Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjatë vitit 2010 niveli i papunësisë në Bullgari mbetet nën 10 për qind

Gjatë vitit të rëndë 2010, kur Bullgaria ndjeu më fort pasojat e krizës ekonomike botërore, niveli i papunësisë në vend mbeti nën 10%. 9,47% është niveli i saj mesatar vjetor, sipas të dhënave të Agjencisë së Punësisë.

Një barrierë para rritjes më të madhe të papunësisë ishte masa antikrizë që u ndërmor nga qeveria – e ashtuquajtura punësi e subvencionuar. Shteti ruajti vende pune, duke u siguruar mjetet për rroga dhe sigurime të papunëve të marrë në punë për hapjen e vendeve të reja të punës. Por sipas ekspertëve nga Dhoma Ekonomike Bullgare mbajtja e nivelit të papunësisë në vend i detyrohet dhe numrit të madh të bullgarëve që u larguan nga vendi për të kërkuar punë me pagim më të madh. Sipas statistikës gjatë vitit të kaluar punëdhënësit kanë deklaruar në zyrat e punës 124 mijë vende të lira të punës. Zina Andreeva, drejtore e Agjencisë së Punësisë, saktëson:

“Më shumë vende janë deklaruar në industrinë e përpunimit, më se 33 mijë. Afro 20 mijë janë vendet e lira të punës në fushën e tregtisë, 10 500 – në bujqësi. Pastaj renditen hotelet dhe restorantet me 8 mijë vende dhe sfera e ndërtimit, prapë me 8 mijë.”

Punëdhënësit kanë kërkuar rrobaqepës, operatorë të makinave të tekstilit, kopshtarë, punonjës pyjorë, personel administrativ – sekretarë, juristë. Është regjistruar gjithashtu një rritje e madhe e kërkimit të ndihmësve shtëpiakë. Shumë janë vendet e shpallura për barmanë, kamerierë, personel për hotelet. Për më shumë kohë mbeten të regjistruar në zyrat e punës njerëzit me arsim dhe kualifikim më të ulët. A do të hapen gjatë vitit 2011 vende të reja të punës varet nga gjallërimi i ekonomisë.

Bozhidar Danev, president i Dhomës Ekonomike Bullgare, komenton: “Në disa ndërmarrje do të hapen vende pune, në ndërmarrje të tjera do të mbyllen. Në degat, ku ka rritje të eksportit, do të ketë dhe vende të reja pune. Gjatë dy vjetëve të fundit numri i vendeve të punës në Bullgari është pakësuar me 12,5%. Kurse pakësimi i vendeve të punës është një problem kyç, sepse është lidhur me pakësimin e investimeve në vend.”

Sipas planit kombëtar për punësinë gjatë vitit 2011, politika aktive në tregun e punës ka për qëllim të inkurajojë si gjallërimin ekonomik dhe zënien e shpejtë të vendeve të reja të punës, ashtu edhe të sigurojë mbështetje për të papunët afatgjatë. Prioritet në politikën në tregun e punës është punësimi i të rinjve në moshë deri në 29 vjeç dhe i njerëzve që kanë mbetur pa punë për më shumë se 6 muaj. Fokusi është dhe mbi të papunët me kualifikim të ulët dhe sigurimi i punës njerëzve me çrregullime.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD