Moti i ftohtë dhe dëbora e parë në Sofje nuk arritën të shuajnë protestat e studentëve dje. Për herë të dytë brenda një jave studentët dolën për të protestuar kundër buxhetit të reduktuar për arsimin e lartë. Pas grevës javën e kaluar qeveria premtoi të japë 40 milionë leva (20 milionë euro) më shumë për arsim gjatë vitit 2011. Por vetëm gjysma e këtyre mjeteve do të harxhohen për modernizim dhe reformim të arsimit ë lartë, të tjerat – për arsimin e mesëm. Studentët këmbëngulin që vitin tjetër universitetet të marrin minimum 0,8% të PBB-së, dhe jo 0,48%, siç parashikohet. Kurse gjatë tre vjetëve të ardhshëm kjo përqindje të arrijë 1,13, sa është niveli mesatar në BE.
“Na lejoni të studiojmë” ishte motoja e protestës së të rinjve. Përveç kërkesave për subvencionim shtetëror suplementar për universitetet, studentët dëshirojnë që nismat e lidhura me arsimin e lartë përfshi dhe Ligji i ri për arsimin e lartë, që po përgatitet, të diskutohen publikisht me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara. Protestuesit i dorëzuan kryeministrit Bojko Borisov një deklaratë me kërkesat e tyre. “Po të ruhet projektbuxheti për vitin tjetër, ne nuk do të mund të studiojmë”, thotë Dejan Cvjatkov, student i vitit të tretë në Akademinë kombëtare për art teatral dhe filmor.
“Në krahasim me të gjitha shkollat e larta, buxheti ynë është shkurtuar më shumë, me 15% - shton Borislava Stratieva nga Akademia kombëtare për art teatral dhe filmor. – Na morën afro 2 milionë leva nga buxheti. Pa këto mjete, Akademia nuk mund të mbijetojë. Semestri ynë është shkruar me dy muaj. Ky është motivacioni im të përfshihem në protestë. Shpresoj se vitin tjetër do të rimëkëmbet procesi arsimor normal kështu që arti në Bullgari të vazhdojë të zhvillohet.”
Tani vonë kryeministri Bojko Borisov u angazhua personalisht që të sigurohen mjete për ngrohjen e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Por kjo do të zgjidhë vetëm një nga problemet e universitetit.
Protestat e studentëve u mbështetën dhe nga pedagogët. Shumë aktivë janë nga Fakulteti i Historisë i Universitetit të Sofjes. Në këshillin e fakultetit u mor vendim që çdo ditë të ketë protestë nga gjysmë orë kundër buxhetit për arsimin gjatë vitit 2011.
“Në fakultetin tonë stazhet e arkeologëve, etnologëve, të cilat janë shumë të rëndësishme për programin e tyre arsimor, nuk u zbatuan gjatë kësaj vere për shkak të mungesës së parave. Tani presim të kuptojmë në se do të na pakësojnë rrogat – shpjegon docent Petër Delev nga Fakulteti i Historisë. – Qeveria erdhi me premtimin se do të nxjerrë paratë nga ekonomia ilegale dhe do të ketë më shumë mjete në buxhet. Me sa duket, nuk arrin ta bëjë këtë. Por pakësimi i PBB-së nuk është kaq i madh sa pakësohet financimi i arsimit. Dhe unë pyes pse? Pse u rritën mjetet e policisë, e cila nuk e kryen mirë punën e vet, ndërsa financimi i arsimit pakësohet, dhe sipas meje pikërisht arsimi do ta nxjerrë popullin nga kjo situatë.”
Protestat e studentëve do të vazhdojnë dhe gjatë javëve të ardhshme.
“Është e qartë se jemi në krizë. Ne kuptojmë këtë, por dëshirojmë të mësojmë – thotë Angel Zlatkov nga Fakulteti i Historisë. – Kjo është e drejta jonë dhe ne do ta mbrojmë. Të dielën studentët nga Akademia e arteve figurative organizojnë një ekspozitë, do të shkojmë që t’i mbështetim. Të hënën prapë ka protestë. Do të protestojmë, deri sa arrijmë qëllimet tona.”
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare bullgare (BNR) Milen Mitev nënshkruan një..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të..
"Shengen" është fjala më me rëndësi në Bullgari për vitin e kaluar 2024. Me 37% të votave, fshati luksemburgas, i cili është sinonim i lëvizjes së lirë të..