Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marka bullgare në projektet e CERN

Profesori Rollf Hojer dhe Docent Leandër Litov (majtas)
Foto: Tanja Harizanova
“Që të ketë inovacione, Bullgaria duhet të zhvillojë shkencat fundamentale”. Këtë qëndrim e shprehu profesori Rollf Hojer, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Evropiane të Studimeve Bërthamore /CERN/, para të pranishmëve të forumit kushtuar pjesëmarrjes së industrisë bullgare në projektet e organizatës. Në kuadrin e seminarit përfaqësuesit e prodhimit industrial bullgar u njohën me mundësitë për pjesëmarrje në programe shkencore, në konkurse për porosi industriale dhe për kontakte të ndryshme.

Shkencëtarët e organizatës informuan ekspertët për detyrat e organizatës si zhvillimi i inovacioneve, shkëmbimi i teknologjive, kualifikimi i kuadrove. Që nga viti 1999 deri në vitin 2010 ndërmarrjet bullgare realizuan porosi të organizatës në një shumë të përgjithshme prej 13 milion frangash zviceranë. Ato janë firma, që punojnë kryesisht në industrinë e ndërtimit të makinave, elektronikën dhe teknologjitë e informacionit, shërbimet industriale dhe ndërtimin. Rikthimi i mjeteve nga pjesëmarrja në ankandet e organizatës është më se 50 për qind. Më se 60 specialistë bullgarë marrin pjesë në më se nga 10 projekte, duke përfshirë edhe për krijimin e njeri nga dy detektorët e të ashtuquajturit përshpejtues të madh të hadroneve. Shefi i njërit nga ekipet bullgare në Organizatën Evropiane të Studimeve Bërthamore /CERN/ docent Leandër Litov për kontributin e industrisë bullgare në projektet e CERN-it shpjegon:

“Industria bullgare merr pjesë në të gjitha fushat, në të cilat punon organizata. Për shembull uzina për ndërtimin e makinave të rënda në qytetin Ruse prodhon konstruksione të ndryshe mekanike. Kombinati i metaleve me ngjyra afër Sofjes prodhoi afro 700 tona absorber për eksperimentimin e përshpejtuesit të madh të hadroneve. Prapë për detektorin e përshpejtuesit prodhuam kornizat prej alumini. Kjo është një mekanikë me precizitet shumë të lartë. Kemi kontribut në shërbimin dhe në mirëmbajtjen e klestërit kompjuterik të organizatës, ku ka më se 120 mijë kompjuterë. Një firmë bullgare është nënzbatuese dhe realizon një pjesë të madhe prej punës, duke siguruar shfrytëzimin normal të këtij kompleksi. Kështu që Bullgaria ka një pjesëmarrje të gjerë dhe të larmishme.”

Kjo është një njohje për industrinë bullgare dhe për cilësinë e prodhimit bullgar.

“Kur diskutohej anëtarësimi i Bullgarisë në Organizatën Evropiane të Studimeve Bërthamore /CERN/, më parë erdhi një komision, i cili të verifikojë gjendjen e industrisë bullgare dhe mundësitë e saj të prodhojë elemente dhe teknologji për organizatën – saktëson docenti Litov. Dhe në se Bullgaria nuk do të ishte vërtetuar, se disponon një industri të mirë për prodhimin e elementeve për eksperimentet e ndryshme, pavarësisht nga arritjet e mira shkencore, nuk do të hynim në CERN-in.”

Çfarë është pjesëmarrja e Bullgarisë në përshpejtuesin e madh të hadronave, prapë iu përgjigjet docenti Litov:

“Bullgaria merr pjesë në këtë projekt që nga lindja e idesë para më se 20 vjetëve. Përqendruam pjesëmarrjen tonë në njërin nga dy eksperimentet e mëdha të përshpejtuesit. Prodhuam pjesa prej pajisjeve, morëm pjesë në krijimin e dizajnit të detektorit dhe të tërë programit fizik. Tani pala bullgare përgjigjet për të gjitha pajisjet e instaluara. Në detyrat tona hyjnë mirëmbajtja e përshpejtuesit gjatë eksperimenteve dhe sigurimi i punës së tij normale. Krahas kësaj marrim pjesë në analizimin e të dhënave dhe të interpretimit të rezultateve.”

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Evropiane të Studimeve Bërthamore /CERN/ profesor Rollf Hojer vlerëson pjesëmarrjen e industrisë dhe teknologjive bullgare dhe punën e shkencëtarëve bullgarë në organizatën ashtu:

“Industria bullgare vërtetoi cilësinë e lartë të prodhimit të vet, sepse është shumë e vështirë të arrihet një rikthim aq të lartë të mjeteve. Më se 50 për qind nga kuota vjetore të anëtarësisë kthehen në Bullgari në formën e porosive për industrinë bullgare. Duke marrë parasysh edhe shtetet e tjera anëtare të organizatës, kjo është një arritje tepër e lartë. Pjesëmarrja e industrisë nuk mund të realizohet pa praninë e fortë të ekipeve shkencore nga Bullgaria.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD