Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pengesat praktike para bujqësisë bullgare bio

Ministri i bujqësisë Mirosllav Najdenov paraqiti shenjen e re të produkteve bio në BE.
Foto: BGNES

Bujqësia bio u bë një fjalë në modë në Bullgari gjatë 20 vjetëve të fundit. Por me gjithë kushtet e shkëlqyeshme natyrore për zhvillimin e saj ky lloj bujqësie ende nuk ka marrë hov.

Shembja e murit të Berlinit kishte si pasojë anësore pozitive rënien e industrisë së rëndë që dëmtonte shumë mjedisin, si edhe të bujqësisë intensive që përdorte shumë plehra. U shfaqen dhe mbetën për një kohë të gjatë sipërfaqe të mëdha me tokë të papunuara. Kjo u lejoj tokës me kalimin e kohës të pastrohet nga dëmtimet e vjetra dhe “të çlodhet”, duke grumbulluar pjellori. Studimet e dheut tek ne në fund të viteve 90 të shekullit të kaluar konstatuan, se afro 80 % prej tij është i përshtatshëm për zhvillimin e bujqësisë bio.

Rrëzimi i murit të Berlinit dhe tronditjet ekonomike dhe sociale pas tij në Bullgari kishin edhe pasoja anësore negative. Kthimi i tokës së kooperuar në kohën e komunizmit pasardhësve të pronarëve të saj e copëtoi tokën në ara të vogla. Dhe procesi i zmadhimit të saj ende nuk ka grumbulluar shpejtësi. Sipërfaqet e vogla dhe të copëtuara të disa entuziastëve, që merren me bujqësinë bio, nuk mund të sigurojnë daljen e këtij tipi produkti deri në tregjet e BE, ku kërkimi i tij me gjithë se ngadalë vazhdimisht po rritet. Produktet bio atje zënë rreth 10 % prej tregut të ushqimeve në komunitet.

“Nuk mendoj, se kemi mundësi të hyjmë në këtë treg, sepse ai kërkon furnizime të vazhdueshme të sasive të mëdha – thotë ministri bullgar i bujqësisë Mirosllav Najdenov. Gjendja e bujqësisë bullgare bio sot nuk mund të sigurojë furnizime as të vazhdueshme, as të mjaftueshme për nga sasia për tregun evropian. Nuk mund të mashtrojmë njerëzit, duke u thënë, se në qoftë se dikush merret me bujqësinë bio, do të ketë treg të siguruar.”

Duke përmendur fjalën mashtrim, ministri Najdenov ka parasysh fushatën shumëvjeçare të organizatave ambientaliste në vendin tonë në favor të zhvillimit të bujqësisë bio, duke krijuar përshtypjen e gabuar tek shumë agrarë, se ajo mund t’u sillte atyre tregje të sigurta në Perëndim.
Ministri mendon, se tani për tani bujqësia bio mund të shpresojë vetëm në tregun e brendshëm. “Bujqësia bio ka vend vetëm në Bullgari – na siguroi ministri Najdenov. Ajo do të zhvillohet, por volumi i saj do të lejojë që këto produkte të realizohen tani për tani vetëm në tregun bullgar.”

E keqja është, se aftësia blerëse e bullgarit sot nuk lejon që prodhuesi i kulturave biologjike të marrë fitimin që i takon për punën e bërë në emrin e cilësisë më të madhe. Është e drejtë, se tregu bullgar fillon të hapet ngadalë drejt produkteve bio. Tani për tani në qytetet më të mëdha hapen dyqane për produkte bio, kafe – bio, restorante bio. Por në të shitet para së gjithësh produkte nga importi. Sepse tek ne nuk ekzistojnë ndërmarrje përpunuese, që të ofrojnë produktin përfundimtar bio, me përjashtim të kozmetikës.

Kështu mundësitë e mrekullueshme potenciale për zhvillimin e bujqësisë bio tek ne tani për tani nuk mund të shfrytëzohen, për shkak të pengesave të lartë përmendura praktike. Në këtë sferë tregu bullgar ende nuk është i aftë për të paguar, ndërsa ai botëror mbetet i mbyllur, për shkak të bujqësisë së copëtuar bullgare, që kushtëzon sasinë e kufizuar të produkteve bio.

Prej vitesh flitet për këtë si bujqësia bio do të bëhet prioritet për Bullgarinë, por nuk bëhet asgjë për mbështetjen e prodhuesve vendas të produkteve bujqësore biologjike. Nëse në të vërtetë bujqësia bio është prioritet, atëherë duhet të riorientohet një pjesë e konsiderueshme e ndihmës evropiane pikërisht drejt kësaj sfere.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me një ligj, Bullgaria kërkoi nga BE të pranohet në Eurozonë më 1 korrik 2025

Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..

botuar më 24-08-08 9.52.PD

Çmimet e banesave në Sofje po rriten vazhdimisht

Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë..

botuar më 24-08-06 5.58.MD

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD