Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Siguri për fëmijët e rritur të braktisur

Qëllimi i punonjësve socialë nga qendra “Shën Konstantin” është që të mësojnë të rinjtë si të jetojnë në mënyrë të pavarur, tha Dejana Ilieva, udhëheqësja e Departamentit të Veprimtarive sociale pranë qendrës.
Foto: Darina Grigorova
Duke u mësuar se shteti ka një angazhim për ta, fëmijët, që janë rritur në institucione sociale, vështirë fillojnë të kujdesen për vetën, kur largohen nga këto institucione. Kjo ndodh kur ata mbushin 18 vjet, pastaj duhet të marrin rrugën e tyre jetësore. Pikërisht atëherë fëmijët kanë nevojë për mbështetje, me anë të së cilës të gjejnë vendin e vet në shoqëri. Për këtë qëllim Fondacioni australian “Konkordia” krijoi një Qendër sociale për të rinj “Shën Konstantin” për t’i ndihmuar fëmijët e rritur të braktisur. Fondacioni zhvillon veprimtari sociale jo vetëm në Bullgari, por edhe në Moldavi, Rumani dhe Ukrainë. “Ndërtesa është e madhe, trekatëshe, tha Dejana Ilieva, udhëheqësja e Departamentit të Veprimtarive sociale pranë Qendrës. Në katin e parë vendosim të rinj nga mosha 18-vjeçare deri në moshën 30-vjeçare, të cilët do të banojnë atje përkohësisht.”

“Kur të rinjtë vijnë tek ne, punonjësit socialë dëgjojnë historitë e tyre, kuptojnë çfarë qëllime kanë. Përpiqemi t’i ndihmojmë sipas kërkesave individuale, u kërkojmë punë atyre, i ndihmojnë kur kanë nevojë për ndihmë mjekësore ose gjatë lëshimit të dokumenteve personale të identifikimit. Afati për vendosjen në banesat e përkohshme është tre muaj. Në qoftë se gjatë kësaj kohe ata gjejnë punë, ne i vendosim në katin e dytë, në të ashtuquajturat banesa nën vështrim. Atje të rinjtë kanë kuzhinë të vet, ku mund të gatuajnë, të shikojnë televizor dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin. Në katin e dytë ka edhe disa banesa transitive, ku janë vendosur të rinjtë, të cilët vazhdojnë arsimin fillor ose të mesëm. Qëndrimi në to është më i gjatë, të paktën 6 muaj, me mundësi për zgjatje të qëndrimit. Në katin e tretë ka një qendër për punë me fëmijët nga rruga. Atje punojnë me fëmijë nga mosha 10-vjeçare deri në moshën 18 vjeçare. Kemi edhe një ekip mobil, i cili shkon nëpër rrugët e Sofjes për të kërkuar fëmijë të braktisur. Kolegët tanë i këshillojnë në vend dhe i orientojnë drejt qendrës ose drejt institucioneve të tjera të specializuara. Gjithçka bëhet sipas veçorive individuale të fëmijës ose të njeriut të ri.”

Qëllimi i punonjësve socialë nga qendra “Shën Konstantin” është që të mësojnë të rinjtë si të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe gradualisht të paguajnë shpenzimet e veta. “Megjithëse tashmë kanë një karakter të ndërtuar, qëllimi ynë është që t’u tregojmë se nuk mund të marrin gjithçka gati”, tha Dejana – udhëheqësja e qendrës. Prandaj gjatë qëndrimit të tyre në të ashtuquajturat banesa nën vështrim ata paguajnë qira simbolike. Kur marrëveshja për pagesën e qirasë mbaron, me këto para ua sigurohet ndonjë banesë me qira afër Qendrës “Shën Konstantin”. Kështu ata gradualisht mësohen me mënyrën e pavarur të jetesës, por e dinë se në qoftë se ndeshin vështirësi, gjithmonë mund të kërkojnë përkrahjen e punonjësve socialë nga qendra.

“Duhet vetë të bëjnë këtë ndryshim për t’u realizuar në jetë – tha Dejana. – Qëllimi nuk është që të ikësh nga një institucion dhe të shkosh në një tjetër, kurse të kuptosh çfarë do të arrish në jetë. Pastaj të krijosh familje dhe kesh një jetesë normale. Bile në një prej këtyre rasteve të arrijmë sukses, ndihemi të kënaqur. Do të thosha se kemi relativisht një përqindje të madhe të rezultateve. Shumica prej të rinjve tek ne nuk mund te realizohen në tregun e punës, sepse nuk kanë mbaruar arsim fillor ose të mesëm. Në qendër ka edhe shumë fëmijë, të cilët janë detyruar nga prindërit e tyre të lypin në rrugë. Ata mësohen me ketë mënyrë të jetesës dhe mendojnë se mënyra më e lehtë për të fituar para është që të lypin ose të vjedhin. Prandaj qëllimi ynë është që të mbrojmë fëmijët nga këto veprimtari.”

Në Qendrën për të rinj punojnë 12 punonjës socialë dhe psikologë. Ka edhe vullnetarë australianë nga fondacioni. Një herë në javë në qendër vjen një mjek, i cili kontrollon gjendjen shëndetësore të të rinjve. Në qendër ka një program të shumëllojshëm arsimor:

“Të rinjtë kanë mundësi për të mësuar anglisht dhe gjermanisht – shpjegoi Dejana. – Ka gatim, terapi me art dhe me muzikë. I nxitim që të zhvillojnë aftësitë e tyre sportive dhe në këtë mënyrë të pakësojmë varësinë e duhanit ose të narkotikëve. Organizojmë gjithashtu piknikë dhe itinerare turistike. ”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD