Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasil Levski – organizator dhe ideolog i revolucionit kombëtar bullgar

Vasil Levski lindi më 18 korrik të vitit 1837 në qytetin Karlovo, në rrezet e malit Ballkan. Në vitin 1858 u bë murg, por nën ndikimin e ideve të revolucionarit të madh bullgar Gjeorgji Rakovski hoqi dorë nga murgëria dhe iu kushtua luftës për çlirim. Në vitet 1862 dhe 1868 mori pjesë në dy formacionet ushtarake bullgare të krijuara nga Rakovski në Beograd. Ndërkohë në vitin 1867 Apostulli i lirisë ishte flamurtar i çetës së vojvodës së njohur Panajot Hitov.

Nga fillimi i vitit 1868 Levski kaloi përmes etapës së rishqyrtimit të koncepteve që ekzistonin deri në këtë moment për zgjidhjen e çështjes bullgare. Për këtë gjykojmë nga letrat e tij dërguara Pananjot Hitovit. Në të ai la të kuptohet, se po mendonte diçka të re dhe nëse kjo gjë do të kishte sukses “do të fitojë tërë populli, ndërsa në rast mossuksesi do të humbasë vetëm ai”. Në këtë frazë të njohur të Levskit mund të gjejmë simptomat e para për këtë, se ai përpiqej të gjejë një rrugë të re për zgjidhjen e çështjes bullgare.

Te Apostulli i lirës piqej ideja të krijojë një rrjet komitetesh të fshehta revolucionare me qëllim përgatitjen e një kryengritjeje mbarëkombëtare për lirimin e Bullgarisë. Veprimtaria e tij u aktivizua sidomos pas pranverës së vitit 1870, disa muaj pasi në Bukuresht ai mori pjesë në krijimin e Komitetit qendror revolucionar bullgar. Deri në fund të vitit të lartpërmendur dhe gjatë tërë vitit 1871 Apostulli arriti të ndërtojë një rrjet të dendur komitetesh, të bashkuara në Organizatën e Brendshme Revolucionare me statut dhe program të vet, si dhe me disiplinë të rreptë. Komiteti qendror revolucionar bullgar dhe Organizata e Brendshme Revolucionare punuan paralelisht më se një viti e gjysmë, ndërsa angazhimet kryesore në përgatitjen e revolucionit të ardhshëm kombëtar ranë mbi Levskin dhe ndihmësit e tij. Mbledhja e parë e përgjithshme e Komitetit qendror revolucionar bullgar në Bukuresht, zhvilluar gjatë pranverës së vitit 1872 luajti një rol shumë të rëndësishëm për bashkimin e të dy qendrave drejtuese revolucionare bullgare.

Pas mbledhjes së përgjithshme Vasil Levski merrej me organizimin dhe përgatitjen akoma më aktive të revolucionit të ardhshëm kombëtar. Mjafton të përmenden veprimet e tij që kishin të bëjnë me krijimin e Postës sekrete, Policisë sekrete dhe me aplikimin e terrorit revolucionar ndaj tradhtarëve dhe spiunëve turq. Pra, Levski demonstronte vetitë e tij të shkëlqyera si organizator, politikan dhe ideolog. Ai aplikonte përvojën evropiane, në variantin mundësisht më të mirë, duke e adaptuar në kushtet konkrete për përgatitjen e revolucionit kombëtar bullgar. Çdo veprimtar kishte pseudonim; korrespondenca midis komiteteve të veçanta realizohej nëpër kanale ilegale, në letrat e veprimtarëve përdoreshin kode sekrete. Në Policinë e fshehtë u përfshinë njerëzit më besnikë, që kishin për detyrë të mbikëqyrin respektimin e kërkesave të Statutit dhe të mbrojnë organizatën nga tradhtia dhe nga agjentura turke.

Ngjarjet dramatike në vjeshtën e vitit 1872 i dhanë fund kësaj veprimtarie, të jashtëzakonshme për nga ideja dhe rezultatet e saj. Atëherë, me gjithë ndalimin e Vasil Levskit, ndihmësi i tij Dimitër Obshti sulmoi postën turke pranë grykës Arabakonak në malin Ballkan që të marrë para për organizatën. Sulmuesit u kapën dhe filloi hetimi. Shumë shpejt pas kësaj në duart e turqve ra dhe vetë Apostulli. Pas procesit, të zhvilluar nga një gjyq special, ai ishte varur në periferitë e atëhershme të Sofjes.

Levski është njëri prej bullgarëve më të mëdhenj, sepse ai arriti të realizojë në praktikë atë, të cilën breza të tëra veprimtarësh politikë gjatë epokës së Rilindjes nuk arritën ta bëjnë. Bëhet fjalë për përgatitjen praktike të revolucionit kombëtar bullgar. Përveç kësaj Apostulli është i madh për shkak të ideve të tij për të ardhmen e Bullgarisë së lirë, për një sistem politik, që do t’u garantojë drejtësi dhe barazi të gjitha komuniteteve etnike dhe fetare, pavarësisht nëse bëhet fjalë për të krishterë ose myslimanë, për bullgarë, turq, serbë, grekë, armenë ose hebrenj. Idetë për të ardhmen e Bullgarisë së lirë Levski i lidh me republikën “e pastër dhe të shenjtë”, gjë për të cilën asnjëri nga veprimtarët bullgarë të Rilindjes nuk fliste aq haptazi dhe me konsekuencë. Levski ishte një politikan, i cili me shembullin personal arriti të tërheqë shumë bashkëmendimtarë dhe ithtarë. Prandaj Apostulli i lirisë me të vërtetë është një personalitet i madh dhe shembull i çdo brezi bullgarësh.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD