Dëshmi nga antikiteti dhe mesjeta zbuluan arkeologët gjatë gërmimeve në një kështjellë të lashtë që ndodhet në lokalitetin Ballëk dere të Bullgarisë së Jugut. Sipas Ivajlo Kënevit, udhëheqës i studimeve që prej disa vitesh, ndërtimi i kështjellës ka filluar gjatë shekullit IV dhe ndoshta është lidhur me zhvendosjen e kryeqytetit të Perandorisë Romake nga Roma në Kostandinopojë. Atëherë u ndërtuan disa kështjella rreth kryeqytetit të ri dhe kjo është njëra prej tyre.
“Gjatë këtij viti bëmë disa zbulime interesante për këtë kështjellë – tha Ivajlo Kënev. – Në shtresat më të poshtme zbuluam disa monedha helenistike nga shekulli II-I para Krishtit. Kjo na jep arsye të mendojmë se gjatë shekullit IV, kur është ndërtuar kështjella, këtu ka pasur diçka të lidhur me epokën helenistike. Kjo do të saktësohet më vonë në vazhdim të gërmimeve. Gjëja tjetër që zbuluam është se fundi i jetës së kështjellës ka qenë në gjysmën e parë të shekullit XIII, domethënë monedha nga një periudhë më të vonshme nuk u zbuluan.”
Gjatë gërmimeve në kështjellë u gjetën sende të lidhura me kulturën e bullgarëve. “Kjo ishte diçka e rëndësishme, sepse pohon përsëri tezën se në fund të shekullit IX dhe në fillim ët shekullit X bullgarët kanë arritur afër Kostandinopojës, në 30 kilometra nga Edreneja – shpjegoi Ivajlo Kënev. – Kështu me metodat e arkeologjisë fiksojmë dhe vërtetojmë zgjerimin territorial të Bullgarisë gjatë asaj periudhe që dihet nga dokumentet historike.”
Gjatë gërmimeve u zbuluan dhe sende nga përditshmëria e popullsisë – qeramikë, sende për peshkim. Janë interesante dhe dëshmitë që u gjetën në një nekropol nga shekulli XI.
“Në këtë nekropol zbuluam varreza me stoli shumë të bukura – tha arkeologu. – Në një prej varrezave gjetëm një gur me mbishkrim. Ai është në greqishte të vjetër, ndoshta nga periudha e shekujve IV-VI. Fatkeqësisht janë ruajtur vetëm disa vargje. Vetë pllaka është përpunuar shumë mirë. Mbetet shpresa më tej të gjejmë pjesën tjetër të mbishkrimit.”
Pas gërmimeve mbetet për t’u kryer puna tjetër që është dokumentimi. “Kjo punë duhet të bëhet në mënyrë korrekte që të përshkruajmë mirë trashëgiminë tonë – shpjegoi Ivajlo Kënev. – Përshkruhet për shembull sa pjesëza qeramike në sa centimetra janë gjetur, çfarë është ngjyra e tokës e kështu me radhë. Këto janë gjëra të rëndësishme për shkencën.”
Bashkë me objekte të tjera arkeologjike në vend, edhe kjo kështjellë mori ndihmë financiare nga shteti që të vazhdojnë gërmimet. Studimet do të zgjaten dhe gjatë vjeshtës.
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Fotografitë janë ofruar nga Ivajlo Kënevi
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..