Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Menaxhimi i mbeturinave – vendi i dobët i Bullgarisë

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit problemi më serioz i Bullgarisë është menaxhimi joadekuat i mbeturinave.
Foto: BGNES
Kohët e fundit Agjencia Evropiane e Mjedisit, e cila bashkon 32 vende të kontinentit, paraqiti raportin e vet pesëvjeçar për gjendjen e mjedisit. Përfundimi kryesor ishte që ka përparim, por ai nuk është i mjaftueshëm. Që të arrihet gjendja e duhur e mjedisit janë të nevojshme politika të përshtatshme në të gjitha sferat e tjera të jetesës, kujton raporti.

Gjatë vitit 2009 vendet evropiane kanë arritur të pakësojnë emisionet e gazeve serrë me 17,3% dhe tashmë janë afër qëllimit të planifikuar prej 20% reduksioni deri në vitin 2020. Tendenca për rritjen e humbjes së shumëllojshmërisë biologjike në kontinent është ndaluar, por ende gjysma e llojeve të mbrojtura janë të kërcënuara, ndërsa 31% janë të pastudiuara. Sa i përket mbeturinave, përpunohen vetëm gjysma prej të gjithë 3 miliardë tonëve, që mblidhen në vit. Pjesët e imëta të pluhurit dhe ozoni janë problemet kryesore për ajrin në Evropë.

Sipas raportit Bullgaria është në një shkallë mesatare për Evropën në lidhje me gjendjen e mjedisit. Ne jemi ndër vendet e para sa i përket mbrojtjes së shumëllojshmërisë biologjike, por në një prej vendeve të fundit kur bëhet fjalë për menaxhimin e mbeturinave. Bullgaria ka zgjeruar afërsisht dy herë hapësirën e territoreve të mbrojtura në krahasim me vitin 1991 dhe sot kjo pjesë arrin 5,1%. Bullgaria është ndër shtetet me një pjesë të madhe të territoreve të mbrojtura nga rrjeti “Natura 2000” – 33,8%. Vendet e para në këtë drejtim i zënë shtetet e Ballkanit, në krye me Slloveninë. Ekziston një tendencë shqetësuese, e lidhur me ndryshimin e statutit të terreneve të bujqësisë dhe pyllit, që janë parashikuar për ndërtim.

“Gjatë vitit 2000 këto toka kanë qenë 600 ha, ndërsa gjatë vitit 2007 – 4 442 ha, thotë Vanja Grigorova – drejtore e Agjencisë ekzekutive të mjedisit. – Procesi është karakteristik edhe për vendet e tjera, por kohët e fundit ai u zhvillua me tempe më të shpejta te ne.”

Megjithë shumëllojshmërinë biologjike, me të cilën Bullgaria krenohet, në Evropë vendi ynë konsiderohet si mesatarisht i pasur i rezervave natyrore në përgjithësi. “Ne kemi 20% prej resurseve natyrore për frymë të popullsisë, që është një pjesë mesatare për popullsinë e BE-së – shton zonja Grigorova. – Irlanda është në vendin e parë me mbi 50%, ndërsa Finlanda është e dyta. Resurset natyrore janë ujërat, pyjet, mineralet e dobishme etj.”

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit problemi më serioz i Bullgarisë është menaxhimi joadekuat i mbeturinave. Ky tregues na çon në vendin e fundit në Evropë në këtë drejtim. “E kemi përqindjen më të lartë të mbeturinave të deponuara – 90% – pohon Vanja Grigorova. – Në Zvicër p.sh. kjo përqindje është pothuajse zero. Në krahasim me vendet e tjera, të cilat përdorin teknologji gjithnjë e më moderne për riciklimin e mbeturinave, te ne nuk vërehet kjo tendencë.”

Bullgaria dhe Rumania ende nuk kanë kapërcyer varësinë e drejtpërdrejtë midis rritjes së PBB-së dhe rritjes së mbeturinave nga pakot në krahasim me vendet e tjera evropiane. Te ne tendenca është e kundërt, d.m.th. me rritjen e standardit të jetesës rriten edhe mbeturinat nga pakot, për shkak të riciklimit të tyre të pamjaftueshëm.

Në të njëjtën kohë Bullgaria ka shënuar një përqindje shumë të lartë në uljen e emisioneve të gazeve serrë – 42%, derisa në BE shkalla mesatare është 17%. “Kjo statistikë është e dobishme për arritjen e qëllimeve sipas protokollit të Kiotos dhe për tregtinë me kuotat e emisioneve të gazeve serrë – thotë Vanja Grigorova. – Pjesën më të madhe në gjenerimin e emisioneve të gazeve serrë e ka sektori i energjetikës – 70%. Në vend të dytë – me 14%, janë mbeturinat prej emisioneve kombëtare – kryesisht metan, i formuar në depot për mbeturina, sepse te ne ende nuk ekziston djegia e mbeturinave.”

5 vitet e fundit Bullgaria ka shënuar ulje të gazeve kryesore, që ndotin ajrin – oksidet e squfurit, oksidet azotike dhe amoniaku. Ende 22% prej popullsisë, kryesisht në qytetet e mëdha, është vënë në rrezik nga përqendrimet e tepërta të oksideve azotike, që vijnë nga transporti automobilistik. Në këtë drejtim përqindja mesatare për vendet evropiane është shumë më e ulët – 5,9%. Tre për qind prej bullgarëve, sidomos në rajonin e qytetit të Stara Zagorës, marrin frymë me përmbajtje të tepërt të oksideve të squfurit. Por problemi më serioz i vendit tonë është lidhur me përmbajtjen e tepërt të pjesëve të imëta të pluhurit, e cila ndikon mbi gjysmën e popullsisë.

“57% prej popullsisë janë vënë në nivele mbi normën e lejueshme të emisioneve të dëmshme, që do të thotë se jo vetëm njerëzit në qytetet e mëdha, por edhe ata në vendbanimet më të vogla janë rrezikuar – shton Vanja Grigorova. – Arsyet e kësaj ndotjeje janë si transporti automobilistik, po ashtu dhe situata e keqe me infrastrukturën rrugore. Gjatë dimrit shtëpitë, të cilat ngrohen me dru dhe qymyre, gjithashtu ndotin ajrin. Këto probleme do të kapërcehen me vështirësi. Sepse ndotja me oksidet azotike dhe me pjesët e imëta të pluhurit është një tendencë e qëndrueshme prej 10-15 vjetësh. Në qoftë se nuk i zgjidhim problemet, ekziston rreziku që BE-ja të na imponojë procedurë penale. 20 vende të BE-së e kanë problemin me pjesët e imëta të pluhurit. Po të zbatoheshin me kohë programet bashkiake për përmirësimin e cilësisë së ajrit, të cilat janë përpunuar te ne që në vitet 1998-99, sigurisht sot do të kishim rezultate më të mira. Aktualisht bashkitë duhet të mobilizohen dhe të shkurtojnë afatin e zbatimit të këtyre programeve.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD