Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Statuja ballkanike ose për baletin si mënyrë jetese

“Arti është mënyra më e mirë për shfaqjen e personalitetit të vërtetë” - kjo është simbol i besimit të bullgares Silvia Tomova, nxënëse e akademisë së baletit “Vaganov” në Shën Peterburg, primabalerinë e Operës dhe të baletit kombëtar të Sofjes, një pedagoge baleti, laureat e konkurseve ndërkombëtare në Varna dhe Osaka, Paris dhe Moskë, anëtare e jurisë ndërkombëtare të konkurseve të baletit në Varna, Paris, Luksemburg, Rusi, Itali. Rruga e saj nëpër skenat botërore lidhet me mbi 90 role kryesore në shfaqje klasike dhe moderne të baletit, ku emblematike janë rolet e saj në Odeta nga “Liqeni i mjellmave”, Mirta nga “Zhizeli”, Margarita Gotie nga “Zonja me kameliet” , Demna nga “Vallëzuesi i Zjarrtë”, Elina nga “Briri i Cjapit”, Esmeralda nga Shën Mërie e Parisit”.

“Arti duhet të jetë i hapur. Vetëm në këtë mënyrë artisti mund të tregojë përpara botës kartëvizitën e vet dhe të deklarojë aftësinë e vet konkurruese. Vetëm në këtë mënyrë ai hyn në shumë hapësira të tjera dhe të ndryshme. Për ndryshe mbyllet në sirtarin e vet personal, aty diku fare poshtë dhe gjatë gjithë jetës qëndron në një vend!” Kjo është sfida e vërtetë, e cila në fakt e çon Silvia Tomovën te balerinët e rinj në Prishtinë:

“Gjithmonë kam menduar se nuk ka gjëra të rastit në këtë jetë, se fati ose misioni të cilin po e kryejmë, gjithmonë na çon aty, ku duhet. Tek unë kjo rastisi gjatë vitit 2008. Një shoqja ime ka biznes në Kosovë, por nuk ka absolutisht asgjë të përbashkët me artet. Kurse mua më qe interesante se, si pas dramave të rënda të luftës kanë vazhduar jetën e vet njerëzit aty. Sepse në Rusi kisha bashkënxënës dhe nga Sarajeva dhe nga Beogradi dhe nga Shkupi si dhe shqiptarë. Njëherë kjo shoqja ime, pasi u kthye nga Kosova më tha: “Unë jo vetëm që u interesova, por shkova e pash dhe bile fola me drejtorin e tyre.” Përmes saj ai më kishte dërguar një ftesë me gojë që të shkojë te ta, që t’u ndihmojë të rivendosin trupën e vet pas luftës dhe pas ndryshimeve.”

Në fund është arritur deri aty që e gjithë Kosova ka duartrokitur balerinën bullgare... Për shkak të “Liqenit të mjellmave” dhe “Zhizelit”, për shkak të “Don Kishotit” dhe “Karmen”, të vëna në një skenë, e ndërtuar tekstualisht nga asgjëja pas ushtarake... Për shkak të dorës së zgjatur të një gruaje me fines, sipas së cilës baleti është “sfidë për të gjithë, sepse është një art kozmopolit dhe sepse mund t’i afrojë njerëzit, të shkurtojë kufijtë midis marrëdhëniet njerëzore, dhe për më tepër sepse është një art krejtësisht pozitiv.”

“Dhe shkova. Ata patën mësuar pak, qenë në mosha shumë të ndryshme. Puna jonë e parë qe një mbrëmje e baletit, kushtuar baletit klasik, me fragmente nga titujt e mëdhenj klasik. Këta djem dhe vajza kishin punuar disa miniatura me koreograf francez dhe amerikan, me koreograf shqiptar. Në këtë mbrëmje të parë në skenën e baletit ne nuk kërkonim vetëm dobi për rritjen e artistëve, por u munduam ta kthejmë këtë kompilim, lojën, të gjithë atmosferën në një mesazh ndaj publikut, në të cilën thuhej kjo gjë: “vallëzimi bashkon dhe prandaj ejani, shikoni dhe dëgjoni”. Pas kësaj çdo gjë rastisi sikurse nga vetvetja. Unë fillova shumë t’i dua këta fëmijë, kurse të gjithë më pranuan në mënyrë kaq njerëzore - i gjithë teatri, në përgjithësi të gjithë njerëzit, me të cilët munda të komunikoj për një kohë të shkurtër, në të cilën isha në Prishtinë. Kurse ajo - koha gjithmonë nuk arrinte. Në pjesën më të madhe të ditës isha në teatër. Punonim midis 8-10 orë, pas kësaj në hotel, pas kësaj përsëri në teatër, pas kësaj - në rrugë.
Pllakati i spektaklit “Bukuroshe e fjetur”
Gjatë periudhën maj-qershor doli kjo premierë, kurse gjatë vjeshtës, kur fillojë stina e re, përsëri pranova ftesën dhe vajta edhe njëherë t’u ndihmojë të vazhdojnë të ngjiten një nga një nëpër shkallën, në të cilën ishin nisur përpjetë. Realizuam një spektakël “Bukuroshe e fjetur”. Ky ishte një spektakël i tërë, por në mini variant. Nga i gjithë spektakli i madh mblodha më të vlefshmen, duke pasur parasysh se, ky publik është i llojllojshëm dhe jo shumë stabil. I jepja llogari vetes se kujtimet e rënda nga e përjetuara e keqe për një periudhë të gjatë kohe nuk e lenë njeriun e qetë, nuk është fare e kollajtë të zhduken. E dija se pas një stresi të tillë mbase nuk do të mundja t’i mbaj për një periudhë më të gjatë kohe në teatër, prandaj në shfaqje nuk duhet të ketë pushim. Por dhe “Bukuroshja e fjetur” është përrallë, një përrallë shumë pozitive. Ajo është për ëndrrën tonë, për këtë, se pavarësisht nga e keqja e cila na ve në gjumë për 100 vjet, gjithmonë do të vijë e mira, e cila do të na zgjojë dhe ne do të jemi personalitete të tjerë, njerëz të tjerë. Në fakt ky qe mesazhi ynë i ri ndaj publikut të përvuajtur kosovar. Pasoj dhe “Karmen” por jo shfaqja klasike, por spektakli i vallëzimit një kompilim, mjaft jo tradicional dhe fare i ndryshëm nga ajo, të cilën jemi mësuar të shikojmë. Punuam bashkërisht me një nxënësin tim dhe student, Sergjej Sergjeev. U formua një spektakël i lezetshëm dhe shumë interesant, me flamengo, me teknika moderne vallëzimi, me teknike të gishtërinjve.”

Primabalerina bullgare Silvia Tomova ka mbetur me përshtypje jashtëzakonisht të mira nga personaliteti i Ahmet Brahimаjit, drejtori i grupit të baletit në Prishtinë: “Në sajë të vullnetit të tij dhe të përvojës gjërat aty po zhvillohen. Ai ka qenë solist i baletit përpara luftës. Ahmeti është njeri me entuziazëm të paparë, me një nder shumë të madh, me një dinjitet të fortë dhe një dëshirë të tepërt të rivendos atë që ka qenë dikur, kurse pas kësaj të vazhdoj të ndërtojë më tutje. Në artin e baletit kjo është mes gjërave më të vështira. Ne balerinët, nuk mund të mësojmë rolën tonë, kudo që të jetë, kemi nevojë për një sallë të posaçme. Ne jemi si muzikantët me instrument, me të cilin mund të ekzekutosh edhe në shtëpi. Lufta ka ndërkryer punën e trupës dhe shumë njerëz janë shpërndarë. Disa nuk janë kthyer, kurse të tjerë bile nuk janë më mes të gjallëve. Ahmeti i ka mbledhur këta të rinj i drejtuar vetëm nga dëshira absolutisht e mirë. Kjo qe dhe klasa e tij e parë.”

Pas luftës në Prishtinë hedh hapa shteti i ri. Hapat e para paqësore i bën me pa djo djo balete, e provokuar nga fantazia e evropianë ve si Çajkovski, Adam dhe Minkus. Ndërton një politikë dhe diplomaci më vete, duke u munduar të gërshetojë gracien ballkanike dhe zhdërvjelltësinë me pasionin ballkanik dhe emocionalitetin:

“Aty ka shumë djem dhe vajza të talentuar. Në përgjithësi në këtë regjion, në Kosovë, në Shqipëri. Shumë valltar punojnë nëpër skenat botërore. Më në veçanti shqiptarët. Dhe tani grupi i baletit në Tiranë është shumë i mirë. Le të mos të harrojmë se, mes koreografëve më të talentuar në botë sot është shqiptari Andi Prezhukash. Por çfarë do të thotë të jesh i talentuar për baletin? Te ne më e rëndësishme nga të gjitha është fizika, jo secili mund të bëhet balerin, duhet t’i përgjigjet një vizioni të caktuar, të jesh shumë plastik, i zhdërvjell. Përveç kësaj të kesh një shprehi, të mbash në vetvete, në shpirt muzikalitetin e nevojshëm. Unë isha shumë e befasuar në mënyrë të këndshme, sepse në Prishtinë gjeta djem dhe vajza me të dhëna të shkëlqyera. Kurse kjo për pedagogun është një sfidë e vërtetë - të punosh me këtë plastelinë, ta punosh nëpër duar, ta shtypësh, derisa në fund të mundësh ta formosh dhe të krijosh një statujë. Një statujë ballkanike. Vajzat janë shumë të bukura, të ndryshme, persona karakteristike. Burrat po kështu. Për mua një gërshetim i ngjashëm të personaliteteve të qarta gjithmonë ka qenë shumë e mirë. Në këtë mënyrë grupi nuk vesh maskën e unifikimit, por përbën një kolektiv prej individualiteteve. Në radhë të vet kjo lind dhe individualitetin vetjak. Nuk e di se si, por midis nesh lindi një lidhje e veçantë. Por mendoni vetëm: pas përjetimeve të një lufte, pas tragjedive, të cilat i kanë parë, këta djem dhe vajza ngrihen në gishta në një skenë, ku vite të tëra me radhë ka mbretëruar një amulli e plotë. Gjendet një idealist i madh si Ahmet Brahimaj, i cili mundet të mbledh rreth vetes së vet këta fëmijë, të ndiz në zemrat e tyre zjarrin e entuziazmit, dhe ti drejtojë nën tingujt e një muzike përrallore. Mendoj se për artin nuk ka gjë më të përsosur. Por, kjo është shumë mirë dhe për njeriun e veçantë. Në Prishtinë takova shumë njerëz të talentuar, miq, zemra të hapura dhe të sinqerta, të cilat më flisnin për dashurinë e vet ndaj bullgarëve, për respektin e madh ndaj nesh, flisnim vazhdimisht për Krali Markon dhe për malin Shar, por dhe për gurët, të cilët akoma qëndronin aty, ku deri përpara pak kohe ka qenë kufiri, kurse Ahmeti gjithmonë përsëriste “Ne jemi komshi, kurse komshinjtë duhet të jetojnë mirë. Mundesh të zemërohesh dhe të zihesh bile me më të afërmit, por me komshiun-asnjëherë. Mirësia dhe sinqeriteti janë mbulesa e paqes kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis njerëzve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Ivelina Vatova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD