Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

15 gusht – Fjetja e Shën Mërisë

Foto: pravoslavieto.com
Çdo vit më 15 gusht Kisha Ortodokse Bullgare shënon festën e madhe të krishtere – Fjetjen e Shën Mërisë. Populli e quan këtë festë – Hyjlindësen e Tërëshenjtë. Kjo është dita e vdekjes së Shën Mërisë. Në të gjitha kishat dhe manastiret kryhet Liturgjia e Shenjtë në lavdërim të Nënës së Zotit. Ajo respektohet si mbrojtëse e amësisë dhe mbrojtëse e të gjithë neve para Zotit për gabimet tona të dashur ose të padashur. Që nga çasti i Fjetjes, Shën Mëria qëndron nga e djathta e birit të vet Izu Krishti dhe me lutjet e saj prej nëne mbron tërë botën e krishtere.

Para më se 2 000 vjetësh Mëria 64-vjeçare jetonte në Jerusalem në shtëpinë e Shën Jonit. Një ditë kur ajo i drejtonte lutje Zotit në malin e Elinoit, te ajo erdhi krye engjëlli Gavraill me një degëze dafine. Kështu ai e lajmëroi vdekjen e afërt. Shën Mëria e pranoi me gëzim lajmin dhe deshi që para vdekjes të takohet me të gjithë Apostujt e Shenjtë. Si një çudie prej Zoti atë ditë të gjithë Apostujt erdhën nga të gjitha anët e botës, që të bëhen dëshmitarë të Fjetjes së Shën Mërisë. Në çastin e fjetjes mbarë dhoma u mbush me erë të mirë dhe u dëgjua kënga e engjëjve: “Gëzohu, o grua e bekuar. Zoti është me ty.” Në vend të trishtimit Apostujt u gëzuan tepër. E varrosën kufomën në Getsimanija, në afërsi të varreve të prindërve të saj dhe të Shën Josif.
Sipas kishës së krishtere vdekja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë përbën kalimin në një dimension tjetër – dimensioni i jetës së përjetshme. Pas Fjetjes, Nëna e Zotit u shndërrua në mbrojtëse të mbarë qytetërimit në çastet e tij më të vështira. Është tepër e ndjeshme prania e saj në jetën e krishterëve. Me tërë forcën e vet hyjnore, kur është e domosdoshme, ajo mbron të gjithë ata, që kanë nevojë dhe i kanë drejtuar lutje.

Bullgarët e quajnë festën e Fjetjes së Shën Mërisë – Hyjlindësjen e Tërëshenjtë. Këtë ditë e kremtojnë kryesisht gratë. Ato brumosin Bukën e Hyjlindëses dhe u shpërndajnë të tjerëve së bashku me fruta për shëndet dhe për përshpirtjen e të vdekurve. Në disa rajone të Bullgarisë organizohen edhe tubime. Kjo zakonisht bëhet në vende të shenjta dhe të bekuara në afërsi të kishave dhe manastireve, të cilat mbajnë emrin e Shën Mërisë. Anë e mbanë Bullgarisë Hyjlindësja respektohet nga gratë si mbrojtëse e amësisë, martesës dhe vatrës familjare. Besohet se ajo u ndihmon familjeve pa fëmijë të kenë foshnjë. Prandaj kjo ditë çdo nuse pa fëmijë vërë para ikonës së Shën Mërisë dhurata. Kjo që të lutë mbrojtjen e saj. Në shumë rajone të Bullgarisë njerëzit shënojnë Hyjlindësen e Tërëshenjtë si një nga festat e kushtuara rendimenteve të reja. Ja përse që të ketë bereqet të bollshëm bëhen kurbane të mëdha.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vasill Drumev – Mitropoliti Kliment Tërnovski

Mitropoliti Kliment - në shërbim të Zotit dhe Atdheut

Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..

botuar më 24-12-22 9.25.PD
Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD