Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aftësia e të rinjve në Bullgari të gjejnë punë

Foto: arkiv
Dituritë dhe aftësitë profesionale, gatishmëria dhe dëshira për të mësuar, adaptiviteti, aftësitë për të komunikuar dhe efektiviteti janë cilësitë më të rëndësishme për të gjetur punë. Këtë mendim e shprehin edhe punëdhënësit, edhe të rinjtë. Ky është rezultati i një studimi kombëtar, i zhvilluar në periudhën shtator-nëntor të vitit 2010 nga Fondacioni i biznesit për arsimin. Në të janë përfshirë mbi 1000 të rinj në moshë deri në 35 vjeç dhe 119 kompani nga tërë vendi. Studimi është pjesë e një projekti që financohet nga qendra kombëtare “Programe dhe nisma evropiane për të rinjtë” dhe ka për qëllim të verifikojë deri sa bullgarët e rinj janë të aftë të gjejnë punë dhe u përgjigjen kërkesave të punëdhënësve. Në bazë të analizës së rezultateve do të bëhen propozime konkrete për masa, të cilat të krijojnë aftësitë e nevojshme të të rinjve.

Çfarë aftësi kanë dhe çfarë i mungon kandidatëve të rinj për punë?

“Ata kanë dëshirë të mësojnë dhe kjo është shumë e rëndësishme – shpjegon Nevena Rakovska nga Fondacioni i biznesit për arsimin. – Kanë dëshirë të zhvillojnë aftësitë e veta. Kanë aftësi që kërkohen nga punëdhënësit, për shembull të punojnë me kompjuter. Kanë motivacion të zbatojnë qëllimet e organizatës. Por nga ana tjetër studimi ynë konstatoi se të rinjtë nuk zotërojnë aftësi që përcaktohen kyçe nga punëdhënësit dhe të cilat vetë të rinjtë i identifikojnë si të rëndësishme. Për shembull të rinjtë mendojnë se kanë aftësinë të adaptohen shpejt, por sipas punëdhënësve nuk është ashtu. Aftësitë matematikore dhe teknike të të rinjve nuk janë zhvilluar mirë. I mungojnë aftësitë e sipërmarrjes, aftësitë e mendimit kritik, nuk mund të prezantojnë mirë aftësitë e veta, kurse ky është një element i rëndësishëm i komunikimit, sepse duke punuar me partnerë ose me klientë, punonjësi duhet të jetë bindës dhe të shprehë mirë pikëpamjen e vet. Pra, një pjesë e madhe e aftësive që kërkohen nga punëdhënësit – aftësitë e liderit, aftësitë e organizimit, gjithashtu u mungojnë të rinjve.”

Të rinjtë bëjnë përpjekje të zotërojnë aftësitë e nevojshme nëpërmjet vetëpërgatitjes. Por sipas ekspertëve kjo nuk mjafton. Duhet që nga mosha shkollore të punohet për aftësi konkrete, të cilat do të jenë të dobishme në realizimin profesional. Këtë mendim e shprehin 60% të punëdhënësve. Mirëpo sipas shumicës së të rinjve kjo mund të bëhet pas mbarimit të shkollës dhe madje të universitetit. Një rol të madh për formimin e këtyre aftësive duhet të kenë Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Shkencës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia e Punësimit, organizatat joqeveritare, mendojnë të anketuarit. Tani për tani punëdhënësit janë ndër investitorët më të mëdhenj në trajnime për formimin e aftësive praktike. Por këto trajnime janë specifike dhe në lidhje me nevojat e kompanisë konkrete. Sipas një studimi të Eurostat-it rreth 60% të arsimit suplementar në Bullgari ofrohet pikërisht nga punëdhënësit. Rezultatet e studimit të Fondacionit të biznesit për arsimin tregojnë gjithashtu se të rinjtë e vlerësojnë veten më lart se sa i vlerësojnë punëdhënësit. Bën përjashtim vetëm vlerësimi i zotërimit të gjuhëve të huaja.

“Zotërimi i gjuhëve të huaja është një nga aftësitë që vlerësohen më lart nga punëdhënësit, ndërsa vetë të rinjtë e konsiderojnë jo mjaft të zhvilluar – thotë Nevena Rakovska. – Ky është një fakt që mua më befason shumë. Ndoshta kjo i detyrohet faktit se punëdhënësit kanë një nivel më të ulët të zotërimit të gjuhëve të huaja se sa punonjësit e tyre të rinj. Nga ana tjetër të rinjtë e kuptojnë se të dëgjosh muzikë ose të përdorësh informatë në një gjuhë të huaj nuk do të thotë se ke aftësi të shkruash diçka, të bësh deklaratë, të shprehësh mendim ose të bësh prezantim, ku kompetencat e gjuhës së huaj përdoren aktivisht.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD