Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti bullgar miratoi cakun e aktualizuar të buxhetit 2010

“Aktualizimi i buxhetit është i domosdoshëm për shkak të faktit se priten 1 miliard euro moszbatim të të ardhurave nga ato të parashikuara në Ligjin për buxhetin shtetëror për vitin 2010” – shënoi zonja Menda Stojanova – kryetare e Komisionit të buxhetit dhe financave në Kuvendin Popullor.
Foto: BGNES
Parlamenti bullgar miratoi makrocakun e aktualizuar të buxhetit 2010. Në të janë parashikuar dy miliardë leva (1 miliard euro) të ardhura më pak në krahasim me buxhetin e miratuar 2010 vitin e kaluar, kurse shpenzimet janë rritur me 436 milionë leva (218 milionë euro). Parashikohet që deficiti buxhetor të jetë 3,9 për qind prej prodhimit të brendshëm bruto, i cili është një nga më të ulëtat në BE.

“Aktualizimi i buxhetit është i domosdoshëm për shkak të faktit se priten 1 miliard euro moszbatim të të ardhurave nga ato të parashikuara në Ligjin për buxhetin shtetëror për vitin 2010 – shënoi zonja Menda Stojanova – kryetare e Komisionit të buxhetit dhe financave në Kuvendin Popullor. – Analiza tregon se kjo është shkaktuar nga ekonomia e zezë dhe konsumimi i ulur i brendshëm në Bullgari. Shifrat ishin planifikuar mbi bazën e të ardhurave të shtetit gjatë viteve 2007 dhe 2008. Duhet të themi se tani deficiti është rritur - 3,9 për qind prej prodhimit të brendshëm bruto, me të cilin financohen shpenzime suplementare për ndihmë të njerëzve nga shtresat e dobëta sociale, të prodhuesve të duhanit, si dhe për pagimin e pagave të papaguara më se gjysmë vit të nëpunësve në Hekurudhat bullgare. Janë parashikuar mjete suplementare për projekte infrastrukturore, kryesisht për magjistrale, si dhe rreth 660 milionë leva (330 milionë euro) për pagimin e disa angazhimeve të ndërmarra ndaj biznesit nga qeveria e kaluar. Ndërkohë janë bërë disa shkurtime me rreth 900 milionë leva (450 milionë euro) të buxheteve të ministrive dhe dikastereve. Bashkitë gjithashtu janë prekur me rreth 100 milionë leva (50 milionë euro). Opozita paraqiti kërkesa për ruajtjen e buxhetit të bashkive. Por unë personalisht mendoj se kjo është e pamundur, duke pasur parasysh krizën e rëndë, në të cilën ndodhemi.”

Menda Stojanova shënoi gjithashtu se pas një analize të hollësishme të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë, kërkesa e parë për zvogëlim të mjeteve të tij me 160 milionë leva (80 milionë euro) është refuzuar dhe shëndetësia madje do të marrë rritje të të ardhurave me 26 milionë leva (13 milionë euro), të cilat nuk mjaftojnë për barna për të sëmurët nga kanceri, për vaksina etj. Sipas zonjës Stojanova nuk ka arsye për shqetësime sa i përket deficitit të rritur buxhetor.

“Mendoj se ky deficit nuk është i lartë në sfondin e shteteve të tjera nga BE-ja dhe krizës, në të cilën gjendemi. Me borxhin e saj të jashtëm prej 14,5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto – një prej më të ulëtave në BE, Bullgaria është në një situatë shumë të favorshme makroekonomike.”

Buxheti i aktualizuar për vitin 2010 nuk u miratua nga deputetët e Koalicionit të kaltër në opozitë të qendrës së djathtë, por votat e partisë në pushtet GERB, bashkë me ato të partisë Ataka ishin të mjaftueshme për miratimin e buxhetit. Oponenti më i madh në debat ishte Koalicioni i majtë për Bullgarinë, gjithashtu në opozitë. Për Radio Bullgarinë deputeti nga ky koalicion dhe anëtar i komisionit buxhetor në Kuvendin Popullor Dimitër Gorov shpjegoi votën negative të së majtës:

“Ky aktualizim nuk zgjidh asnjë prej problemeve të Bullgarisë. Në situatën e krizës dhe të ardhurave të ulëta ne i rritim shpenzimet. Problemi i madh i këtij buxheti është se nuk e zgjidh në asnjë mënyrë problemin e të ardhurave. – shënoi ai.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Refuzimi i presidentit për të nënshkruar një dekret për emërimin e një qeverie të përkohshme është në përputhje me të drejtat e tij

Bullgaria u përball me një tjetër problem në kërkimin e një rrugëdaljeje nga kriza politike që u bë konstante, pasi presidenti Rumen Radev refuzoi të miratojë një nga emrat e ministrave të propozuar nga kandidatja për kryeministre të përkohshme,..

botuar më 24-08-21 7.40.PD

Zgjedhjet shtyhen, presidenti nuk e pranoi projekt kabinetin “Kozhareva”

Presidenti Rumen Radev nuk pranoi që Kalin Stojanov të mbetet ministër i punëve të brendshme dhe refuzoi të nënshkruajë një dekret për emërimin e qeverisë së përkohshme të kryesuar nga Gorica Grënçarova - Kozhareva. Kreu i shtetit i kërkoi..

rinovuar më 24-08-19 6.22.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Gjurmët e gishtave të të huajve që vijnë do të merren në Turqi Autoritetet turke planifikojnë të marrin gjurmë gishtash të të huajve që mbërrijnë në vend. Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm, Ali Jerlikaja për gazetën proqeveritare..

botuar më 24-08-17 9.55.PD