Shën Nikolla është një nga shenjtorët më të dashur dhe më të preferuar tek ne prej shekujve. Më 6 dhjetor është festa dimërore kishtare e shenjtorit. Atëherë është dhe riti më i madh folklorik Nikullden ose Shën Nikolla e Peshkut. Në përfytyrimet popullore Shën Nikolla është një trim me fuqi të mbinatyrshme. Ai ka krahë dhe mund të fluturojë kudo, shikon në të njëjtën mënyrë dhe gjatë ditës dhe gjatë natës. Ai vazhdimisht ruan detet dhe vigjilon “mos vallë juda i detit “ të fundosë ndonjë anije. Në forcën e tij është të bëjë kështu që uji në det të ngrijë. Shën Nikolla është shumë i respektuar nga bullgarët. Në këngët popullore ai është i përshkruar dhe si një mjeshtër shumë i mirë i valles.
Shën Nikolla është një nga të gjashtë vëllezërit, të cilët e kanë ndarë botën mes tyre. Atij i ka rënë “të ecë nëpër ujë, të ngasë anijet, të ndalë erërat”. Ekziston dhe përfytyrimi se ai është vëllai i Savës dhe të Varvarës-po kështu shenjtor ortodoks festat e të cilëve paraprijnë Shën Nikollën. Në folklorin tonë ekzistojnë përralla të cilat tregojnë raste dhe ndodhi të përshkruara në jetën e shenjtorit. Disa prej tyre janë të përshkruara në mbishkrimet murale të kishës së Bojanës-një monument historik nën mbrojtjen e UNESKO-s Kati i poshtëm i kishës i kushtohet Shën Nikollës. Për disa nga çudirat, të pikturuara në mur tregon zonja Mariana Trifonova-drejtoresh e muzeut historik Kombëtar “Kisha e Bojanës”.
“Mes çudirave më pak të njohura të Shën Nikollës janë shpëtimi i një familjeje nga varfëria dhe turpi, si dhe e ashtuquajtura “çudi me qilimin”. Historia e parë është kjo: ka pasur një familje të varfër nga Patara (një qytet në Azinë e Vogël) baba dhe 3 vajza. Që të tria shumë të bukura. Por babai nuk ka mundur të gjejë mjete që të mund ti martojë. Ka vendosur ti shtyjë drejt një rruge jo shumë të ndershme dhe ato të merren me prostitucion. Shën Nikolla ka qenë gjatë asaj kohe kryepeshkop. Ka arritur deri tek ai lajmi për vendimin krejtësisht të paarsyeshëm të babait. Një natë ka shkuar deri në shtëpinë e familjes dhe ka hedhur një qese me florinj. Babai ka martuar vajzën më të madhe. Por paratë kanë mbaruar dhe ai përsëri ka filluar të mendojë se si të shtyjë drejt mëkatit vajzën e tij të dytë. Edhe dy herë të tjera shenjtori i ka hedhur fshehurazi para dhe kështu i ka shpëtuar vajzat dhe babin nga mëkati. Gjatë hedhjes së radhës së parave, ai ka mundur të shikojë cepin e pelerinës së kryepeshkopit, e ka arritur Shën Nikollën, e ka falënderuar dhe ka kërkuar falje. Kjo legjendë ka ndikuar në një traditë shumë të njohur moderne, të shpërndarë mjaft në Evropën Perëndimore. Fëmijët i lenë çorapet me shpresë që Santa Klaus (Shën Nikolla) t'i mbush me dhurata - tregon Mariana Trifonova. Çudia me qilimin është edhe më pak e njohur. Një punues i qilimave tepër i varfër është sëmurur dhe nuk ka mundur të punojë, që të mund të mbajë veten e vet dhe familjen e tij. Ka ardhur festa e Shën Nikollës kurse familja nuk ka pasur se me çfarë ta nderojë. Kanë vendosur të shesin gjënë e vetme të vlefshme – një qilim të bukur, i fundit i cili ka mbetur në shtëpinë e tyre. Është nisur burri, por në mes të rrugës e ka takuar një plakë, i fisëm për nga pamja. I ka propozuar të blejë qilimin, i ka paguar më se është duhur dhe janë ndarë. Burri ka blerë çdo gjë të domosdoshme nga tregu dhe është kthyer në shtëpi. Gruaja i ka bërtitur: ”Përpara pak kohe, ka thënë ajo, erdhi një plakë dhe më solli qilimin. Si do të presim festën tani?” Pas kësaj ka parë gjërat e blera. Që të dy e kanë kuptuar se kanë parë jo këdo por vet Shën Nikollën, të cilin kaq shumë e kanë nderuar.”
Dy çudirat e shenjtorit për të cilat tregon zonja Trifonova, janë të shënuar në jetën e tij. E para ka rastisur derisa ka qenë gjallë. Kurse e dyta - pas vdekjes së tij. Ato janë shënuar me një realizëm marramendës në kishën e Bojanës, kurse mbishkrimet murale datojnë që nga viti 1259. Ka akoma shumë legjenda dhe përralla për çuditë e Shenjtorit. Një nga më zbavitëset dhe mësimdhënëse prej tyre është për Shën Nikollën dhe për një shenjtor tjetër i cili nderohet më 29 shkurt, me fjalë të tjera-njëherë në katër vjet. Shën Kasian është emri i tij. Ai është shenjtor-çorbaxhi, qëndron i ulur në minder, i mbuluar mbi supe me një jelek prej dhelpre dhe pi duhan gjatë gjithë ditës. Një ditë i ka ardhur keq, se festa e tij është vetëm një herë në katër vjet dhe ka shkuar te Zoti që ti ankohet: ”A është e drejt kjo, o Zot - ka thënë ai. Dhe unë jam shenjtor dhe Nikolla është shenjtor. Dita e tij është dy herë në vit - Shën Nikolla i verës dhe Shën Nikolla i dimrit. Dhe kjo mirë e më mirë-me kurbane, këngë dhe festa. Dhe ditën time asnjë nuk e di.”Ka dërguar Zoti një engjëll të sjellë Shën Nikollën dhe të shikojnë se si është kjo punë. Ka fluturuar engjëlli dhe ka filluar të kërkojë shenjtorin. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe është kthyer me fjalët “I gjeta në det, lufton me stuhinë, dhe shpëton anijet dhe njerëzit. Tani do të vijë.” Pasi akoma gjatë e kanë pritur, Shën Nikolla në fund ka fluturuar mbi krahët e vet dhe ka thënë: ”Më fal o Zot se u vonova! Luftova me judën e detit dhe me stuhitë, të cilët kanë tundur detin dhe duan të zhysin anijet dhe udhëtarët në to. Munda të fitojë dhe ti shpëtojë njerëzit.” Kur e ka dëgjuar, Zoti është kthyer drejt Kasianit: “A po e shikon! Kjo luftë me erërat dhe stuhitë, kjo që është i lagur dhe i ngrirë, por ka shpëtuar njerëzit - këto punë ia kanë shkaktuar festat, kurbanet, këngët dhe festat dhe jo unë. Kështu të dish! Derisa të qendrosh mbi dyshekun e butë, me lëkurë prej dhelpre dhe çibuk në duar, dhe këtë festë e ke shumë. “Kasian ka ikur i turpëruar, kurse Shën Nikolla përsëri ka fluturuar drejt detit, ku e ka pritur një betejë e re. Kurse njerëzit kanë vazhduar të lavdërojnë kujtesën e tij me tavolina festive, në të cilat janë të pranishme bukëra të bukura të ritit, verë dhe peshk.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..