Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rëndësia historike e kryengritjes së vëllezërve Asen dhe Petër

Monumenti i mbretërve Asen, Petër, Kallojan dhe Ivan Asen II në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo
Foto: www.veliko-tarnovo.net
Më 26 tetor të vitit 1185 vëllezërit Asen dhe Petër ngritën një kryengritje për çlirimin e Bullgarisë nga sundimi 170 vjeçar bizantin. Në vitin 1018, me gjithë rezistencën e ashpër, trojet bullgare u rrëzuan nën sundimin e Kostandinopojës. Në territoret e pushtuara u vendos sistemi bizantin ushtarak, administrativ dhe tatimor. Trojet bullgare u ndanë në qarqe të administruara nga strategë. Patrikana e pavarur bullgare u ul në rangun e Peshkopatës me seli në Ohër. U vendos edhe e ashtuquajtura pronia – një formë e pronësisë së tokës, te e cila toka ishte në dispozicion të fisnikëve me të drejtën të mbledhin tatime. Dhe përderisa në shtetin e parë bullgar, që ekzistonte brenda viteve 680 deri në vitin 1018, pra periudha nga themelimi i shtetit nga hani Asparuh deri në rrëzimin e tij nën sundimin bizantin, tatimet ishin kryesisht natyrale dhe të angarisë, tani u vendosën edhe tatimet në të holla. Kjo vështirësonte edhe më jetën e popullsisë. Bullgarët nuk u pajtuan me gjendjen e tyre të rëndë dhe disa herë ndërmorën prova për hedhjen poshtë të tutelës bizantine. Mirëpo, kryengritjet ishin të pasuksesshme. Megjithatë vrulli i popullit ndaj lirisë nuk u shua.

Në fund të shekullit XII Bizanti përjetoi një krizë serioze politike. Separatizmi në rritje minoi themelet e perandorisë. Trojet bullgare dy herë u shkretuan si rezultat i kryqëzatës së parë dhe asaj të dytë. Territoret në veri të malit Stara Pllanina u bënë një arenë të sulmeve të fiseve peçenegë dhe kumanë. Nga veriperëndimi në territorin e Bullgarisë filluan të depërtojnë hungarezë dhe serbë. Ndërkohë në Kostandinopojë u bë një grusht shteti dhe në vitin 1185 perandor u shpall Isak II Angell. Ai njihej me karakterin e vet të pavendosur. Ndër detyrat e tij të para ishte të vendos paqe brenda në vend dhe me fqinjët e Perandorisë Bizantine. Për arritjen e këtyre qëllimeve ai nënshkroi marrëveshje me serbët dhe hungarezët dhe u martua me princeshën hungareze Margaret. Duke prirë nga dëshira të bëjë një martesë të madhe dhe madhështore perandori vendosi një thatim suplementar mbi kafshët për mbarë popullsinë. Mirëpo në trojet bullgare ky tatim ishte disa herë më i rëndë.

Kjo provokoi pakënaqësinë dhe indinjatën e popullit. Kryengritje organizuan më parë banorët e trojeve në lindje të malit Stara Pllanina. Mirëpo veprimet e tyre nuk kishin karakter të organizuar. Në qytetin Tërnovo në krye të pakënaqësisë popullore qëndruan dy bujarët bullgarë, vëllezërit Asen dhe Petër. Më 26 tetor të vitit 1185 për bekimin e kishës “Shën Dhimitër” në qytet u mblodhën shumë njerëz. Ndër shumicën e mbledhur u përhap lajmi, se Shën Dhimitri nuk është më mbrojtës i Selanikut, sepse qyteti u pushtua nga normanët. Të gjithë iu drejtuan lutje ikonës së Shën Dhimitrit për përkrahjen e luftës së popullit bullgar për çlirimin nga sundimi bizantin. Hapi i parë, që ndërmorën dy vëllezërit ishte të rivendosin pavarësinë e Kishës Bullgare. Tri peshkopët grekë që asistuan në bekimin e kishës u detyruan të shugurojnë murgun bullgar Vasilij – kryepeshkop. Pas kësaj ai shpalli mbret të bullgarëve vëllain më të madh Teodor, i cili pranoi emrin Petër për nder të mbretit shenjtor Petër I, vitet 927 – 970. Kështu u tregua prania me pushtetarët e shtetit të Parë Bullgar. Shumë shpejtë kryengritja u përhap në mbarë territorin e Bullgarisë Veriore. Gjatë pranverës së vitit 1186 vëllezërit Asen dhe Petër me trupat e tyre nisën te kryeqyteti i vjetër bullgar Presllav. Me pushtimin e kësaj fortifikate të fuqishme, ata deshën të tregojnë, se rimëkëmbin shtetin bullgar. Mirëpo garnizoni i fortë dhe kalaja ishin pengesë të madhe për ta dhe kështu kryeqytet i Mbretërisë së Dytë Bullgare për më se dy shekuj u bë qyteti Tërnovo.

Rebelimi i suksesshëm i bullgarëve futi shqetësim në Bizantin. Personalisht perandori Isak II Angell ndërmori masa për shtypjen e kryengritjes. Gjatë verës së vitit 1186 në krye të një ushtrie të madhe ai befasoi bullgarët. Vëllezërit Asen dhe Petër ishin të detyruar të prapsin përtej Danubit dhe të kërkojnë ndihmën e fiseve kumane. Disa muaji më vonë ata u kthyen me repartet e tyre së bashku me repartet e kalorësve kumanë. Më parë ata u fortifikuan në veri të malit Stara Pllanina dhe pas kësaj nisën të çlirojnë trojet e pushtuara bullgare. Me trupat e veta ata depërtuan në jug të malit Stara Pllanina dhe u drejtuan te qytetet Ajtos, Anhiallo, Stara Zagora. Në të njëjtën kohë në Bullgarinë Jugperëndimore kundër Perandorisë bizantine u ngrit pasaniku Dobromir Hriz.

Gjatë pranverës së vitit 1187 perandori Isaak II Angell me trupat e tij vendosi të sulmojë prapë trojet përtej malit Stara Pllanina. Pranë mureve të kështjellës Loveç ai hasi rezistencën e organizuat shumë mirë të bullgarëve. Pas një rrethimi të pasuksesshëm tremujor perandori ishte i detyruar të arrijë paqen. Me marrëveshjen paqësore u shënua fundi i kryengritjes së popullit bullgar. Sipas klauzolave të saj bullgarët përcollën si garant në kryeqytetin bizantin vëllai më i vogël i vëllezërve Asen dhe Petër – Joanica, quajtur edhe Kallojan. Perandori njohu pushtetin e fisit Asenevci mbi Bullgarinë Veriore.

Megjithëqë kryengritja nuk zgjidhi çështjen me legjitimitetin e shtetit bullgar, ajo hoqi pushtetin bizantin mbi pjesën dërmuese të trojeve bullgare dhe vuri fillimin e Mbretërisë së Dytë bullgare. Kështu u hap rruga drejt zhvillimit politik dhe ekonomik dhe drejt lulëzimit kulturor të shtetit bullgar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Aleksej Stambollov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD