Në një konferencë shtypi në Sofje arkeologu i njohur bullgar Nikolaj Ovçarov përgjithësoi punën gjatë kësaj stine në qytetin e shenjtë Perperikon në malin Rodope. Ekipi i tij studion që prej 11 vjetëve qendrën e lashtë të kultit që është krijuar para 7 mijëvjeçarëve. Gjatë këtij viti arkeologët kanë studiuar hapësirën midis Akropolit – pjesa më e lartë e Perperikonit, dhe pallatit tempull.
“Pallati është shumë interesant, me gdhendje në shkëmbinj, me dhjetëra salla, dhoma, korridore dhe shkalla – rrëfen prof. Ovçarov. – Ai shtrihet në 10 mijë metra katrorë sipërfaqe dhe ka pasur katër kate.”
Sa i përket pjesës midis Akropolit dhe pallatit, studimet atje ishin shumë të vështira, sepse duhej të pastrohen 12 metra tokë dhe gurë. Por në këtë pjesë u zbuluan mure të ruajtura deri në katër metra. Studimet e sivjetshme dhanë mundësi të datohet saktësisht pajisja e mbrojtjes – në gjysmën e dytë të shekullit III të erës sonë. Gjatë asaj kohe Ballkani ishte pjesë e Perandorisë Romake. Për shkak të depërtimit të barbarëve në gjysmën e dytë të shekullit III, Perandoria filloi të ndërtonte mure rreth qyteteve kryesore. Muri i Perperikonit është madhështor – 3 metra i gjerë, me blloqe të mëdha prej guri. “Për herë të parë gjejmë tek ne një qytet malor me mure kaq solide, me sa duket autoritetet romake kanë shfaqur kujdes të posaçëm për ta mbrojtur” – rrëfen prof. Ovçarov.
“Muret janë ndërtuar kështu që të rrethojnë të gjitha ndërtesat e rëndësishme – vazhdon Nikolaj Ovçarov. – Përfshi pallatin e shenjtë, i cili ka ekzistuar prej shekujsh dhe është rindërtuar shumë herë. Pikërisht atje ndodhet altari i madh që u zbulua gjatë vitit 2004 dhe për të cilin supozojmë se është i zotit Dionis. Studimet e sivjetshme tregojnë se pallati ka pasur një rëndësi të madhe dhe duhej të mbrohet doemos nga barbarët.”
Një shkak tjetër për ndërtimin e mureve solide ndoshta janë minierat e arit që ndodhen në 3-4 km afër Perperikonit. Me sa duket, qyteti duhej të kujdeset dhe për mbrojtjen e tyre. Një hollësi tjetër interesante është plani urban i Perperikonit. Ai tregon se gjatë asaj periudhe Perperikoni ka qenë një qytet romak tipik – me rrugë, me sheshe të gjera, me ndërtesa private dhe publike, me tempuj. “Deri tani nuk kemi supozuar se diçka e tillë mund të ekzistojë mbi shpatin e një shkëmbi” – shënon prof. Ovçarov.
Në konferencën e shtypit ai tregoi disa nga zbulimet më interesante të stinës. Ndër to janë një skeptër guri që datohet në fund të mijëvjeçarit të pestë para Krishtit. Historianët ende diskutojnë në se këto skeptra kanë pasur vetëm një vlerë kulti ose janë përdorur si topuzë. Prapë nga kjo periudhë është një mulli i vogël prej guri. Është e mundur që ai të ketë pasur një vlerë kulti – shenjë nderimi ndaj bukës. Ose të ketë qenë një lodër fëmije. Nga epoka e bronzit është një figurë të bukur kalorësi dhe një instrument i lashtë kirurgjik. Ndër artefaktet e mesjetës është imazhi i parë i një kukeri në tokat tona – nga shekulli XIII. Kukerët janë njerëz me maska të tmerrshme që kërcejnë valle rituale, me të cilat dëbojnë forcat e këqija dhe sjellin shëndet dhe pjellori. “Tashmë është vërtetuar se lojërat e kukerëve vijnë nga lojërat e lashta të Dionisit – vakhanaliat, dhe janë lidhur me besimet e vjetra trake. Rituale të ngjashme ekzistojnë jo vetëm tek ne, por edhe në Greqinë Veriore” – shpjegon Nikolaj Ovçarov.
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..