Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjurma bullgare në tragjedinë “Titanik” tërheq turistë në malin Stara Planina

Shtëpia e bullgarit Kaljo Nenov, i cili u shpëtua nga anija “Titanik”, tani u kthye në hotel.
Foto: Veneta Nikollova
Fshati Beli Osëm që ndodhet afër qytetit Trojan tërheq turistë me natyrën e bukur, zanatet e ruajtura dhe gjellët e shijshme. Por pak njerëz e dinë se fshati i fshehur në gjirin e malit Stara Planina ka një lidhje të veçantë me një tragjedi që e tronditi botën në fillim të shekullit XX. Bëhet fjalë për anijembytjen më të madhe në histori – mbytjen e “Titanikut”. Në bordin e anijes kishte dhe pasagjerë bullgarë nga krahina e Trojanit. Një prej tyre u shpëtua mrekullisht dhe pas disa vitesh u kthye në fshatin e tij për të ndërtuar një shtëpi madhështore. Sot shtëpia e tij është një kompleks etnografik dhe secili që dëshiron mund të marrë një dhomë me qira dhe të mbetet atje disa ditë.

“Zbuloni botën e re!”, “Nisuni për në Amerikë – djepi i mirëqenies” – këto afishe që u dukën nëpër vendbanimet në krahinën e Trojanit në vitin 1912 ndryshuan fatin e
Kaljo Nenov

dhjetëra bashkatdhetarëve tanë. Në radhën e gjatë para zyrës së agjencisë turistike ishte dhe Kaljo Nenov, 16 vjeçar. Në duart e tij ai mbante një qese të vogël me 30 verdhushka – kaq kushtonte bileta për udhëtimin e ëndërruar për në Amerikë. Bashkë me 50 bashkatdhetarë Kaljo u nis për në portin anglez Southampton, ku duhej hipur në bordin e anijes “Titanik”. “Njerëzit nga krahina e Trojanit kishin një shpirt aventurier. Prandaj shumë u nisën në këtë udhëtim përtej oqeanit për të kërkuar lumturi ose për të fituar para” – tregon Cvetan Dimitrov, pronar i kompleksit etnografik “Brokat” në fshatin Beli Osëm. Por jo të gjithë bullgarët që blenë bileta hipën në bordin e anijes fatale. Mbrëmjen para nisjes, të pushtuar nga euforia, disa prej tyre u dehën shumë dhe kështu u shpëtuan nga vdekja në ujërat e ftohta të oqeanit. Të tjerë, siç heroi ynë, vendosën ta shitnin biletën për një shumë të madhe dhe të udhëtojnë me anijen tjetër drejt Botës së re. Supozohet se të gjithë 40 bullgarët që udhëtonin në klasën e tretë, gjetën vdekjen e tyre në bordin e anijes.

“Ndër ta 7 veta ishin nga fshati fqinj Gumoshtnik – tregon Cvetan Dimitrov. – Tani atje ka një monument në nder të tyre dhe ne shpesh i çojmë turistët atje. Vdiqën dhe dy veta nga fshati i afërt Sennik, kurse një mbijetoi. Por më shumë viktima – 11, dha fshati Sadovec që ndodhet afër qytetit Pleven. Kur “Titaniku” u fundos, shumë nga bashkatdhetarët tanë që i kishin shitur biletat e tyre, nuk u nisën për në Amerikë. Por jo dhe Kaljo! Ai u nis dhe mbeti atje 9 vjet.”

Në Botën e re heroi ynë punonte si zdrukthëtar dhe murator, fitoi dhe shumë para në kumar dhe gjatë vitit 1921 u kthye në fshatin Beli Osëm, ku ndërtoi një shtëpi të madhe afër shtëpisë së prindërve të tij. Njerëzit nga fshati e kujtojnë deri më sot jo vetëm për pasurin e tij të madhe, por dhe për zemrën e tij bujare. “Kur i blemë dy shtëpitë për të bërë një hotel familjar, nuk e dinim këtë histori emocionuese, derisa nuk zbatuam një valixhe të vjetër me mbishkrimin “Varna – Nju Jork”. Në të gjetëm fotografi unike, dokumente dhe letra” – rrëfen Cvetan Dimitrov. Pronarët e rinj vendosën të ruajnë stilin e vjetër të shtëpive, kurse në njërën prej tyre vendosën një koleksion që ndjek jetën e Kaljos.

Shumë turistë janë të mahnitur nga hoteli dhe vijnë çdo verë. “Interesohen shumë për gjurmën bullgare në tragjedinë “Titanik”, pyesin për hollësira, shikojnë fotografitë e Kaljos, lexojnë letrat e tij. Pra, kjo histori interesante u bë një atraksion i madh turistik” – thotë Cvetan Dimitrov. Sipas tij shpirti i Kaljos ende ndodhet në këtë shtëpi, duke rikujtuar për një bullgar që guxoi të realizonte ëndrrat e tij.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i qershisë fillon në Kjustendill

Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..

botuar më 24-06-28 6.06.MD

Për tre ditë Sofja do të jetë kryeqyteti i verërave në Ballkan

Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..

botuar më 24-06-26 4.54.MD

Mbi gryka, fusha dhe lumenj - ku janë platformat më të bukura panoramike në Bullgari?

A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..

botuar më 24-06-23 8.15.PD