Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Austrisë sot dhe në perspektivë

Ndër theksat e takimit të kancelarit Werner Faymann me kryeministrin Bojko Borisov ishte mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen.
Foto: BTA
Më 1 e 2 shkurt një vizitë pune në Bullgari bëri kancelari federal i Austrisë Werner Faymann. Vizita dha një arsye të mirë që të bëjmë një pasqyrë të marrëdhënieve dypalëshe dhe të përvijojmë perspektivat e tyre.

Sivjet mbushen 133 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Austrisë. Në këtë pjesë historike të kohës dy vendet kaluan një rrugë të vështirë, duke krijuar me përpjekje të përbashkëta mirëbesim të ndërsjellë, që të mund ditët e sotme kancelari austriak Werner Faymann dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov të konstatojnë se ka një traditë të mirë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Në çdo një nivel dhe në çdo një fushë.

Në botën e sotme pragmatike natyrisht prioritet janë lidhjet ekonomike. Austria është ndër partnerët e rëndësishëm tregtarë dhe ekonomikë të Bullgarisë. Mjafton të përmendim se ajo është investitori numër një në Bullgari. Këtë nuk harroi ta përmendë dhe kancelari Faymann – nga viti 1991 e këtej investimet austriake në Bullgari janë mbi 6 miliardë euro, që është 15% të investimeve të huaja direkte në vendin tonë gjatë kësaj periudhe. Përfaqësi në Bullgari kanë 330 firma austriake – ndër to janë të gjitha kompanitë prijëse të vendit alpin. Ato punojnë më shumë në fushën e energjetikës, industrisë ushqimore, teknologjive të informacionit dhe komunikacioneve. I tërheqin kushtet e mira për biznes që ofron vendi ynë. Megjithë krizën ekzistojnë kushte të mira që partneriteti ekonomik midis Austrisë dhe Bullgarisë të zgjerohet, duke gjetur fusha të reja të papërpunuara. Njëra prej tyre është ndërtimi i gazsjellësit Nabucco për transferim të gazit natyror nga kufiri lindor i Turqisë deri në Austri nëpër territorin e Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë. Pas fillimit të projektit alternativ rus “Rryma jugore”, pritet një zhvillim i shpejtë i projektit Nabucco, i cili duhet të jetë gati gjatë vitit 2013. Edhe Bullgaria, edhe Austria janë ndër përkrahësit më të mëdhenj të projektit. Një projekt tjetër me interes të përbashkët është ndërtimi i autostradës “Struma”, nëpërmjet së cilës barrët nga porti i Selanikut do të arrijnë deri në lumin e Danubit. Austria është ndër vendet që e shfrytëzojnë aktivisht transportin ujor të Danubit dhe do të kishin dobi nga aksesi i shpejtë në portet e Mesdheut.

Në bisedimet në Sofje natyrisht u diskutua anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen. Kryeministri Borisov pohoi përsëri gatishmërinë e vendit tonë të zbatojë kriteret teknike për anëtarësim deri në mars të këtij viti. Ai tha se Bullgaria është një kufi i sigurt i BE-së dhe mund të anëtarësohet që sot, megjithë presionin e rritur të emigrantëve për shkak të situatës jo stabile në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Jugut. Kancelari i Austrisë ra dakord me Borisovin, por mbeti në pozitën se duhet të zbatohen të gjitha kriteret për anëtarësim, deri në pikën e fundit, dhe atëherë Bullgaria dhe Rumania të aderohen në Shengen. Kjo pikëpamje mund të jetë e padrejtë, duke marrë parasysh se jo të gjitha vendet anëtare të Shengenit u përgjigjen 100% kritereve, por në fund të fundit ato e marrin vendimin. Pas bisedimeve në Sofje kryeministri Borisov tha se shpreson te mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen. A ka qenë bindës, do të tregojë e ardhmja.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Dimitër Ushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD