Në ekonominë bullgare ka një sektor, i cili tashmë disa vjet me radhë shënon rritje në prodhim dhe në shitjet pavarësisht nga kriza. Kjo është tregu farmaceutik. Shkaku nuk është rritja e çmimeve të medikamenteve, por është konkurrenca e madhe midis kompanive farmaceutike, e cila shkaktoi pakësim të çmimeve. Kriza ekonomike nuk e ndikon tregun e medikamenteve në Bullgari dhe BE. Sepse industria farmaceutike mund të ndiejë efektin e krizës atëherë, kur ajo bëhet në të vërtetë shumë e rëndë. Kjo do të thotë se atëherë njerëzit nuk do të mund të blejnë medikamente dhe institucionet përkatëse nuk do të paguajnë shërbimet mjekësore në spitalet. Për fat të mirë situata në Bullgari nuk është e tillë dhe tregu i medikamenteve vazhdon të shënojë rritje.
Tregu i medikamenteve
Sipas të dhënave të kompanisë ndërkombëtare të analizave në fushën e farmaceutikës IMS Health, tregu i medikamenteve në Bullgari ka arritur shumën 2 miliardë leva. Kjo është një rritje 9-10% dhe duhet pasur parasysh se bëhet fjalë për një periudhë krize. Bullgarët kanë blerë medikamente nga rrjeti farmaceutik për 1.6 mrld leva. Në të njëjtën kohë spitalet kanë financuar mjekimin e pacientëve të veta për rreth 280 mln leva. Medikamenti më i shitur në Bullgari gjatë vitit të kaluar është analgini, kërkimi është rritur më shumë tek aspirini i një kompanie të njohur. Më se 100 prodhues ofrojnë medikamentet e veta në tregun bullgar dhe produktet e tyre mund të gjenden në farmacitë dhe në spitalet. Në Bullgari për vitin 2009 shpenzimet për medikamente për frymë të popullsisë kanë qenë 80 euro, deri sa në Francë – 453 euro – tregojnë të dhënat e kompanisë ndërkombëtare. Kështu Bullgaria është ndër vendet e fundit në Evropë për nga shpenzimet e bëra për mjete shërimi.
Pavarësisht nga kjo se të ardhurat nga shtesat ushqimore kanë rritur 4%, ekspertët komentojnë se ka një ulje në këtë degë. Përdorimi i pakësuar flet në mënyrë të qartë për problemet ekonomike të njerëzve dhe sipas analizatorëve tendenca e uljes në këtë degë do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti.
Farmacitë dhe spitalet
Qarkullim më të madh në tregun e medikamenteve shënojnë farmacitë. Të dhënat e IMS Health tregojnë se shitjet e tyre kanë rritur 10% dhe tendenca do të vazhdojë. Është kështu sepse shumica e njerëzve blejnë nga rrjeti farmaceutik dhe çmimet atje të medikamenteve kanë rritur mesatarisht 12%. Gjatë vitit 2010 në Bullgari kanë marrë licencë 4 300 farmaci, 3 900 prej të cilëve kanë zhvilluar veprimtari tregtare. Tendencat tregojnë pakësim të numrit të farmacive për shkak të konsolidimit të biznesit sepse një e treta e farmacive mezi mbijetojnë. Derisa farmacitë e bëjnë qarkullimin kryesor në treg spitalet nuk blejnë më shumë medikamente sesa më parë.
Tendencat
Tregu farmaceutik botëror do të zgjerohet gjatë 4-5 vjetëve të ardhshme – më shumë se 30% ose 1.1 trilionë dollarë, tregojnë të dhënat e IMS Health. Bullgaria nuk bën përjashtim nga kjo tendencë dhe analizatorët presin një rritje në tregun e medikamenteve në Bullgari gjatë vitit 2011 prej 6%. Po rritet edhe pjesa e prodhuesve bullgar dhe kështu Bullgaria afrohet te standardet e BE-së. Aktualisht tregu bullgar është në proces të balancimit dhe në të ardhmen do të rriten shpenzimet publike për produkte mjekësore.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..