Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në dimrin e nxehtë politik

“Një buxhet krejt jo adekuat. Shteti kurrë nuk ka harxhuar kaq shumë sa tani, kurse ne jemi në krizë”, është kategorik sociologut Kënço Stojçev.
Foto: BGNES
“Dimri i pakënaqësive tona”, por jo sipas John Steinbeck, mund të na ndodhet. Kjo shihet në prognozën e sociologut Kënço Stojçev nga agjencia BBSS – Gallup International, i cili komenton zhvillimin e proceseve politike në vend. Sipas sondazhit të fundit të agjencisë që u zhvillua nga 30 shtatori deri më 7 tetor, në qoftë se zgjedhjet ishin në fillim të tetorit, për partinë në fuqi do të votonin 35,2% të atyre që kanë të drejtën e votimit. Pavarësisht nga rejtingu i lartë i partisë GERB, kohët e fundit shumica e bullgarëve janë të mendimit se kjo është një qeverisje kaotike, thotë Kënço Stojçev. Tani në qendër të vëmendjes është buxheti i shtetit për vitin 2011. Gjatë debateve në parlament ai u kritikua ashpër nga opozita. Koalicioni Blu, i cili e mbështet qeverinë, gjithashtu shprehu pakënaqësi.

“Një buxhet krejt jo adekuat – është vlerësimi i sociologut Kënço Stojçev. – Shteti kurrë nuk ka harxhuar kaq shumë sa tani, kurse ne jemi në krizë”, është kategorik ai.

Pavarësisht se e mbështet qeverinë, Koalicioni Blu është në opozitë për çështjen e buxhetit. Mbështetja e partisë “Ataka” është pa rezerva, por sipas udhëheqësit të saj Volen Siderov, kjo mund të ndryshohet.

“Kjo nuk ma befason, madje pres që gjatë muajve të vijueshëm largimi të vazhdojë. Kjo tendencë është problem, sepse kemi një qeveri të minoritetit – vazhdon Kënço Stojçev. – Njëkohësisht rritet tensioni ndër përfaqësuesit e tjerë të së djathtës në Bullgari – Koalicioni Blu. Atje diferencat bëhen gjithnjë e më të mëdha, sepse politika e qeverisë mund të caktohet në çdo mënyrë, por jo si e djathtë.”

Presidenti Georgi Përvanov pohoi krijimin e një projekti me pjesëmarrjen e tij, i cili do të shpallet më 11 nëntor të këtij viti. Sipas tij kjo do të jetë një nismë e gjerë shoqërore. Kënço Stojçev komenton projektin e ardhshëm dhe reagimin e Partisë Socialiste Bullgare, cilës i përkiste Georgi Përvanov para se të bëhet president.

“Fakti se presidenti ka vendosur që pas nja dhjetë ditëve të shpallë formimin e projektit të ri, tregon largpamësi, aftësi për të pritur momentin e përshtatshëm – mendon Kënço Stojçev. – Po të kishte shpallur diçka gjatë shtatorit, madje të ishte diçka gjeniale, nuk do ta dëgjonin. Ndërsa tani momenti është shumë i mirë. Nuk pres diçka të befasishme në reagimin e Partisë Socialiste Bullgare. Duket se vija, në të cilën do të lëvizet Përvanovi, do të jetë një format shumë më i gjerë se ai partiak. Kjo do të jetë më tepër një lëvizje kombëtare që jep më shumë mundësi se sa Partia Socialiste, ndoshta me një prani të fortë të së majtës dhe qendrës.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari fillon fushata zgjedhore për votën “2 në 1”

Nga ora 00:00 e datës 10 maj, Bullgaria është në një fushatë zgjedhore 30 ditore. Kjo është fushata e gjashtë për një parlament kombëtar brenda 3 viteve e gjysmë. Megjithatë, e veçanta është se tani për besimin e zgjedhësve do të konkurrojnë  si..

botuar më 24-05-10 5.15.PD
Presidenti Radev

Presidenti Rumen Radev: Së shpejti do të bëhet e qartë nëse Maqedonia e Veriut do të ndjekë rrugën drejt Evropës

Në Ditën e Evropës , le të urojmë për një Bashkim Evropian që vazhdon të ndërtojë unitetin e tij mbi parimet e demokracisë dhe paqes. Kështu tha presidenti Rumen Radev pas vendosjes së luleve para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e..

botuar më 24-05-09 11.31.PD
Alfa Research

Parlamenti i ri duhet të transmetojë një qeveri koalicioni me të paktën 3 parti

Gatishmërinë për të votuar më 9 qershor kanë deklaruar 40% e të anketuarve në një anketë përfaqësuese kombëtare nga agjencia “Alfa Research”. 35 për qind do të votojnë për Parlamentin Evropian, sepse shumë komunitete bullgare në vendet jashtë..

botuar më 24-05-08 10.06.PD