Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Priten rendimente të mira të të lashtave në Bullgari

Foto: BGNES
Në fillim të verës prodhuesit bullgarë të drithërave kishin shpresë për rendimente jashtëzakonisht të mira të grurit. Mirëpo, moti i ngatërroi planet e bujqve. Kur fillonte korrja në shumë rajone të vendit u derdhën shira të mëdha – sidomos në Dobruxhë, një nga rajonet më të pasura të Bullgarisë. Për këtë shkak në shumë vise të vendit të shirat u vonuan. Makinat nuk arritën të hyjnë në fushat, që të mbledhin kallinjtë e korrura dhe gruri filloi të mbillet. Në fillim të korrikut mendohej, se Bullgaria nuk do të prodhojë mjaftë grurë për popullsinë dhe kafshët. Mirëpo, doli që frikët ishin të kota. Që para fundit të muajit korrik rezerva e drithërave u sigurua. Lidhur me këtë ministri i bujqësisë dhe i ushqimeve Mirosllav Najdenov tha:

“Deri në fund të korrikut arritëm të mbledhin pothuajse 60 për qind nga rendimentet e grurit, gjë që është më se 2 milion tona. Kishte shumë spekulime për sa i përket bilancit të drithërave të vendit. Për sigurimin e tij janë të domosdoshëm 1.6 deri në 1.8 milion tona drithë. Kështu që mund të themi, se bilancin e kemi siguruar.”

Shqetësimet, se rendimentet do të jenë me cilësi të keqësuara dhe humbjet e prodhuesve do të jenë të mëdha, ishin të kota. Për këtë ministër Najdenov shpjegoi: “Kishte probleme me cilësinë e drithërave. Si rezultat i shirave cilësia e grurit është pak më e ulët, se sa ishte vitin e kaluar. Dhe megjithëqë rendimentet e grurit do të jenë me 10 për qind më pak, lagështia e dheut do të shtojë prodhimin e lulediellit dhe misrit. Është mirë, që rendimentet e të gjitha të lashtave do të jenë të larta. Edhe më e mirë është, se bilanci midis sasisë dhe cilësisë së të korrave është shumë i mirë. Në Rusi dhe në disa vende të BE-së, rendimentet e të lashtave nuk janë të mira, gjë që u japë përparësi bujqve tanë.”

Kohët e fundit “The Wall Street Journal” njoftoi, se çmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare rritet me ritme të papara brenda 50 viteve të fundit. Që nga fillimi i qershorit deri tashti çmimet e grurit u rritën me më se 60 për qind. Mirëpo, akoma nuk janë arritur rekordet absolute për disa vitet e fundit.

Në pritje të rritjes së çmimit, drithëshitësit presin dhe nuk lidhin kontrata. Në mesin e korrikut parashikimet e Asociacionit të Prodhuesve të Drithërave ishin për një eksport nga më se 1 milion tona nga rendimentet e reja. Ministri i bujqësisë dhe i ushqimeve Mirosllav Najdenov pret 1 miliard leva të ardhura në bujqësinë bullgare nga eksporti i drithërave gjatë këtij viti.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD