Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria me kontribut në luftën me paratë e falsifikuara

Gjatë kohës së vizitës së tij në Bullgari drejtori i Evropolit Robërt Uejnrajt e vlerësoi lartë punën e qeverisë bullgare kundër krimit të organizuar.
Foto: BGNES

“Bullgaria dhe Evropoli drejtojnë një mesazh të përbashkët drejt krimit të organizuar, se nuk do të ketë sukses”. Këtë e deklaroi drejtori i zyrave policore në Bashkimin Evropian Robërt Uejnrajt, i cili qe për një vizitë në shkurtër në Bullgari në fund të javës së kaluar të punës. Shkaku konkret për fjalët e tij qe aksioni i suksesshëm i policisë bullgare bashkërisht me Evropolin dhe zyra amerikane “Sikret sërvis”, në të cilin u zbulua shtypshkronja për një valutë të falsifikuar.

U regjistruan para të falsifikuara për mbi 1 milionë e gjysmë euro, të prodhuar në shtypshkronjën ilegale përpara pak kohe rreth fshatit Dollno Sahrane rrethi i qytetit Kazanllëk dhe të shpërndarë në 24 shtete evropiane. Shtypshkronja ka qenë e pajisur me një teknikë me cilësi të lartë dhe me materiale të shtrenjta si letër, bojëra, reaktive e të tjera, të shfrytëzuara gjatë prodhimit të valutës së falsifikuar. Paratë kanë qenë me një cilësi të lartë dhe kanë pasur shenjat e mbrojtura të valutës përkatëse. Janë gjetur dhe një sasi e madhe të kuponëve të falsifikuara për taksë rrugore. Më shumë se 6 vjet kanë punuar zyrat rreth zbulimit të shtypshkronjës, sqaroi kryeministri Bojko Borisov. Sipas tij ky është një rast pa precedent të bashkëpunimit midis organizatave policore në Evropë.

“Grupi kriminel, i cili qe i arrestuar më 1 tetor, qe përgjegjës për prodhimin e dollarëve dhe të eurove të falsifikuar me një cilësi të lartë - deklaroi Robërt Uejnrajt. Pas hetimeve intensive nga ana e autoriteteve bullgare, të përkrahur nga Evropoli dhe “Sikret Sërvis”, mundëm ta transportojmë veprimtarinë kriminele të këtij grupi kriminel, që ndikon mbi sigurinë jo vetëm në Bullgari, por dhe të shumë vendeve të tjera në Evropë. Kemi saktësuar dhjetëra mijë raste të qarkullimit të kësaj valute të falsifikuar në mbi 20 vende evropiane, ku më fortë të prekurat janë Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja. Si një drejtor i Drejtorisë evropiane të policisë jam i vendosur ta shpartallojë këtë krim, i cili prek sigurinë e qytetarëve në Bashkimin Evropian. Ne jemi të vendosur ta bëjmë Evropën një vend të sigurt, duke punuar me ngulm me kolegët në Evropë dhe kudo nëpër botë. Gëzohem të them se, bashkëpunimi ynë me autoritetet bullgare është jashtëzakonisht i mirë, por vetëm në fushën e luftës me falsifikimet, por po kështu dhe në shumë fusha të tjera të krimit të organizuar. Për shembull, gjatë muajit shtator bashkërisht me autoritetet bullgare mundëm të zbulojmë dhe të marrim 10 tonë lëndë, të shfrytëzuar për prodhimin e narkotikëve sintetik në Bullgari dhe në vende të tjera në Evropë. Ka dhe akoma shumë shembuj të tjerë. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë një ndihmë maksimale për autoritetet bullgare në luftën e tyre kundër figurave kryesore kriminele, të cilët janë akoma aktiv në Bullgari. Sepse ne e dimë se, kjo prek jo vetëm qytetarët e Bullgarisë, por dhe të pjesës tjetër nga Evropa. Me kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin shqyrtuam se si bashkëpunimi ynë të jetë edhe më efektiv në të ardhmen. Sot, Bullgaria dhe Evropoli drejtojnë një mesazh të përbashkët ndaj krimit të organizuar - ju nuk do të keni sukses, ne jemi nëpër gjurmët tuaja dhe jemi të vendosur ta bëjmë Evropën një vend të sigurt për të jetuar.”

Robërt Uejnrajt e lavdëroi personalisht kryeministrin Bojko Borisov dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i punëve të brendshme Cvetan Cvetanov për angazhimin e tyre personal në luftën me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Shefi i Evropolit u dha letra falënderimi të gjithë pjesëmarrësve në aksionin për zbulimin e shtypshkronjës për valutë të falsifikuar. Ministria e Punëve të Brendshme mori një kompliment dhe nga ambasadori amerikan te ne Xhejms Uorlik:

“Ky operacion për luftë me falsifikimet qe një sukses shumë i madh, bashkëpunimi qe tepër i mirë, por ai është dhe shumë më tepër se kaq. Në fakt ai shënoi një epokë të re në bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe organeve policore në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një nivel i tillë i bashkëpunimit midis SHBA-së dhe Bullgarisë nuk kemi parë deri tani. Kjo është një shenjë shumë pozitive për rrugën e Bullgarisë ndaj Shengenit dhe më tepër është sinjal drejt kriminelëve nëpër botë, se nuk do të jenë në një parrezikshmëri në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD