Më 22 shtator të vitit 1908 Bullgaria shpalli pavarësinë e vet nga Perandoria Otomane, nën sundimin e së cilës ishte në vazhdim të 5 shekujve. Ky akt u bë tri dekada pas Luftës Ruso Turke të viteve 1877-1878, e cila ishte çlirimtare për vendin. Disa muaji pas përfundimit të luftës Traktati i Berlinit, arritur midis Fuqive të Mëdha copëtoi trojet e populluara kryesisht me bullgarë. Nga Bullgaria Veriore dhe rrethi i Sofjes u formua Principata e Bullgarisë, e cila ishte vasale e Perandorisë Otomane. Territori në jug të malit Stara Pllanina u caktua si krahina autonome – Rumelia Lindore. Trojet e populluara me bullgarë në Maqedoni dhe në Trakinë e Edrenesë iu kthyen sulltanit. Të gjitha ato fakte arsyetuan që lufta për bashkim dhe pavarësi kombëtare të shndërrohet në prioritet të të gjithë bullgarëve. Dhe hapi i parë i suksesshëm në këtë drejtim ishte Bashkimi i Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore në vitin 1885. Mirëpo, edhe pas këtij akti shteti mbeti vasal i Perandorisë Osmane.
“Vasaliteti do të thoshte, se Kuvendi i Madh Popullor mund të zgjidhte kryetarin e shtetit – princ. Mirëpo kjo bëhej me miratimin e forcave evropiane dhe ripohohej nga sulltani i perandorisë – thekson akademik Georgi Markov, drejtor i Institutit të Studimeve Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. – Përveç kësaj shteti nuk kishte të drejtën të arrijë dhe të nënshkruajë vet kontrata politike dhe tregtare. Vendi prezantohej në kryeqytetet e shteteve evropiane me agjentë diplomatikë, jo me legata. Kështu Bullgaria ishte e privuar nga mundësia të marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare me delegacione të veta. Një shembull në përkrahje të kësaj ishte Konferenca e Parë Paqësore në Hagë në vitin 1899. Në të pas një sërë përpjekjesh të diplomatëve bullgarë dhe përkrahjes së perandorit rus Nikollaj II, u lejua pjesëmarrja e një delegacioni bullgar. Ekzistojnë teza, se Principata e Bullgarisë ishte pak e pavarur. Është e vërtetë, se ajo kishte një mëvetësi të kufizuar, por ajo nuk ishte njohur si shtet sovran në marrëdhëniet ndërkombëtare.”
Brenda viteve disa herë bëheshin prova për shpalljen e pavarësisë bullgare. Mirëpo, akti u bë i mundshëm mezi në vitin 1908, pasi në po këtë vit në Stamboll u shpërthye Revolucioni i Turqve të Rinj. Profesori Markov vazhdon:
“Austro-Hungaria përfitoi nga kjo krizë e brendshme politike në Perandorinë Osmane dhe vendosi të aneksojë dy ish provincat osmane Bosnja dhe Hercegovina. Kështu një nga gjashtë forcat evropiane, që nënshkruan Traktatin e Berlinit, shkeli klauzolat e tij. Ndërkohë princi bullgar Ferdinand arriti marrëveshje me perandorin austro-hungarez Franc-Josif të shpallë pavarësinë bullgare dy ditë para ditës, në të cilën Austro-Hungaria aneksoi Bosnjën e Hercegovinën. Natyrisht shpallja e Pavarësisë së Bullgarisë, më 22 shtator të vitit 1908, nuk u mirëprit nga pestë Fuqitë e tjera të Mëdha. Por aktin e përkrahte Austro-Hungaria, e cila ishte aleate e Gjermanisë. Kështu në Traktatin e Berlinit u bë çarja e parë, e cila ishte në përkrahje të kauzës bullgare.”
Duke kërkuar lidhje me madhërinë e mbretërisë mesjetare bullgare, elita politike vendosi të shpallë pavarësinë e vendit në kryeqytetin e vjetër të Bullgarisë – Veliko Tërnovo. Lidhur me këtë zonja Todorka Nedeva, përgjegjëse në Muzeun Rajonal Historik në këtë qytet shpjegon:
“Në ndërgjegjen e popullit, qyteti Veliko Tërnovo është një kështjellë e shpirtit dhe e frymës bullgare, është një simbol i fuqisë dhe lavdisë, i shtetit të lirë, i cili gjatë Mesjetës luante rol të konsiderueshëm në jetën e juglindjes evropiane. Prandaj të gjithë ishin unanim, se Pavarësia e Bullgarisë duhet të shpallet pikërisht në këtë qytet me histori të lashtë heroike. Manifesti, me të cilin u shpall Pavarësia e Bullgarisë u lexua më parë në Kishën “Shën 40 martirët”, ndërtuar pikërisht gjatë kohës së mesjetës, kur shteti lulëzonte. Pas kësaj manifesti u lexua para të pranishmëve në Fortifikatën Historike Carevec. Në mbarë vendin u dërguan telegrame, të cilat përmbanin lajmin për këtë akt të madhërishëm.”
Gjatë pranverës së vitit 1909, Bullgaria u njoh mbretëri e pavarur nga Fuqitë e Mëdha. Kështu ajo u bë partnere me të drejta të plota në marrëdhëniet ndërkombëtare. Si rezultat shteti përfitoi mundësinë, që vet të arrijë të gjitha marrëveshjet dhe kontratat tregtare, dhe në këtë mënyrë arriti të heqë të gjitha kufizimet në taksat doganore. Në përputhje me Traktatin e Berlinit taksat doganore për import caktoheshin nga Fuqitë e Mëdha, gjë nga e cila ato përfituan. Krahas kësaj vendi mori në duart e veta edhe hekurudhat lindore – pra mbarë rrjeti hekurudhor të Rumelisë Lindore. Rangu i përfaqësive diplomatike të Bullgarisë jashtë shtetit u shndërrua në legata.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..