Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

25 për qind e kandidat studentëve bullgarë preferojnë të mësojnë jashtë

Foto: BGNES
Rreth ¼ prej studentëve bullgarë preferojnë të mësojnë në universitete prestigjioze jashtë. Shkaku kryesor është se në Bullgari u mungon mjedisi ndërkombëtar, kontaktet me studentët nga shtete të tjera. Këtë e tregon studimi i një firme – konsultuese, e cila i ndihmon bullgarët e rinj të zgjedhin universitete jashtë.

Studentët bullgarë janë ata, të cilët përfitojnë më shumë nga anëtarësimi ynë me të drejta të plota në BE. Destinimi më i preferuar u bë Britania e Madhe, universitetet e së cilës para kësaj nuk i përgjigjeshin xhepit të studentit bullgar. Aktualisht atje mësojnë mbi 8 000 studentë bullgarë. Për këtë vit akademik u regjistruan akoma 55 në universitetet më të mira vetëm në kuadrin e projektit “Arsim botëror”. 90 për qind e studentëve bullgarë në Britaninë e Madhe shpresojnë tek mundësitë për kreditim shtetëror, të cilat sigurohen nga Agjencia studentore për kreditim (Student Loans Company). Ajo financon tërë taksën e studimeve dhe siguron kushte të lehtësuara pagimi. Shumë bullgarë marrin dhe bursë për nota të shkëlqyera, e cila livrohet nga vetë universiteti.

“Bullgaria është një prej vendeve në BE, bashkë me Austrinë, të cilat janë në vend të parë për nga numri i studentëve, të cilët dëshirojnë të mësojnë jashtë – thotë Svetllan Danev, koordinator i projektit “Arsim botëror”. – Ndërkohë ajo zë një prej vendeve të fundit sa i përket numrit të njerëzve, të cilët e realizojnë këtë dëshirë. Në vend të parë është Gjermania, ku rreth 18 për qind prej studentëve realizojnë dëshirën e tyre për të mësuar jashtë. Në Bullgari ata janë rreth 11 për qind. Një studim ndër të rinjtë tregon se shkaku kryesor nuk është mungesa e financave. Në vend të parë është barriera linguistike. Kandidat studentët bullgarë nuk zotërojnë në nivelin e domosdoshëm gjuhën e huaj, që të mund të studiojnë me sukses jashtë vendit.”

Holanda është shteti tjetër, i cili pranon me dyer të hapura studentët e huaj dhe sidomos ata nga Bullgaria. Që para se të aderohet vendi ynë në BE, ajo kishte siguruar taksa më të ulëta për studentët bullgarë dhe kushte të barabarta me ato për vendet anëtare. Rreth 1 200 bullgarë studiojnë në Holandë, të tërhequr nga programet e ndryshme në gjuhën angleze dhe mundësia për aplikimin e arsimit në biznes.

“Studentët bullgarë kërkojnë gërshetimin e teorisë me praktikën, ata dëshirojnë të ketë stazh akoma gjatë vitit të parë të studimeve të tyre – shpjegon Irina Hristova, udhëheqëse e firmës – konsultuese, përfaqësuese e projektit “Arsim botëror” për Bullgarinë. – Statistika tregon se studentët në Bullgari fillojnë të punojnë krahas studimeve akoma në vitin e parë. Prandaj ata preferojnë që kjo punë të kontrollohet nga universiteti, të jetë në përputhje me specialitetin e tyre, dhe profesorët, të cilët përgjigjen për zhvillimin e tyre personal të ndjekin realizmin e studentëve në praktikë. Kjo u garanton studentëve se pasi e mbarojnë arsimin katër vjeçar do të kenë stazh në specialitet, si dhe rekomandimet e domosdoshme, që të mund të gjejnë punë shpejt.”

Danimarka gjithashtu ofron studime në anglisht dhe tërheq studentë bullgarë. Shumë bullgarë të rinj preferojnë të studiojnë gjithashtu në Gjermani dhe Francë. Ndër specialitetet e preferuara nga bullgarët janë biznesi dhe ekonomia. Mirëpo gjatë disa viteve të fundit vëzhgohet një shumëllojshmëri më e madhe ndër specialitetet më të kërkuara si moda, dizajni, arkitektura, e drejta, studimet evropiane, shkencat e lidhura me veprimtaritë sociale.

“Nxënësit bullgarë tregojnë një interes shumë të madh ndaj specialiteteve të reja, duke kombinuar dy specialitete në një, për shembull shkencat kompjuterike dhe burimet ripërtëritëse energjetike – shpjegon Irina Hristova. – Këto janë specialitete të rënda, por bullgarët e rinj i preferojnë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhja bullgare për fjalën e vitit 2024 është Shengen

"Shengen" është fjala më me rëndësi në Bullgari për vitin e kaluar 2024. Me 37% të votave, fshati luksemburgas, i cili është sinonim i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në BE, kryesoi renditjen në sondazhin e katërt vjetor të kryer nga platforma e..

botuar më 25-01-20 11.29.PD
Foto: Facebook /Tempulli

Kisha e Shën Athanasit në Gorni Llozen po përgatitet për festën e saj, pritet edhe patriarku Daniil

Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..

botuar më 25-01-17 3.10.MD
Kisha Bullgare “Shën Mbreti Boris Pagëzori” në Berlin

Bullgarët në Berlin shënojnë festën e Shën Antonit të Madh me solemnitet të veçantë

Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..

botuar më 25-01-17 6.15.PD