Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pollomieto – një mal nën rrafshinë

Pollomieto – një skaj përrallor nga Bullgaria
Foto: Veneta Nikollova
Rrafshina e Danubit nuk është me një relief të bezdisshëm, siç mendojnë shumica e njerëzve. Dhe secili mund të bindet në këtë, në se do të ndjekë rrjedhjen e lumit Rusenski Lom, i cili gjarpëron në territorin e bashkisë Ivanovo. Mes shkretëtirës së rrafshët papritmas hasen ultësira dhe kodra, disa të pyllëzuara, të tjerë me të mbjella bujqësore. Aty këtu shihen edhe kullota me barë të freskët. Kjo pamje shkelet me lugina të thella me ane të pjerrëta plotë vrima dhe shpella. Mes këtyre luginave gjarpërojnë lumenjtë Rusenski Lom, Beli, Çerni dhe Mali Lom. Të gjithë ata formojnë lugina piktoreske plotë bukuri dhe fenomene natyrore. Kjo tablo jo e zakonshme për gjerësinë gjeografike të Bullgarisë mban emrin Pollomieto, ose – mali nën rrafshinë.

Në luginat e thella ruhet një larmi të papërsëritshme biologjike. Me iniciativë të mbrojtësve vendor të natyrës territori Pollomieto u shpall park natyror që në vitin 1970. Sot 40 vjet më vonë, ky këndë piktoresk të natyrës bullgare akoma është e egër dhe e paprekur nga turizmi. Parku “Rusenski Lom” është një nga 5 vendet në Bullgari me më shumë zogj shkëmbor, që bëjnë këtu foletë e tyre. Mbi shkëmbinjtë e tatëpjeta të rajonit mund të shihen si fluturojnë lejlekë të zinj, shkaba egjiptiane, shqiponja të vogël britëse... Ka lloje të ndryshme bufesh. Në shpellat dhe në vrimat e thella shkëmbore gjejnë strehë popullata të shumta të lakuriqeve të natës – përafërsisht 25 lloje hasen këtu. Në rajon ka pyje të dendura ahu dhe dushku në mes të të cilëve hasen lëndina plotë lule lara-lara. Mes tyre dallohen ngjyrat e hapura të 16 llojeve orkidesh. Mbarë atë pasuri natyrore përbën një atraksion të vërtetë turistik. Pollomieto është një mbretëri të vërtetë të ornitologëve, biologëve dhe admiruesve më të etshëm të natyrës. Kohët e fundit shumë turistë shfaqin interes ndaj këtij këndi të mrekullueshëm në territorin e Bullgarisë. Më shumë hollësi sjell drejtori i parkut natyror “Rusenski Lom” Millko Berberov:
“Ornitologët e njohin këtë rajon si një vend me rëndësi të madhe evropiane. këtu vijnë shumë turistë admirues të shpendëve. Përpiqemi të rregullojmë rrymën e turistëve në territorin e parkut. Një nga atraksionet, që ofrojmë është itinerari me kanu në rrjedhjen e lumit Çerni Lom. Interesi është shumë i madh. Pikënisja është në rrezet e kështjellës mesjetare Çerven. Pas një sërë peripecish dhe pamjesh të bukura arrihet deri te rajoni i manastireve shkëmbore me emrin Ivanovski. Aktualisht po krijohet një shteg ekstrem ekologjik afër fshatit Nisovo. Ai çon deri te manastiri i madh shkëmbor Nisovski. Aty krijohen shkalla prej druri dhe litari. Nëpërmjet tyre turistët do të ngjiten nja 40-50 metra dhe nga lartësia e shkëmbinjve të pjerrëta do të shikojnë pamjen e mrekullueshme të rajonit.”

Vrimat shkëmbore në rajonin Pollomieto, në të kaluarën shfrytëzoheshin si vende të shenjta nga murgjit që populluan këtë krahinë. Në shekullin XIII në shkrepat gëlqerore murgjit filluan të formojnë dhjetëra paraklise, manastire dhe qeli. Në vazhdim të disa shekujve rajoni ishte një nga qendrat më të mëdha shpirtërore dhe kulturore në trojet bullgare. Më vonë shpellat ishin të braktisura nga murgjit. Kështu stuhitë natyrore ushtruan ndikimin e vet mbi të gjitha formimet. Edhe më sot në disa prej tyre ruhen afreske të mrekullueshme dhe mbishkrime. Kjo trashëgimi e paçmueshme historike sot është në egjidën e UENSKO-së dhe është ndër fenomenet më të njohura turistike në vend. Mirëpo, për shkak të infrastrukturës së keqe, shumica e manastireve nuk mund të frekuentohen. Kjo nuk është pengesë vetëm për admiruesit e aventurave ekstreme. Ekspedita deri te disa prej tyre shndërrohet në një përjetim në të vërtetë interesant dhe të paharrueshëm, plotësuar me përshtypje të pafundme nga natyra e egër. Një nga këndet më të bukura në rajonin Pllomieto është fshati Nisovo. Ai shtrihet gjatë rrjedhjes së lumit Beli Lom. Pllamen Petkovi është pronar i një hoteli familjar në këtë fshat piktoresk. Ai sjell më shumë hollësi:

“Të huajit interesohen pikërisht për natyrën e ruajtur të egër. Ata gërshetojnë itineraret ekologjike me të arkeologjike. Gjatë qëndrimit të tyre ata njihen me florën dhe faunën e krahinës. Në shkrepat e thepisura afër fshatit Nisovo bëjnë foletë e tyre lejlekët e zinj, shqiponjat shkëmbore dhe shpendë të tjerë të rrallë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD