Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në kërkim të bilancit midis sigurisë dhe respektimit të të drejtave të imigrantëve

Imigrantët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në Bullgari janë midis 100 dhe 150 mijë veta, mjaft më pak sesa në shtetet e tjera evropiane. Më i madh është numri i atyre të cilët vijnë nga Turqia, Lindja e Mesme, Rusia dhe Afrika Veriore (Algjeria dhe Marok). Por gjatë disa vjetëve të fundit, pas aderimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian, vihet re tendenca e shtimit të tyre. Sipas ekspertëve vendi ynë duhet të kalojë akoma rrugë serioze, që të mund të grumbullojë përvojë në ndërtimin e një politike adekuate të migracionit. Hapat e para pozitive janë si rezultat të kërkesave për sinkronizimin e legjislacionit tonë me direktivat e ndryshme evropiane. Në bazë të këtij shkaku Ligji për të huajt qe plotësuar disa herë. Një arritje më e madhe qe ndryshimi i aplikuar gjatë vitit 2009 me të cilën u vendos një afat maksimal të një mbajtje të detyrueshme nëpër shtëpitë për një vendosje të përkohshme të të huajve. Deri në këtë moment në legjislacionin bullgar mungonte një kufizim i tillë dhe kishte raste në masë të njerëzve të arrestuar me vite. Aktualisht në Kuvendin Popullor po përgatiten ndreqje të reja. Gjatë vitit të kaluar përfaqësuesit e shoqërisë civile qenë mjaft aktivë, duke këmbëngulur me ndryshimet e përgatitura të zgjidhet dhe problemi i njerëzve, të cilët me vite jetojnë në Bullgari, por nuk mundin të marrin statut dhe dokumente. Cilat janë shkaqet për këtë?

“Shkaqet janë të ndryshme. Thelbësorja është se teknikisht ata nuk mundin t’u përgjigjen kërkesave të Ligjit për të huajt për një hyrje legale, që bëhet me tipin përkatës të vizës dhe për anëtarësim për marrjen e statutit për një qëndrim afatshkurtër ose afatgjatë - sqaron avokatja Diana Daskallova nga Qendra për një ndihmë juridike “Zëri në Bullgari”. Për shembull, qytetar nga ish Bashkimi Sovjetik, i cili ka hyrë në vendin tonë përpara viteve, kur ka qenë akoma me pasaportë sovjetike, pas ndryshimeve politike bie në situatën e një njeriu pa shtetësi. Asnjë nga republikat e porsaformuara sovjetike nuk e njeh për qytetar të vet. Në bazë të këtij shkaku ai mbetet pa një pasaportë kombëtare dhe nuk mund të japë dokumente për anëtarësim për një qëndrim afatshkurtër ose afatgjatë në Bullgari. Po kështu një pjesë e madhe nga qytetarët armen, të cilët kanë hyrë në vend gjatë kohës kur kemi qenë në një regjim pa viza me Armeninë, tanimë janë vendosur këtu, kanë ndërtuar biznes, familjet e tyre jetojnë këtu, nuk mund të ligjësojnë statutin e vet pas futjes së regjimit pa viza. Ata mbeten pavarësisht nga të gjitha, shteti i toleron në vazhdim të mjaft viteve. Por tani ama, kur po bëhemi gati të bëhemi një pjesë nga hapësira e Shengenit dhe legjislacioni bullgar dhe administrata duhet të aplikojnë masa të rrepta kundrejt imigrantëve ilegal, ata arrestohen në shtëpitë për një strehim të përkohshëm ose depërtohen mbrapsht në Armeni. Disa prej tyre lirohen, por mbeten në situatë të një vakum, në të cilin nuk mundin në asnjë mënyrë të fitojnë të drejtën të një qëndrimi të ligjshëm në vend.”

Pa dokumente dhe statut të qëndrimit legal, këta njerëz janë të privuar nga të drejtat bazë njerëzore cilat janë e drejta e punës, ndihma sociale dhe shërbimi mjekësor. Por si një kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian, Bullgaria është e drejtuar përpara domosdoshmërisë të balancojë midis masave për siguri dhe respektimit të të drejtave njerëzore. Organizatat joqeveritare janë kategorike, se masat e detyrueshme duhet të këmbehen me alternative. Si një alternativë bazë të masave të detyrueshme nga ana e Drejtorisë “Migracion” pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme po përpunohet sistem për një kthim vullnetar të qytetarëve në vende të treta. Për këtë qëllim është i domosdoshëm një informim i gjerë i të huajve, si dhe përpunimin e programeve të riintegrimit në vendet e prejardhjes me partnerë vendas qeveritar dhe joqeveritar. Me një rëndësi të madhe është ndërtimi i një funksionimi efektiv të qendrave informative të emigracionit. Tani në Bullgari ka vetëm një qendër të tillë në Burgas.

“Atë të cilën e kam vënë re me klientët e mi është se, shkaqet për shkak të të cilave ato ndeshen me probleme të ndryshme, është se kanë marrë një informacion të gabuar dhe nuk janë regjistruar në afate të caktuara - thotë avokatja Diana Daskallova. Informata bazë të cilën ata e marrin, është nga komuniteti i tyre, i cili shumë shpesh është jo e drejtë. Prandaj ka nevojë prej vendeve të tilla, ku ata të mund të marrin një informatë të drejtë dhe të ndihmohen në këtë të funksionojnë në mënyrë të drejtë. Përveç për integrimin dhe funksionimin e tyre në shoqërinë e pranimit, këto qendra integruese janë shumë të rëndësishme dhe për lidhjen e komuniteteve të veçanta të imigrantëve midis tyre, për koordinimin e veprimeve të tyre dhe arritjen e një pozicioni unik mbi çështjet e dhëna.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD