Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masat e Ministrisë së mjedisit për përshpejtimin e ndërtimit të depove të mbeturinave

Mes prioriteteve bazë në punën e Ministrisë së mjedisit dhe të ujërave është ndërtimi i përshpejtuar i sistemit nga depot regjionale për mbeturina. Shkaku është se, Bullgaria seriozisht ka mbetur mbrapa në kryerjen e këtij angazhimi si një vend anëtar të Bashkimit Evropian, për shkak të së cilës e pret një procedurë dënuese nga Brukseli. Deri në mesin e vitit të kaluar duhej të përfundoi ndërtimi i 55 pajisjeve të tilla regjionale, të cilat të përfshijnë të gjitha baskitë. Deri në këtë moment vetëm 32 u përgjigjen standardeve evropiane. Një nga hapat, të cilat i ndërmori qeveria bullgare, që të avancojë prapambetjet, qe të ndajë për buxhetin e kombëtar për vitet 2010 dhe 2011 83 milionë leva (rreth 41,5 milionë euro) me të cilët aktualisht po ndërtohen 6 depo. Kohët e fundit filloi dhe ndërtimi i një depoje krejtësisht përmes partneritetit publik-privat. Mjetet bazë për ndërtimin e tyre vijnë nga Programi operativ “Mjedis rrethues”. Ja përse një nga detyrat e para të ekipit të Ministrisë së mjedisit dhe të ujërave qe të takohet me kryetarët e bashkive dhe të saktësojë problemet për prapambetjen serioze në përgatitjen e projekteve të tyre.

“U saktësuan shkaqe të larmishme - tha ministrja e mjedisit dhe të ujërave Nona Karaxhova. Në disa vende mungonte marrëveshja midis kryetarëve të bashkive për këtë të organizojnë bashkime regjionale, që është kushti i detyrueshëm për aplikim për Programin operativ “Mjedis rrethues”. Në vende të tjera kishin probleme me procedurat me ndryshimin e destinimit të tokave bujqësore, me përgatitjen e vet projekteve. Identifikuam problemet në regjionet e veçanta dhe ndërmorëm të gjitha masat e mundshme, që të përshpejtohet ndërtimi dhe përgatitja e projekteve. Përmes Ligjit për drejtimin e mbeturinave, i cili u pranua gjatë gjysmës së parë të vitit, aplikuam kërkesën për bashkimin e bashkive. Aplikuam rregullin se, baskitë, të cilat nuk arrijnë pajtim dhe nuk krijojnë bashkime të tilla, nuk kanë të drejtë të marrin mjete publike, pavarësisht nëse janë nga buxheti i shtetit ose mjete evropiane. Kjo stimulon bashkitë dhe ata gjetën një gjuhë të përbashkët. Aty ku kishte probleme me procedura të vonuara , ndryshim të destinimit të tokave bujqësore, toka nga fondi pyjor dhe probleme të tjera, si gjetjen e shesheve, u zgjidhën rast më rast me ndihmën e kolegëve nga Ministria e bujqësisë”.

Mes prioriteteve të Ministrisë së mjedisit dhe të ujërave gjatë 1-2 vjetëve të afërta është dhe ndërtimi i sistemeve për një trajtim paraprak të mbeturinave - instalime kompostuese ose shpariste, në të cilat ndahen komponentë të dobishme dhe të dorëzohen për riciklim ose lloj tjetër të shfrytëzimit. Që t’i detyroi baskitë më shpejt të ndërtojnë instalime, Ministrisë së mjedisit dhe të ujërave aplikon që mot taksë deponim, të cilën ata do të paguajnë për çdo ton plehrash, të hedhur në plehra. Për depot, të cilët u përgjigjen standardeve ekologjike evropiane, taksa do të jetë më e ulët. Qëllimi përfundimtar është që një sasi më e madh plehrash të kthehen në ekonomi si lëndë të ricikluar ose si lëndë për prodhimin e energjisë. Bullgaria si, dhe vendet e tjera në Bashkimin Evropian, ka detyrim deri në vitin 2020 të riciklojë përgjysmë mbeturinat dhe 70% prej mbeturinave nga ndërtimi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD