Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Programe për specialistët e rinj në Universitetin e Plovdivit “Paisij Hilendarski”

Foto: wikipedia.org
Pjesëmarrja aktive e të rinjve në shkencë dhe krijimi i lidhjes së ngushtë midis universitetit dhe biznesit janë ndër prioritetet kryesore në veprimtarinë e Universitetit të Plovdivit “Paisij Hilendarski”.

Para 65 vjetësh Instituti i Pedagogjisë u zgjerua në universitet me nëntë fakultete. “Megjithëse në disa laboratorë baza nuk është mjaftë e mirë, prapëseprapë e kemi aparaturën bashkëkohore dhe përgatitim profesionalistë”, thotë Vesela Kazashka – drejtorja e departamentit “Veprimtari shkencore dhe aplikative” pranë Universitetit. Pajisja më e mirë, e blerë sipas projektit evropian BioSupport, është në laboratorët e bioinformatikës dhe të biologjisë molekulare. Projekti është financuar nga Programi i shatë kornizë i BE-së dhe i ka sjellë universitetit 2 milionë euro. Përpjekjet e Vesela Kazashkës janë përqendruar drejt shpërndarjes së informacionit për mundësitë e reja për financim të veprimtarisë shkencore dhe drejt lidhjes së biznesit me studimet aplikative.

“Gjëja kryesore, që e kërkon çdo kandidat, është çfarë realizim do të gjejë pas mbarimit të arsimit të lartë – shpjegon zonja Kazashka. – Studentët e të gjitha specialiteteve e kanë të drejtën të bëhen pedagogë në shkollat fillore dhe të mesme. Por ne nuk përgatitim vetëm pedagogë. Mundësitë e kimistëve dhe fizikanëve janë drejtuar ndaj industrisë së lehtë dhe të rëndë. Kemi një specialitet të ri interesant të inxhinierisë, i cili është lidhur me studimin e informatikës, fizikës dhe të komunikacionit. Pas mbarimit të studimeve studentët gjejnë punë në kompanitë e telekomunikacionit. Studentët tanë nga Fakulteti i Matematikës dhe Informatikës vlerësohen në olimpiadat ndërkombëtare dhe për ta nuk është vështirë që të gjejnë punë si specialistë të informatikës.”

Në Universitetin e Plovdivit “Paisij Hilendarski” është imponuar tradita për stimulimin e studiuesve të rinj. Ata kryejnë studime shkencore pasi kanë marrë titullin mastër dhe deri në 10 vjet më pas bëhen doktorantë. Privilegji i tyre në universitet është se marrin pjesë në konkurse të ndryshme dhe përfitojnë nga projektet shkencore, të financuara nga Fondi kombëtar “Studime shkencore” pranë Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Shkencës. Mesatarisht për një vit përgatiten afro 20 projekte nga studiuesit e rinj në universitet. Qëllimi i këtyre konkurseve është që të rinjtë vetë të mësojnë të përgatitin dokumente për të kandiduar me sukses në nivel kombëtar dhe evropian. Gjatë vitit të kaluar dy studentë të Universitetit të Plovdivit kanë fituar në nivel evropian projekte në fushën e kimisë, të cilat ishin me vlerë 60 000 leva (30 000 euro). Aktualisht më të kërkuar janë specialistët filologë, të cilët gjejnë punë në Hewlett-Packard dhe në kompani offshore në vendet fqinja të Bullgarisë. Ky interes e ka bërë të domosdoshëm specialitetin “Linguistika kompjuterike”. Studentët, që vendosin të vazhdojnë me doktoraturë në universitet, kanë mundësi të udhëtojnë jashtë vendit, të lidhen me rrjetin e institucioneve shkencorë dhe të shkëmbejnë dituri dhe përvojë. Ata gjithashtu presin në Plovdiv kolegët e tyre nga universitetet në Turqi, Holandë, Gjermani dhe Angli.

“Për momentin studiuesi ynë i ri, kryeasistenti Atanas Terzijski, i cili është njëri prej udhëheqësve të projektit të Fondit “Studime shkencore”, ndodhet në Gjermani – shton Vesela Kazashka. – Si studiues ai krijon kontakte si për veten e tij, po ashtu dhe për universitetin. Kështu edhe studentët e tjerë të Universitetit të Plovdivit “Paisij Hilendarski” do të kenë mundësi të udhëtojnë për studime jashtë vendit. Studentët tanë nga Fakulteti i Filologjisë u përfshinë në projektin “Europeana” të KE-së në lidhje me përgatitjen e bibliotekës virtuale në të gjitha gjuhët evropiane. Ky projekt ka për qëllim të tregojë në mënyrë elektronike galeri fotografike, piktura, vepra muzikore, dorëshkrime dhe materiale të tjera, që janë karakteristike për kulturën bullgare. Në sajë të kësaj biblioteke virtuale më shumë se 10 milionë vizitues online do të kenë mundësi të hyjnë në internet për ta njohur trashëgiminë kulturore bullgare. Studentë të tjerë morën pjesë në një konkurs për gjuhën dhe letërsinë ruse në Varshavë, ku u paraqitën në mënyrë të suksesshme. Kemi disa shpikje si Ciceroni elektronik, të cilin e prezantuam për herë të parë në Natën evropiane të Studiuesve gjatë shtatorit. Studentë dhe kolegë nga Universiteti i Plovdivit “Paisij Hilendarski” e bënë këtë aparat dhe pas një reklame të mirë presim që të shitet në tregun e Plovdivit, kurse më pas edhe në disa kryeqytete evropiane.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Cveta Najdenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu Historik Rajonal - Sofje prezanton video histori të ndërtesave ikonike në kryeqytet

Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..

botuar më 24-12-28 6.45.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

Për të pestin vit radhazi nxënësit e Gorës dhe Gollobordës shënojnë “Festat e fundvitit në mënyrë bullgare"

Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..

botuar më 24-12-27 11.06.PD

“Krishtlindjet bullgare” mblodhi 2.9 milionë leva (pothuajse 1.5 milionë euro) për fëmijët në nevojë për trajtim

Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..

botuar më 24-12-26 10.24.PD