Manastiret bullgare gjithnjë kanë ruajtur frymën dhe kombësinë bullgare. Një vatër e ndërgjegjes kombëtare bullgare është Manastiri i Rilës, monument historik dhe thesar kulturor që daton nga fillimi i shekullit X. Brenda kësaj periudhe ky djep i ndërgjegjes kombëtare bullgare shumë herë ishte shkatërruar dhe prapë kishte rindërtuar. Sot manastiri është një nga monumentet më tërheqëse historike dhe kulturore.
© Foto: BGNES
Në të ruhen përmendore të shumta nga historia bullgare. Në ekspozitën e pasur kishtare historike ruhen më se 250 dorëshkrime nga shekulli XI deri në shekullin XIX, 9000 libra të vjetra, mijëra ikona, gdhendje në dru, sende kishtare. Në Manastirin e Rilës u rregullua një ekspozitë etnografike, në të cilën prezantohet mënyra e jetesës së bullgarëve gjatë shekujve. Përgjegjësja Zhivka Mantarkova tregon më shumë hollësi:
“Në një nga sallat e ekspozitës së manastirit prezantojmë qilima të mrekullueshme të endura në shekullin XIX në qytetet e njohura Kotell dhe Çiprovci. Pranë tyre shihen velenxat lara-lara të endura nga mjeshtret duarartë bullgare. Krahas kësaj mund të shihen edhe veshje kombëtare të krahinave të ndryshme etnografike. Kështu njeriu mund të njihet me qëndisjet dhe ngjyrat tipike të rajoneve të veçanta etnografike. Eksponatet datojnë nga shekujt XIX dhe XX.”
© Foto: BGNES
Manastiri i Rilës u ndërtua në shekullin X. Ai është dëshmitar i vrullit të shtetit bullgar gjatë sundimit të mbretit bullgar Boris I (vitet 852-889) – pagëzor i popullit bullgar në fenë e krishtere dhe iniciator i përhapjes së shkrimit sllavë, dhe të birit të tij, mbreti Simeon Madhështori (893 – 927), te i cili u lulëzua letërsia bullgare. Pas shekullit XIV, gjatë sundimit pesëshekullor turk, Manastiri i Rilës u shndërrua në një vatër të letërsisë dhe fortifikatë të fesë së krishtere bullgare. Në vitin 1961 u shpall muze kombëtare dhe më vonë u përfshi në listën e UNESCO-së si monument i kulturës me rëndësinë botërore. Themelues i manastirit konsiderohet Shën Joan Rillski Çudibërësi (vitet 876 – 946). Ky është shenjtori mbrojtës i Bullgarisë. Vizituesit mund të shikojnë shpellën, në të cilën ai jetonte si oshënar. Në mesin e shekullit XV lipsanet e shenjtorit u varrosën në manastir. Në këtë vatër të kulturës bullgare vijnë jo vetëm mijëra bullgarë, por edhe shumë të huaj. Për këtë përgjegjësja e ekspozitës etnografike Zhivka Mantarkova tregon:
© Foto: Wikipedia
“Edhe të vijnë të paktën për 2-3 ditë në Bullgari, të huajit vizitojnë Manastirin e Rilës, i cili konsiderohet një vatër i kulturës botërore. Krahas ekspozitës etnografike dhe muzeut kishtar historik, vizituesit mund të shikojnë edhe furrën e vjetër të manastirit, mullirin dhe ena të ndryshme nga jeta e murgjve. Miqtë vizitojnë edhe kullën e Hreljos – pjesa më e vjetër e ruajtur në manastir. Kulla u ndërtua përafërsisht në vitin 1335 prej guri nga feudali vendas Hreljo. Në katin e fundit të kullës është paraklisi i mrekullueshëm “Shpërfytyrimi i Krishtit” me afreske dhe ikona origjinale.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kur njeriu e njeh historinë, mund të luftojë që gjërat e mira të përsëriten dhe të këqijat të mos përsëriten. Me këto fjalë, ministri në detyrë i kulturës, Najden Todorov, hapi ekspozitën "Zotërinjtë e kripës: Provadia - Kriporja (5600-4350 p.e.s.)"..
Bullgaria është anëtare e BE-së që nga 1 janari 2007. Megjithatë, vendi ynë kishte përfaqësuesit e tij në Parlamentin Evropian (PE) edhe para anëtarësimit zyrtar. Në vitin 2005, Kuvendi Popullor zgjodhi 18 deputetë bullgarë të cilët kishin statusin e..
Kujtimet e pjesëmarrësve në vitin fatal 1876 për Bullgarinë janë të shumta, shpeshherë kontradiktore, por letrat dhe dokumentet për Kryengritjen e Prillit, që flasin për çështjen e Çlirimit të Bullgarisë, krijojnë një pamje më të gjerë të ngjarjeve,..
Kanë kaluar 147 vjet nga betejat për mbrojtjen e qytetit Stara Zagorës në vitin 1877. Në shenjë respekti dhe nderimi për heroizmin e të rënëve për liri,..