Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 50 mijë vepra në Shtëpinë e humorit dhe satirës në Gabrovo

Foto: bulgariainside.com
-Pse në dasmë njerëzit nga Gabrovoja vallëzojnë me çorapë?
-Sepse dëgjojnë muzikën nga fshati fqinj.

Kjo është një nga anekdotat e shumta për banorët e qytetit Gabrovo të Bullgarisë Veriore dhe për koprracinë e tyre të dëgjuar. Dihet gjithashtu se ata me kënaqësi tallen me vete, kurse kjo është shenjë inteligjence. Gjatë vitit 1972 mbi themelet e një fabrike për përpunim të lëkurës në Gabrovo u ndërtua Shtëpia e humorit dhe satirës. Kurse gjatë vitit tjetër në të filloi të organizohej një Bienale ndërkombëtare. Nga ajo dhe nga burime të tjera Shtëpia e humorit dhe satirës mblodhi një koleksion prej 50 mijë veprave të artit humorist dhe satirik – karikatura, fotografi, piktura, grafika, pllakate, skulptura.

“Kjo na bën të pasur dhe na jep mundësi të ndërrojmë ekspozitat tona, duke bërë ekspozita tematike nga fondi, sepse për ne ai nuk është një depo veprash – rrëfen në një intervistë për Radio Bullgarinë Tatjana Cankova, drejtore e Shtëpisë së humorit dhe satirës. – Shumica e veprave janë dhuruar dhe ne u kemi premtuar dhuruesve se veprat do të tregohen. Kemi disa ekspozita të përhershme. Ato shpjegojnë pse Shtëpia e humorit dhe satirës është dukur pikërisht në Gabrovo. Njëra nga ekspozitat është “Rrënjët e humorit të Gabrovos”. Tjetra është e vetmja ekspozitë me kopje, sepse në parim ne mbledhim vetëm origjinale. Kopjet janë të pikturave satirike në kishat bullgare. Dëshirojmë të tregojmë se madje gjatë Mesjetës dhe Rilindjes bullgari ka menduar në mënyrë satirike. Këtë ekspozitë e kanë vizituar shumë priftërinj. Një ekspozitë tjetër e përhershme është me maska dhe kostume afrikane. “Ajo pse është këtu”, na pyeti një herë një gazetar amerikan. Sepse në të shohim të njëjtat zakone për pjellorinë, të cilat ekzistojnë dhe në Bullgari. Kemi dhe një ekspozitë “Karnavalet nëpër botë”. Ekspozita tjetër titullohet “Planeti i Gabrovos” dhe është një atraksion për fëmijë nga 5 deri në 105 vjeç. Në të vërtetë ka një planet që quhet Gabrovo. Ai u zbulua më 1 prill të vitit 1985, në Ditën ndërkombëtare të humorit dhe shakasë. Mban emrin e qytetit tonë, sepse astronomi ukrainas, i cili e zbuloi, dinte për Gabrovon dhe asociacioni i tij me 1 prillin ishte pikërisht me qytetin tonë. Në ekspozitë përpiqemi të tregojmë si do të dukej planeti i qeshjes Gabrovo.”

Shtëpia e humorit dhe satirës nuk është thjesht një muze me fonde të pasura. Ajo organizon dhe shumë aktivitete dhe festa, të cilat tërheqin jo vetëm banorët vendës, por edhe turistët. Për fëmijët organizohen konkurse të ndryshme, për shembull “Gabrovoja – qyteti, të cilin e duam” me rast të përvjetorit të 150-të të shpalljes së Gabrovos për qytet. Tani me partnerë nga qyteti Nikelino i Italisë përgatitet një konkurs me temë “Ëndrra ime për humor”. Çdo vend organizon etapën e tij të garës, pastaj një ekspozitë e përbashkët e fëmijëve bullgarë dhe italian do të hapet më 1 prill të vitit 2011 në Nikelino, pastaj më 6 tetor do të prezantohet në Gabrovo. Gjatë vitit 2011, në partneritet me parkun kombëtar Ballkani Qendror planifikohet një shfaqje në mbrojtje të pyllit me një koleksion karikaturash në këtë temë. Më 21 maj do të hapet edicioni i 20-të i Bienales ndërkombëtare të humorit dhe satirës.

“Bashkëorganizatorë janë Bashkia e Gabrovos dhe Ministria e Kulturës, të cilat japin çmime. Kemi dhe shumë firma, të cilat e mbështetin këtë art dhe japin çmime – tregon Tatjana Cankova. – Zakonisht nuk bëjmë një ekspozitë m vete, prezantojmë dhe arte të tjera. Prandaj bëjmë ndonjë koncert të vogël ose një surprizë poetike. Ose ftojmë shkrimtarë që krijojnë vepra humoriste. Në këtë sintezë të arteve krijohen festa për publikun.”

Rreth festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri Shtëpia e humorit dhe satirës është mikpritëse e disa ekspozitave interesante. Ndër to është “Krishtlindja çeke”, e cila rrëfen për traditat festive në Çeki. Ajo u hap më 13 dhjetor. Më 16 dhjetor u hap ekspozita e karikaturistit të njohur bullgar Ilijan Savkov. Tema e ekspozitës së tij është shumë interesante – “Pasdrekja e një VIP”. Dhe një hollësi tjetër interesante – Ilijan Savkovi është përfshirë në Librin e rekordeve Gines si piktori, i cili vizaton sharzhe më shpejt.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD
Shkolla bullgare

Kur nxënësit dhe mësuesit ecin me hapin e kohës!

Më shumë se 75 vjet më parë, kishte nevojë që fëmijët e kopshtarëve bullgarë në Sllovaki të shkolloheshin, por diku ku, së bashku me shkencat e tjera, të mësonin historinë dhe kulturën e popullit të tyre në gjuhën e tyre amtare. Kështu, bullgarët nga..

botuar më 24-06-23 9.30.PD

Një film për jetën e mësuesit shpirtëror Vaklush Tolev u shpërblye në Kanë

Filmi dokumentar "Vaklusk" i regjisorit Nikollaj Vasilev u shpërblye nga festivali botëror i filmit në Kanë “Remember the Future” /“Mbani mend të ardhmen"/ me statujën "Xixëllonja e Artë" në kategorinë "Filmi artistik më i mirë i drejtësisë..

botuar më 24-06-21 4.22.MD