Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxënësit bullgarë kanë vështirësi në analizimin e informacionit

Foto: BGNES
Nxënësit bullgarë dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, por rreth 40 % prej tyre kanë vështirësi në interpretimin dhe analizimin e teksteve, grafikëve, diagrameve dhe skemave. Ata gjithashtu nuk mund të vlerësojnë dhe rimendojnë informacionin e ofruar. Këtë e tregojnë rezultatet e studimit prestigjioz ndërkombëtar PISA, i cili bën vlerësimin sa nxënësit 15-16 vjeçarë kanë formuar kompetenca që janë të nevojshme për realizimin e tyre të suksesshëm personal dhe profesional. Rezultatet e studimit e radhitin vendin tonë në vendin e 46 prej 65 shteteve gjithsej nga mbarë bota. Prezantimi i nxënësve bullgarë është në një nivel me atë të moshatarëve të tyre nga Serbia, Rumania, Uruguai, Meksika dhe Tajlanda. Në krye të klasifikimit janë Kina, Koreja dhe Finlanda.

Studimi PISA zhvillohet çdo tre vjet dhe çdo herë zakonisht vihet theksi mbi njërën prej fushave të studiuara – lexim (në vitin 2000), matematikë (viti 2003) dhe shkenca natyrore (viti 2006). Gjatë vitit 2009 përsëri është studiuar aftësia e nxënësve të klasës së 9 për të lexuar. Në Bullgari studimi është zhvilluar në periudhën e muajve prill-maj me pjesëmarrjen e 4500 nxënësve nga 179 shkolla. Vetëm rreth 3 % prej tyre kanë rezultate të larta, të cilat u lejojnë të zhvillojnë kompetencat e veta. 41 % janë nën të ashtuquajturin prag kritik, që do të thotë, se ata nuk posedojnë aftësi për të lexuar, nuk mund të analizojnë dhe të interpretojnë tekste, më konkretisht në skema, tabela, diagrame. Tradicionalisht vajzat në shkollat bullgare prezantohen më mirë se djemtë. Sipas rezultateve të studimit ato i paraprijnë djemtë në zhvillimin me afro 2 vjet. Një konkluzion tjetër që kanë bërë ekspertët, është se nxënësit nga gjimnazet e profiluara prezantohen shumë më mire se moshatarët e tyre nga shkollat e tjera të përgjithshme dhe profesionale. Përveç kësaj nga të dhënat e PISA 2009 bëhet e qartë, se në vendin tonë një ndikim të madh mbi rezultatet e mësimit ushtrojnë treguesit si statusi arsimor dhe profesional i prindërve, numri i librave në shtëpi etj.

“Në Bullgari në plan relativ ndikimi i mjedisit familjar është shumë më i madh se sa ndikimi në shtetet e tjera – shpjegon Svetlla Petrova, koordinatore e studimit për vendin tonë. Kjo do të thotë, se nxënësit rikrijojnë modelin e prindërve të tyre. Bëhet e qartë, se ndikimi i nënës është më i madh se ndikimi i babait, sidomos kur bëhet fjalë për aftësitë e nxënësit për të lexuar.”

Më shumë bullgarë të rinj (29%) kanë treguar, se në shtëpinë e tyre kanë nga 26 deri në 100 libra, vetëm 9 % - më se 500 libra. Në lidhje me këtë ekspertët shprehin rreziqet e tyre, se mund të bëhemi dëshmitarë të një brezi, që rritet pa libra. Por bëhet e qartë gjithashtu, se nxënësit nga të gjitha vendet e përfshira në studim, deklarojnë interes të vogël ndaj leximit.

“Nxënësit që kanë treguar, se lexojnë për kënaqësinë e vet më shumë se 2 orë në ditë dhe jo për të përgatitur mësimet për shkollë,kanë në përgjithësi rezultat më të lartë se ata që nuk lexojnë për kënaqësinë e vet – thotë zonja Svetlla Petrova. Afro ¼ e nxënësve bullgarë që kanë marrë pjesë në studim, pohojnë se për ta leximi është një humbje e kohës.”

Përmbajtja e ndërlikuar e teksteve shkollore, mungesa e kohës së mjaftueshme për zbatimin praktik të njohurive të përfituara janë ndër shkaqet kryesore për rezultatet e dobëta të nxënësve bullgarë, pohojnë nga Ministria e arsimit, rinisë dhe sportit. Për këtë arsye nga viti i ardhshëm fillon aktualizimi i programeve mësimore, gjë për të cilën është parashikuar një resurs serioz financiar. Rezultate më të mira nxënësit bullgarë tregojnë në shkencat e natyrës, ndjekur nga matematika dhe në vendin e fundit është leximi.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktor Lillov

Viktor Lillov u bë nxënësi i parë bullgar që fitoi medaljen e artë nga turnetë më të fortë të biologjisë dhe kimisë

Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan..

botuar më 24-07-17 3.18.MD
Ivajllo Vëllçev

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..

botuar më 24-07-17 6.05.PD

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD