Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Vanja Stambollova u shpall sportiste numër 1 e atletikës së lehtë në Bullgari për vitin 2010.
Foto: BGNES
Pas disa mossuksesesh në raundin e pestë të fazës grupore të Ligës së futbollit Europa përfaqësuesit bullgarë “Levski” dhe “CSKA” humbën shanset e tyre për pjesëmarrje në fazën e ardhshme të turneut. “Levski” humbi me 0:1 si mik i “Gent” në Belgjikë. Një humbje të re pësoi dhe skuadra CSKA në Bullgari kundër “Beshiktash” (Turqi) me 1:2.

Basketbollistët e “Lukojl Akademik” shënuan një fitore të tretë në turneun “Euro Çalënxh” si miq të skuadrës zvicerane “Lugano Basket”. Më shumë pika për skuadrën bullgare shënoi qendra nga Lituania Kaspars Kambala, i cili realizoi gjithsej 22 pika.

Skuadra e basketbollit për meshkuj “Levski” mundi skuadrën boshnjake “Zrinski Mostar” si mik. Ky është suksesi i tretë i skuadrës në grupin A të EUROHOLD, Liga ballkanike. Ndërkaq një përfaqësues tjetër bullgar në Ligën ballkanike, skuadra “Ballkan” (Botevgrad) pësoi një humbje të rëndë si mik i skuadrës maqedonase “Feni Industris” dhe skuadra mbeti në vendin e parafundit në grupin paraprak B të turneut.

© Foto: BGNES


Ylli i volejbollit bullgar Matej Kazijski u bë Burri i vitit 2010. Sportisti u nominua për këtë titull nga Radio Darik bashkë me zëvendës kryeministrin Cvetan Cvetanov dhe ministrin e zhvillimit regjional dhe urbanizimit Rosen Plevenliev. Para një viti Matej Kazijski zuri vendin e dhjetë në klasifikimin e Radios Darik. Atëherë ai u gjend në klasifikim për shkak të medaljeve të bronzta të fituara nga kombëtarët në Kampionatin evropian të volejbollit në Turqi. Tani Kazijski e mori këtë njohje për shkak të stinës së tij suksesshme në klubin italian “Trento”, megjithë vendin e shtatë të vendit tonë në Kampionatin botëror në Itali.
Vanja Stambollova u shpall sportiste numër 1 e atletikës së lehtë në Bullgari për vitin 2010. Vrapuesja fitoi vendin e parë në anketën e 13-të të organizuar nga revista “Atletika”. Sivjet Vanja Stambollova fitoi një medalje të bronztë në disiplinën vrapim në 400 metra në Kampionatin botëror në sallë në Doha (Katar) dhe një medalje të argjendtë në disiplinën vrapim me pengesa në 400 metra në Kampionatin evropian në të hapur në Barcelonë. Vanja Stambollova e fitoi këtë titull për herë të dytë. Në vitin 2006 ajo gjithashtu ishte shpallur sportiste numër 1 e atletikës së lehtë në Bullgari.

Antoaneta Stefanova u klasifikua për raundin e dytë të kampionatit botëror të shahut për femra, i cili po zhvillohet në qytetin turk Antalia. Në raundin e parë Antoaneta Stefanova, e cila është ish kampione botërore dhe ish kampione evropiane e shahut për femra, fitoi kundër Ingrid Aliaga Fernandes nga Peruja me 2:0 pika. Në raundin tjetër Stefanova do të luajë me fituesen e ndeshjes midis Ana Ushenkina nga Ukraina dhe Huan Czjan nga Kina.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Vilhelm Baltaxhjan


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nikolla Gospodarski

Plovdivi mori flamurin e Kampionatit Evropian të Kanotazhit 2025

Në ditën e fundit të Kampionatit Evropian të Kanotazhit, i cili këtë vit u mbajt në Szeged (Hungari), qyteti pritës ia dorëzoi “stafetën” Plovdivit, i cili do të organizojë garën më të madhe të kanotazhit në Evropë vitin e ardhshëm, 2025. Në..

botuar më 24-04-29 5.32.MD
Borjana Kalejn

Gjithsej dy medalje bronzi për Borjana Kalejn në Kupën e Botës në Tashkent

Borjana Kalejn përfundoi e treta në finalen e rrethit në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Tashkent. Kështu me dy medalje bronzi – një e fituar në shumëgarëshin, ajo përfundoi pjesëmarrjen e saj në turne. Në finalen me shkopinj,..

botuar më 24-04-29 11.29.PD

Bullgaria ka një kampion evropian në boks për meshkuj

Në Kampionatin Evropian të Boksit në Beograd, Rami Kiuan arriti suksesin më të madh të karrierës së tij dhe mundi në finale rusin Xhambullat Bizhamov në kategorinë 75 kg me votat e gjyqtarëve 3:2. Në finalen e Beogradit, Rami humbi raundin e parë,..

botuar më 24-04-29 8.43.PD