Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E drejta e zgjedhjes dhe sistemi i vlerave të njerëzve të rinj

Foto: Архив
Kush jam dhe në çfarë besoj? Reklamat dhe tendencat e fundit të modës ose morali dhe gjendja shpirtërore do të formojnë botëkuptimin tim? Përgjigjen e këtyre pyetjeve dhe të akoma shumë të tjerave rreth sistemit të vlerave dhe lirisë së zgjedhjes në shoqërinë moderne kërkuan së bashku të rinj bullgarë, anglezë dhe holandezë. Kjo u bë e mundur në sajë të projektit për një këmbim kulturor të Shoqatës së studentëve të krishterë në Bullgari, financuar nga Programi “Rinia në veprim” ndaj Qendrës kombëtare “Programe evropiane rinore dhe iniciativa”. “Programi i projektit qe drejtuar drejt domosdoshmërisë së njerëzve të rinj të njohin më mirë veten e vet në procesin e këmbimit të ideve me vërsnikët e vet sa i përket vlerave dhe prioriteteve, nga të cilat ata janë të kryesuar në jetë. Projekti kishte për qëllim t’i inkurajojë pjesëmarrësit të kuptojnë lidhjen midis sistemit të vlerave dhe sjelljen dhe si rezultat të ri mendojnë prioritetet e veta, të përqafojnë një sistem vlerash me një rëndësi shoqërore dhe të mbrojnë lirinë e zgjedhjes”, sqaron Darena Coneva, koordinatore kombëtare e projektit.

“Për ne është me rëndësi që studentët të kenë mendim, të kenë ide të cilat t’i realizojnë, shton ajo. Ky projekt lindi pikërisht në mjedisin studentor nga një grup pune të studentëve. E quajtëm “Projekt veror” dhe tanimë ka një histori afro 20 vjeçare. Kuptohet se gjatë viteve temat, idetë, pjesëmarrësit këmbehen. Më e rëndësishmja është se takojmë studentë nga kultura të ndryshme, i detyrojmë të komunikojnë, të ndajnë ide, përvojë, përjetime...”

Temat e shqyrtuara gjatë kohës së projektit për një këmbim ndërkulturor gjatë këtij viti nga studentët bullgarë, anglezë dhe holandezë qenë: “Liria që të pyes”, “Liria që të zgjedh, “Liria të ndihmojë”, “Liria nga shtampa” sqaron Trifon Trifonov, kryetar i Shoqatës së studentëve të krishterë në Bullgari dhe shton: “Shumë gjëra rastisën gjatë kohës së “Projektit veror 2010”. Në program kishte veprimtari të ndryshme të cilat kontribuuan për atmosferën e plotë të evitimit të dallimeve dhe të miqësisë përtej barrierave etnike, raciale dhe fetare. Për shembull garë për fotografi më origjinale, turne sportive, valle. Dhe po kështu dhe ditë për veprimtari sociale me vizita në një shtëpi për të moshuar, shtëpi për fëmijët me të meta dhe pjesëmarrje në fushatën për popullarizimin e kujdesit të pranimit në Bullgari. Studentët qenë shumë të gëzuar nga ajo që përjetuan dhe nga mundësia të ndajnë përvojën e vet dhe mendimet e veta. Debatet qenë të shumta me të vërtetë dhe prej tyre lindën ide të shumta. Për këtë, se si të luftojmë kundra diskriminimit në vendet tona, të inkurajojmë njerëzit në një gjendje të pabarabartë të përfshihen në proceset shoqërore. Netët kulturore qenë të përmbushura me shumë hare dhe një dialog ndërkulturor. Studentët bënë çdo gjë të mundur të paraqesin kulturat e veta në një mënyrë shumë dëfryese dhe kreative. Programi qe jashtëzakonisht i larmishëm dhe i plotë vlefshëm. Kishte loja, vallëzime, ekskursione në të cilat i njohëm miqtë tanë me traditat bullgare dhe me historinë.”

Holanda do të jetë mikpritëse e “Projektit të ardhshëm veror”. Rezultatet nga projekti i sivjetshëm Trifon Trifonov i përgjithësoi kështu: “Barrierat e kufijve kombëtarë ranë dhe secili e kuptoi lirinë dhe të drejtën e qytetarëve të Bashkimit Evropian të zgjedhjes personale të sistemit të vlerave.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival ekologjik në Ellhovo prezanton ushqim të pastër nga fermat në rajon

Ellhovo ndodhet në pjesën juglindore të Ultësirës së Trakisë në mes të një fushe pjellore midis maleve Stranxha dhe Sakar. Një nga lumenjtë më të mëdha në Bullgari - Tunxha - kalon pranë qytetit, dhe në rajon ka 21 fshatra me tokë bujqësore, të cilat..

botuar më 24-09-06 5.25.PD

“Supa më e shijshme e peshkut” dhe vera do të ofrohen në një festival në Burgas

Festivali i pestë i Peshkut dhe i Verës do të mbahet nga 5 deri më 8 shtator në qytetin tonë bregdetar Burgas. Veprimtaria do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një shumëllojshmëri prodhimi të kuzhinës dhe verës, një program muzikor dhe..

botuar më 24-09-05 6.10.PD
Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov

Nominimet bullgare për Komisioner Evropian: Beteja për resorë në kulmin e formimit të përbërjes së re të KE-së

Nominimet për eurokomisioner bullgar u shpallën në sfondin e zëvendësimit të qeverisë së parë provizore të kryeministrit Dimitër Gllavçev me atë të dytë, në sfondin e një krize të thellë partiake në dy nga forcat politike tradicionale në Bullgari -..

botuar më 24-09-04 7.07.MD