Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konferenca “Perspektivat e degës së Ballkanistikës”

Gjatë kohës së konferencës Violeta Kacorri foli për vjershat e pabotuara të shkrimtarit dhe krijuesit të madh shqiptar Thoma Kacorri.
Foto: Anna Kapitanova
Në fund të muajit nëntor në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” u mbajt konferenca me temë “Perspektivat e Ballkanistikës”. Në degën e Ballkanistikës studiohen tri gjuhë: shqip, greqisht dhe rumanisht, po ashtu dhe kultura dhe historia e popujve ballkanikë që nga kohët e lashta deri më sot. Aktivitetin e organizoi doc. Rumjana Stançeva – pedagoge në fushën e letërsisë krahasuese. Konferenca kishte për qëllim të paraqiste punimet e studentëve dhe pedagogëve dhe të përcaktonte bazat për zhvillimin e mëtejshëm të specialitetit. Studentët e Ballkanistikës marrin pjesë në projekte të lidhura me punën në terren dhe vetë organizojnë veprimtari të ndryshme, në të cilat këmbejnë përvojë me studentët e tjerë. Specialiteti konsiderohet si një prej degëve me produktivitet më të madh në Fakultetin e Gjuhëve sllave, sipas fjalëve të Juliana Stojanovës – zëvendësdekane e Fakultetit.

Mikja speciale në konferencën “Perspektivat e Ballkanistikës” ishte zonja Violeta Kacorri – bashkëshorte e shkrimtarit dhe krijuesit shqiptar në Bullgari Thoma Kacorri. Ai është themeluesi i lektoratit të gjuhës shqipe në Universitetin e Sofjes. U nda nga jeta në vitin 2008. Violeta Kacorri i dhuroi Bibliotekës së Ballkanistikës shumë libra nga biblioteka private e shkrimtarit, ndër të cilët disa botime të revistës “Nëntori”.

Thoma Kacorri është shumë i respektuar nga fusha e albanologjisë në vend si romanist, novelist dhe poet shqiptar. Ai ka krijuar veprat e tij si në gjuhën shqipe, ashtu dhe në gjuhën bullgare. Në konferencë bashkëshortja e tij foli për vjershat e pabotuara të Thoma Kacorrit. Pritet që të dalë një vëllim me to, që do të përfshijë tri pjesë: poezi patriotike, lirike dhe folklorike. “Ky libër që do të botohet do të tregojë edhe një herë dashurinë ndaj të dashurës, ndaj natyrës dhe atdheut – kjo është gjëja më e shenjtë në jetën e njeriut. Thoma Kacorri besonte fortë në ketë. Ai jetonte me këto ndjenja dhe deri në fund të jetës mbeti shqiptar.” – tha zonja Kacorri.

Thoma Kacorri është autori i fjalorit të parë bullgarisht-shqip. Sot pas 50 vjetësh u botua fjalori i dytë dygjuhësh, i cili i përket Enkele Hajnajit.
Po të doni të dëgjoni mendimin e albanologes doc. Rusana Bejleri – pedagoge në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, klikoni AUDIO!

Në konferencë morën pjesë katër studente nga dega e Ballkanistikës. Ato paraqitën analizat e ekspeditës filologjike në fshatin Dushevo, Bullgari Veriore. Puna e tyre në terren përfshinte studimin e së folmes së vllehve, të cilët mendohet se flasin një formë të vjetër të rumanishtes. Para mikrofonit të Radio Bullgarisë Gabriella Minkova – një prej pjesëmarrëseve në ekspeditë, foli për përshtypjet e veta nga specialiteti Ballkanistika:

“Mendoj se kjo degë jep mjaft mundësi, jo vetëm sepse profesionistët janë shumë pak, por sepse mund të marrësh dituri të veçanta në fusha të ndryshme. Ofron shumë perspektiva për studimin e vendeve ballkanike. Mund të njohësh mirë këto vende, duke mësuar gjuhën, historinë, kulturën dhe letërsinë e tyre. Dega të ndihmojë ta kuptosh mënyrën e mendimit në Ballkan. Specialiteti është i vështirë, ka shumë lëndë për të lexuar dhe për të mësuar. Por në qoftë se je kureshtar Ballkanistika mund të të jep mundësi për realizim. Pedagogët janë shumë të mirë dhe më bën përshtypje se ata përpiqen që t’i bëjnë ligjëratat më interesante. Shkollat verore, në të cilat marrim pjesë, gjithashtu na ndihmojnë që të krijojmë kontakte me popujt e tjerë të Ballkanit. Është e vështirë që të fillosh punë, derisa je student. Në qoftë se kjo punë është e lidhur me gjuhët, që i studiojmë, atëherë ajo mund të jetë shumë e dobishme për zhvillimin tonë profesional. Jam e kënaqur nga specialiteti dhe shpresoj se planet e mia do të përmbushen. Është e vështirë që të jesh ballkanist, por e ke lirinë e zgjedhjes për të realizuar veten tënde në shumë sfera.”

Dega e Ballkanistikës organizon ekspedita për mbledhjen e të dhënave të të folmeve të gjuhëve shqipe, rumune e greke, që fliten në territorin e Bullgarisë. Në këto aktivitete bëhen vështrime gjuhësore dhe etnografike, duke u krahasuar me gjuhën dhe kulturën bullgare. Vitin e kaluar studentët vizatuan fshatin e vetëm shqiptar në vend Mandrica. Ndër të ftuarit në konferencën e sivjetshme ishin disa përfaqësues nga “Bashkimi për rilindjen e fshatit të Mandricës” (http://www.mandritsa.com), qëllimi i të cilit është të mbledhë të rinjtë me origjinë nga fshati. Zoti Ivalljo Petrov – kryetari i Bashkimit, prezantoi një doracak bullgarisht-shqip në formën, që flitet në Mandricë, dhe foli për krijimin e një libri kushtuar historisë së fshatit. Sipas fjalëve të tij ky libër mund të bëhet tema e diplomës së studentëve të Ballkanistikës.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD