Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Levi dhe stotinka bullgare mbushën 130 vjet

Kartëmonedha bullgare prej 20 dhe 50 levove të quajtur “orlovki” – sipas emrit të autorit Ivan Orlov.
Foto: Tanja Harizanova
Më 4 qershor valuta kombëtare bullgare – levi, mbushi 130 vjet. Gjatë vitit 1880 hyri në fuqi Ligji për të drejtën e prerjes së monedhave në Mbretërinë Bullgare, sipas të cilit levi bullgar me nënndarjen e tij stotinka u caktua monedhë kombëtare. Baza e sistemit tonë monetar u ndërtua mbi parimet e Bashkimit Monetar Latin, i cili dha lejë për ekzistencën e tri llojesh monedhash – monedha të arta, të argjendta dhe monedha prej bakri. Levi bullgar është me të njëjtën vlerë të frangut francez. Pas çlirimit të vendit tonë nga sundimi pesëshekullor osman gjatë vitit 1878, Bullgaria nuk ka pasur punishte të vet monetare.

“Gjatë asaj kohe kishte një kaos të madh në qarkullimin e monedhave – përdoreshin çdolloj monedhash – monedha e Napolonit, lira, monedha të arta dhe të argjendta nga vendet më të larguara dhe ekzotike – tregon arkëtari kryesor i Bankës Popullore Bullgare Stefan Cvetkov. – Buxhetet e para shtetërore gjatë viteve financiare 1879-1888 përbëheshin nga frangat francezë. Një vit pas miratimit të ligjit të vitit 1880 në Angli, në Birmingem, u prenë monedhat e para bullgare prej bakri me vlera nominale prej 2, 5, 10 stotinka, kurse një vit më vonë në Rusi tashmë priteshin monedhat e argjendta me vlerë prej 1 dhe 2 levash. Me Ligjin e Bankës Popullore Bullgare nga viti 1885 u përforcuan funksionet e emisioneve të Bankës dhe bankënotat e para bullgare, të këmbyeshme me arin, u prenë në Shën Peterburg me vlerë 20 dhe 50 leva.”

Njerëzit nuk i përshëndetën bankënotat e reja. Arsyeja ishte mosbesimi në paratë prej letre dhe në mbulimin e artë të bankënotave, që i dallonte nga monedhat e argjendta, të përdorura deri atëherë në mënyrë masive. Qëllimi kryesor i Bankës Popullore Bullgare ishte vendosja e një standardi të artë, duke e pakësuar sasinë e monedhave të argjendta.

“Gjatë vitit 2005 ne emituam bankënotën e parë përkujtimore bullgare, në anën e prapme të së cilës ka modele pikërisht të këtyre bankënotave të vitit 1885 me vlerë nominale prej 20 levash – vazhdon historinë për valutën bullgare Stefan Cvetkovi. – Kjo bankënotë është një prej bankënotave më të mbrojtura jo vetëm në Bullgari, por edhe në botë. Kur u krijua Punishtja monetare gjatë vitit 1952, prerja e monedhave bullgare realizohej në Bullgari. Para kësaj kjo ndodhte në disa vende të tjera, ndër të cilat Austro-Hungaria, Britania e Madhe, ndërsa bankënotat Banka Popullore Bullgare i shtypte në Rusi, Gjermani, Angli, SHBA. Nga viti 1998 Banka Popullore Bullgare ka një punishte të vet monetare.”

Gjatë viteve bankënotat bullgare janë bërë objekt i falsifikimit të shumëhershëm. Historia e Bankës Popullore Bullgare ruan disa ekzemplare të bankënotave të falsifikuara që nga viti 1916. Për dallim nga euroja, ku në bankënotë nënshkruhet vetëm drejtori i Bankës Qendrore Evropiane, në bankënotat bullgare nënshkrimet janë dy – ai i guvernatorit dhe ai i arkëtarit, d.m.th. nënshkrimi i Stevan Cvetkovit. Çfarë është ndjenja kur bankënotat bullgare e mbajnë nënshkrimin tënd?

“Në qytetin e Veliko Tërnovos, me rastin e përvjetorit të Kushtetutës së Bullgarisë, kishte një ekspozitë – rrëfen arkëtari kryesor i Bankës Popullore Bullgare Stefan Cvetkov. Tek unë erdhën disa zotërinj të moshuar dhe më bënë pyetje: “Si ndiheni kur nënshkruani këto bankënota, si arrini të nënshkruani secilën prej bankënotave?” U shpjegova se as unë, as guvernatori mund të nënshkruajmë me dorë secilën prej bankënotave. Nënshkrimet skanohen dhe me metoda të posaçme vendosen mbi bankënotat.”

Ja dhe pak fakte historike kureshtare. Gjatë vitit 1894 u shfaq seria e parë e monedhave të arta nga 10 deri në 20 leva. Ato janë prerë në Austro-Hungari. Monedha më e rrallë në arkivat e Bankës Popullore Bullgare është prej 2 levash dhe është prerë gjatë vitit 1916. Ky emision monedhash duhej të shkrihej menjëherë pas përpunimit të tij gjatë Luftës së Parë Botërore, qe të përdoret argjendi për qëllime te tjera. Megjithë tirazhin shumëmilionësh, prej këtij emisioni janë ruajtur vetëm nga 4 deri më10 kopje.

Në përgjithësi prerja e monedhave në trojet tona është njohur që nga koha e trakëve. “Margaritari”, si të thuash, në koleksionin e Bakës Popullore Bullgare është monedha e argjendtë e fisit deroni, e cila është prerë në vitet 475-465 para Krishtit dhe pesha e saj është 39.6 grama. Megjithëse gjatë Mesjetës janë prerë monedha, zyrtarisht pranohet se modelet e para të prerjes bullgare të monedhave janë nga mbretërimi i Ivan Asenit të Dytë (1218-1241), kur mbi monedhat shënohej emri i pushtuesit bullgar.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Sofjes

Mbi 300 studiues të Biblës mblidhen në një konferencë ndërkombëtare në Sofje

Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e..

botuar më 24-07-14 9.40.PD

“Të ruajmë Ortodoksinë e Shenjtë - atë që na ka mbrojtur"

Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..

botuar më 24-07-12 6.55.PD

Hapet stina arkeologjike Perperikon 2024

Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..

botuar më 24-07-11 5.35.PD