhe të vazhdojnë ta zhvillojnë. Një nga detyrat kryesore është të vlerësohen vendet më të rrezikshme dhe më parë në to të ndërtohen korsitë për biçikleta.”

Tani në Sofje ka disa korsi të tilla. Ato janë larg lëvizjes së automobilave dhe afër zonave këmbësore. Janë markuar me një sinjalizim të posaçëm kështu që të evitohen incidentet me këmbësorët.

“Planifikojmë të bëjmë një hartë interaktive të Sofjes, në të cilën të shënohen të gjitha itineraret e përshtatshme për biçikletistët – shpjegoi Ivo Delin. – Do t’i klasifikojmë sipas veçorive të tyre – më të parrezikshme, më të shpejta, më të pastra etj. Ky projekt do të jetë gati deri në një-dy vjet. Jemi duke kërkuar financim.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD

Sa kushtojnë zgjedhjet në Bullgari?

Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë , këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare. Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend Që nga fillimi..

botuar më 24-08-29 12.12.MD

Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje në një konkurs të astrofizikës në Brazil

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Brazil, nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi Shoqata e ekipeve olimpike në shkencat natyrore. Ky është konkursi më prestigjioz në astrofizikë, ku këtë vit morën pjesë mbi 260..

botuar më 24-08-27 11.39.PD