Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shenjet e para për daljen e ekonomisë bullgare nga kriza

“Në fushën e eksportit, Bullgaria arriti të rikthejë tregjet tradicionale të vendeve të BE-së, ku shënohet një rritje e eksportit me afro 20 për qind” – vuri në dukje zëvendëskryetari i Dhomës Ekonomike Bullgare Kamen Kolev.
Foto: BGNES
Ekonomia bullgare dalëngadalë përballon krizën dhe tashmë shihen shenjet e para të qëndrueshme për stabilizim. Një dëshmi për këtë është rritja e eksportit në fund të vitit të kaluar dhe gjatë gjysmës së parë të këtij viti me më se 12 për qind dhe ulja e papunësisë. Këtë e tregojnë të dhënat e analizës së Dhomës Ekonomike Bullgare për gjendjen makroekonomike të Bullgarisë. Më shumë hollësi për faktorët, që caktojnë tendencat pozitive në ekonominë bullgare, sjell zëvendëskryetari i Dhomës Ekonomike Bullgare Kamen Kolev:

“Një fakt shpresëdhënës është, se në fushën e eksportit, Bullgaria arriti të rikthejë tregjet tradicionale të vendeve të BE-së. Ato janë kryesisht tregjet e Gjermanisë dhe Italisë, ku shënohet një rritje e eksportit me afro 20 për qind. Para disa muajve eksporti bullgar iu shpresonte vetëm tregjeve të vendeve të treta si Turqia, Kina etj., domethënë ato shtete, që nuk u prekën nga kriza. Të ardhurat më të mëdha të eksportit u detyrohen jo vetëm çmimeve më të larta të mallrave eksportuese, por edhe rritjes së vëllimit të prodhimit.”

Për sa i përket rimëkëmbjes së ekonomisë bullgare, zoti Kolev thekson:

“Shihet një gjallërim në shumicën e degëve industriale, me përjashtim të ndërtimit. Kjo për arsye, se në ndërtim kishte një rënie më të madhe, që vazhdon edhe tashti. Shkaqet janë disa. Në radhë të parë objektet e shumta që u ndërtuan dhe çmimet tepër të fryra. Shkaku tjetër është, se buxheti nuk ka shlyer borxhet e veta në përmasë 640 milion leva ndaj firmave të ndërtimit. Deri tashti u paguan vetëm 20 për qind nga kjo shumë. Si një rrugëdalje nga kriza e kësaj dege ekonomike është realizimi i projekteve infrastrukturore me mjete evropiane. Kjo në një shkallë do të kompensojë rënien dhe do të angazhojë mjaftë krah të punës.”

Megjithëqë tendencat pozitive janë fakt, çfarë pengesa mund të hasen thekson zoti Kolev:

“Në radhë të parë kjo është baza normative, e cila mungon. Edhe investimet direkte të huaja, që bëheshin para disa vitesh, drejtoheshin kryesisht në ndërtimin dhe në pronën e paluajtshme. Me mekanizma të përshtatshme shteti duhet të orientojë investimet në hallkat me prioritet. Ato janë industria e përpunimit, ku investimet janë nga 8 deri në 10 për qind nga vëllimi i përgjithshëm i investimeve të huaja, në shëndetësi, në arsim e kështu me radhë. Mirëpo, për këtë janë të domosdoshëm stimuj dhe përmirësimi i mjedisit rregullues.”

Për sektorët ekonomikë me perspektivë më të madhe zëvendëskryetari i Dhomës Ekonomike Bullgare Kamen Kolev mendon:

“Vite me radhë si sektorë më të zhvilluar tregoheshin ndërtimi, prona e patundshme, ndërmjetësia financiare. Aty derdheshin më se 60 për qind nga investimet e huaja. Mirëpo, është e qartë, se gjatë viteve të ardhshme ato dega ekonomike nuk do të zhvillohen. Si hallka me prioritet analizuesit tregojnë teknologjitë e informacionit, energjetikën, farmacinë, industrinë elektroteknike, industrinë ushqimore, bujqësinë biologjike dhe turizmin. Ato dega ekonomike disponojnë jo vetëm potencial, por kanë perspektiva të mira për zhvillim edhe në Bullgari.

Analizat e Dhomës Ekonomike Bullgare tregojnë, se Bullgaria do të dalë nga kriza gjatë tremujorit të tretë ose të katërt të këtij viti. Lidhur me këtë zoti Kolev shpjegon:

“Me daljen nga kriza do t’i jepet fund rënies ekonomike dhe do të fillojë një rritje të sektorit. Rimëkëmbja e ekonomisë do të zgjatet muaji të tërë me radhë, sepse duhet të përballohet rënia ekonomike prej 6 për qind, që u shënua gjatë krizës. Parashikimet janë, se gjatë viteve të ardhshme nuk do të arrijmë të realizojmë rritje ekonomike nga 5-6 për qind. Mirëpo, deri në fund të vitit 2010 do të arrijmë të përballojmë të gjitha pasojat nga kriza ekonomike.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD