Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizita e një grupi aktivistësh nga Kosova në Bullgari

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): Melita Cacaj, Ajlin Mehmedi, Blerim Ibrahimi, Artan Mahmuti, Ilir Shaqiri, Blerina Paloji dhe Valentina Mexhuani para Radios Kombëtare Bullgare
Foto: Anna Kapitanova

Gjatë javës së kaluar në Sofje erdhi një grup aktivistësh nga Kosova, të cilët morën pjesë në një trajnim me temën “Menaxhimi i projekteve nga liderë të rinisë”. Vizita kishte për qëllim që aktivistët të njihen me eksperiencat e organizatave rinore në Bullgari. Gjatë trajnimit të rinjtë përgatitën disa projekte paraprake për dukuritë negative të pirjes së duhanit dhe të alkoolit. Projektet kanë për qëllim që të pakësohen këto dukuri ndër rininë në Kosovë. Udhëheqësja e grupit ishte Melita Cacaj nga Prishtina. Ajo punon si koordinatore e projektit në World Learning Kosovo nën kontratën FORECAT me USAID/Kosovë. Webfaqja e organizatës është http://worldlearning.org/.

Po të doni të dëgjoni intervistat me disa prej aktivistëve - Blerim Ibrahimi nga Vushtrria, Blerina Paloji nga Obiliqi dhe Ilir Shaqiri nga Gjilani, klikoni AUDIO.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Blerim Ibrahimi duke prezantuar një pjesë prej projekteve paraprake
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është një vizë e tipit C?

Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..

botuar më 24-08-01 7.20.PD

Sinodi i Shenjtë doli me pozitë për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike

Evropa e krishterë është e gjallë dhe përpjekjet për ta dekristianizuar dhe dehumanizuar nuk do të kenë sukses, thuhet në qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare në lidhje me hapjen e Olimpiadës në Paris. “E gjithë bota..

botuar më 24-07-30 4.22.MD

Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë

Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë në Arabinë Saudite, të mbajtur nga 21 deri më 30 korrik. Ata fituan një medalje ari, një bronzi dhe dy argjendi. Ari u fitua nga nxënësi i klasës së dymbëdhjetë, Viktor..

botuar më 24-07-30 9.23.PD