Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kalendari ortodoks: Shën Andoni dhe Shën Athanasi

Foto: pravoslavieto.com
Më 17 dhe 18 janar Kisha Ortodokse Bullgare nderon shenjtorët Andoni dhe Athanasi. Këto dy ditë janë edhe pjesë e kalendarit dimëror festiv të popullit bullgar. Të dy shenjtorët lindën në Egjiptin e moçëm.

Më 17 janar Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e shenjtorit Andoni të Madhi. Për popullin kjo është Dita e Shën Andonit. Shën Andoni lindi përafërsisht në vitin 251 në Egjipt në familjen e besimtarëve të krishterë. Kjo ndikoi mbi formimin e botëkuptimit të tij prej të krishteri. Prindërit e tij ishin njerëz të pasur dhe ai fitoi një arsim tepër të mirë. Që në moshën e adoleshencës ai vendosi t’i kushtohet jetës shpirtërore. Kur ishte 20-vjeçar prindërit e tij vdiqën. Kështu Andoni trashëgoi një pronë të madhe. Megjithëqë pasuria dhe jete i ofruan atij argëtime të shumta, ai preferoi rrugën e zgjedhur shpirtërore. Një herë kur ishte në kishë ai dëgjoi një zë hyjnor, që e këshillonte të heqë dorë nga të gjitha të mirat materiale të trashëguar nga prindërit dhe t’u shpërndajë të varfërve. Andoni plotësoi vullnetin e Zotit. Një pjesë prej pronës së trashëguar ai ndau për motrën më të vogël, për të cilën kujdesin e mori përsipër Bashkia e Krishtere e Vajzave. Shenjtori kaloi 20 vjet në vetmi të plotë në një godinë të lashtë në shkretëtirë. Ndihmën e tij kërkuan shumë njerëz të sëmurë dhe të vuajtur, me të cilët shenjtori bisedonte orë të tëra me radhë. Që kur ishte 104 vjeçar Andoni zhvilloi një diskutim me përkrahësit e dogmës së arianëve. Ai arriti të përgënjeshtroi të gjitha thëniet e tyre, se Jisu Krishti dhe I Ati Zot nuk kanë një natyrë të njëjtë. Arianët e konsideruan Birin Zot si një krijesë e lindur, një shkallë më të ulët, se sa Zoti. Sipas tyre Biri ishte krijesa e parë e përsosur e Zotit. Suksesi i tij njihet si triumfi i fesë së krishtere. Prandaj emri i këtij shenjtori lidhet tepër ngushtë me fenë e krishtere. Antoni vdiq më 17 janar të vitit 351, kur ishte 105 vjeçar, dhe u varros në një vend të panjohur. Më vonë lipsanet e tij u zbuluan dhe u transferuan në Vjenë.

Si Shën Andoni, ashtu edhe Shën Athanasi është ndër pak shenjtorët, që merituan emrin nderi madhështor, si mësues i njohur i kishës, mbrojtës i fesë së krishtere. Ndryshe nga Shën Andoni, Shën Athanasi lindi në një familje të varfër të krishtere në vitin 295 në Aleksandri – kryeqytetin e Egjiptit. Ai fitoi një arsim shumë të mirë dhe që nga vogëlia shfaqte interes ndaj teologjisë. Që para të mbarojë arsimin, një ndodhi paracaktoi fatin e tij të ardhshëm. Një herë me moshatarët e tij luanin në bregdet. Miqtë e tij e zgjodhën “Peshkop”, ndërsa djemtë e tjerë të krishterë ishin priftërinj dhe dhjakë. Të gjithë djemtë rikrijuan ritin e pagëzimit të fëmijëve paganë. Rastësisht dëshmitar i kësaj loje u bë vet kryepeshkopi i Aleksandrisë Shën Aleksandër. Ai dha urdhër të thërrasin fëmijët te ai, sepse loja e tyre ngjalli interes. Pasi fëmijët shpjeguan se rikrijojnë pagëzimin e të krishterë, Shën Aleksandri vendosi të takohet me prindërit e Athanasit. Ai u këshilloi atyre se do të jetë mirë, në se biri i tyre do t’i kushtohet Zotit. Pasi djali mbaroi arsimin, vet Aleksandri e mori në shtëpi duke e bërë atë bir të vet shpirtëror. Kështu filloi rruga shpirtërore e shenjtorit të ardhshëm Athanasi të Madhi, të njohur nga të gjithë si “i ati i ortodoksisë”. Në vitin 319 ai u bë dhjak dhe në sajë të lidhjeve me Shën Aleksandërit dhe klerikët e tjerë të Egjiptit ai arriti të zhvillojë aftësitë e veta. Si sekretar i kryepeshkopit dhe këshilltar i Shën Aleksandërit, Shën Athanasi mori pjesë aktive në Tubimin e Parë të Gjithë të Krishterë në vitin 325. Në të ai demaskoi kryepriftin e Aleksandrisë Arij, i cili përhapte mësimin, se Jisu Krishti nuk është bir i Zotit, por vetëm një krijesë të tij. Një vit më vonë u shugurua kryepeshkop i Aleksandrisë. Për shkak të intrigave të pasardhësve të kryepeshkopit Arij, Shën Athanasi ishte i detyruar pesë herë të shkojë në mërgim. Në vazhdim të 47 viteve ai ishte kryepeshkop i Aleksandrisë, 15 prej tyre kaloi në mërgim. Shenjtori vdiq në vitin 373 dhe lëri pas vetes një trashëgimi të pasur letrare teologjike.

Populli e konsideron Shenjtorin Athanasi dhe Shenjtorin Andoni si dy vëllezër farkëtarë binjakë. Në besimet popullore Shën Athanasi është mbret i dëborës dhe i akullit. I veshur me një këmishë të bardhë prej mëndafshi me kalin e vet të bardhë ai shkon në majën më të lartë të malit, nga ku me zë të lartë thërras: “Iku dimri, eja vera!”. Konsiderohet, se së bashku me vëllain e vet binjak Shën Andoni janë farkëtarë dhe krijuan pincat e kovaçëve. Prandaj ditët e Shenjtorëve Andoni dhe Athanasi – 17 dhe 18 janar, konsiderohen se janë festa të kovaçëve, thikëpunuesve dhe hekurpunuesve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vasill Drumev – Mitropoliti Kliment Tërnovski

Mitropoliti Kliment - në shërbim të Zotit dhe Atdheut

Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..

botuar më 24-12-22 9.25.PD
Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD