Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Dhimitrit – zakone dhe besime popullore

Muaji i Dhimitrit – këtë emër populli e kishte vërë në të kaluarën muajin e dhjetë të vitit. Emri vinte nga dita e Shën Dhimitrit – një nga festat më të mëdha dhe të respektuara në kalendarin popullor. Kjo ditë gjithnjë bie më 26 tetor. Populli e quante ditën e Shën Dhimitrit edhe Mitrovden ose Razpus. Edhe më sot janë të ruajtura një sërë ritesh dhe besimesh lidhura me këtë ditë të shënuar. Bullgarët me kënaqësi dhe me gëzim kujtojnë përralla të çuditshme dhe legjenda për këtë shenjtor të nderuar dhe të dashur.

Kremtet kishtare janë për nderë të dëshmorit martir Dhimitër. Ai lindi në qytetin Selanik në shekullin III dhe u edukua në të gjitha virtytet prej krishteri. Dhimitri ishte një njeri i arsimuar me veti të mira dhe të shumta prej njeriu. Për shkak se përhapte fenë e krishtere, ai u arrestua nga ushtarët e Perandorisë Romake dhe u hodh në burg. Pas torturave të shumta ai vdiq si martir. Që kur ishte gjallë Dhimitri bënte vepra çudibërëse. Ai mjekonte njerëzit dhe u jepte atyre shpresë dhe mbështetje. Në kishën e vogël pranë varrit me forcën e vet mjekuese shenjtori shëronte njerëzit që erdhën me besim dhe lutje. Këngët kishtare rikrijojnë virtytet dhe dinjitetet e shumta të Shën Dhimitrit. Në legjendat dhe përrallat popullore pamja e shenjtorit pak nga pak përputhet me përfytyrimin e krishterë përshkruar në jetëshkrimet. Populli e rikrijon shenjtorin si një ushtar sypatrembur plotë guxim, mbrojtës i të varfërve dhe i të dobëtëve. “Gjergji mban pranverën, Dhimitri sjell dimrin” – kështu thuhet në një proverb popullor bullgar. Sipas përfytyrimeve popullore Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri janë vëllezër binjak. Një nga legjendat më të përhapura ka të bëjë me një njeri i varfër, i cili çdo ditë shkonte të zinte peshk në lumin e afër. Një herë ai gjuajti një peshk i vogël. Me një zë prej njeriu peshku i drejtoi atij lutje të lëshojë në ujërat e ftohta. Atë ditë i varfëri u kthye në shtëpi pa peshk. Pas kohe ai prapë e gjuajti këtë peshk, por ai ishte pak i rritur. Njeriu me gjithë varfërinë dhe mos kamjen deshi, që prapë të rikthejë në lum. Por kësaj here vet peshku i tha, të merr atë për ushqim. Ai shtroi kushtin, që kockat të varrosen në stallat te pela. I varfëri i vinte keq për peshkun, por plotësoi dëshirën e tij. Pas pak kohe gruaja e tij lindi dy djem, ndërsa pela polli dy mëza. Djalin e parë e emëruan Dhimitër, ndërsa të dytin – Gjergji. Pasi u rritën, një ditë djemtë shaluan dy mëzat të vendosur të kërkojnë fatin e tyre anë e mbanë botës. Në një udhëkryq Gjergji nisi majtas, ndërsa Dhimitri – djathtas. Nuk kaloi shumë kohë dhe te Dhimtri erdhi lajmi, se vëllai i tij është në fatkeqësi. Ai nisi të kërkojë Gjergjin, por gjeti vetëm mëzin e tij. Dragua e gëlltiti Gjergjin. Dhimitri arriti ta bind dragoin të rikthejë shpirtin e vëllait. Binjakët hipën mëzat e tyre dhe u bënë shenjtorë. Kështu ata u transferuan në qiell dhe filluan t’u ndihmojnë njerëzve.

Si mbrojtës i dimrit dhe i acarit, Shën Dhimitri ka një mjekër të gjatë dhe të bardhë. Kur ai e tund mjekrën prej saj fillon të bie borë e bardhë. I tillë është Shën Dhimitri në përfytyrimet e popullit. Festa e Shën Dhimitrit konsiderohet fundi i vitit bujqësor. Kjo është dita, kur çlirohen argatët deri në vitin tjetër bujqësor. Detyrimisht atë ditë i jepet fund të gjitha punimet bujqësore. Krahas kësaj përfundojnë edhe veprimtaritë e ndërtimit. Ja përse Dita e Shën Dhimitrit shënohet edhe si festë e ndërtuesve. Në disa rajone të vendit festa ka edhe një emër tjetër Razpust. Kjo për arsye se atë ditë në të kaluarën çliroheshin argatët dhe shërbëtorët. Me besimin, se Shën Dhimitri është njeri prej shenjtorëve që caktojnë ciklin bujqësor lidhet edhe një përrallë tjetër. Mirëpo, në të vëllai i Dhimitrit mban emrin Mihaill. Në të tregohet, se një ditë të gjithë shenjtorët qiellorë u mblodhën që të kërkojnë nga Zoti të hedhë në burg ndezësi i Malit të Shenjtë dhe i manastireve në të. Për këtë akuzuan vëllezërit Dhimitër dhe Mihaill. Kështu e hodhën Shën Dhimitrin në burg. Tri vjet me radhë ai qëndronte të burgosur, tri vjet me radhë argatët nuk dinin ditë është apo natë, tri vjet me radhë barinjtë nuk pushuan për asnjë çast, tri vjet me radhë nuk ra asnjë pikë shiu. Dy Shenjtoret Petka dhe Nedelja, të cilat ishin të afërm të të dy vëllezërve vajtën te Zoti dhe kërkuan prej tij të çlirojë Dhimitrin. Mirëpo ai u refuzoi shenjtoreve të lirojë Shën Dhimitrin nga burgu. Atëherë dy shenjtoret iu drejtuan me një lutje të vetme te Nëna e Zotit, sepse ajo mbante çelësat e burgut. Hyjlindësja shfaqi mëshirë dhe kërkoi nga biri të çlirojë Dhimitrin që të rivendoset rendi në botë.
Dita e Shën Dhimitrit karakterizohet edhe me ritin të fillojnë fejesat dhe martesat. Pikërisht kjo është festa, në të cilën beqarët dhe prindërit e tyre shkojnë në mejdan, ku gocat hedhin vallen e tyre. Kështu si beqarët, ashtu edhe prindërit e tyre kanë mundësi të zgjidhin nusen e shtëpisë. Këngët dhe vallet janë pjesë e pandarë e kësaj feste të respektuar nga popullit bullgar.

Populli beson, se në se Ditën e Shën Dhimitrit hëna është e plotë, atëherë kosheret do të jenë të mbushura me mjaltë. Ritet e festës lidhen kryesisht me respektimin e shenjtorit që mbron argatët dhe ndërtuesit. Ditë të emrit kanë të gjithë që mbajnë emrin Dhimitër, ose Dhimitrina dhe Dimitriçka, Dimo, Mitra. Sipas statistikave, emri Dhimitër është në vendin e tretë për nga përhapja në Bullgari. Trapeza tradicionale është e pasur – gjel për ata që mbajnë emrin Dhimitër ose pulë për ato që emërohen Dhimitrina. Ditën e Shën Dhimitrit lidhet edhe me zakonin “pollazvane” bullgarisht, ose në përkthim “kush kalon i pari pragun e shtëpisë”. Kjo është një traditë e vjetër të parashikohet të ardhmen nga miku i parë që vjen në shtëpi. Në se njeriu, i cili vjen i pari në shtëpi është i mirë, i shkathët dhe i pasur, atëherë viti do të jetë shëndosh, bujar dhe i bereqetshëm. Në shumë këngë popullore tregohet, si Ditën e Shën Dhimitrit njerëzit marrin vendime të rëndësishme jetike duke iu shpresuar mbrojtjes së shenjtorit çudibërës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D-r Mustafa Haxhi

Mirëdashja është në qendër të festës së Kurban Bajramit

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..

botuar më 24-06-16 5.50.PD

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD