Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bujqësia është më e prekshme nga ndryshimet klimatike

Bujqësia është fusha më e prekshme e ekonomisë, ishte përfundimi i konferencës që u mbajt në Sofje me temë “Ndikimi i ndryshimeve klimatike në ekonomi dhe bujqësi”. Theksi u vu mbi mënyrat e adaptimit të bujqësisë me ndryshimet e prognozuara. Para disa ditësh, më 4 shkurt, KE paraqiti në Bruksel cakun evropian për veprim “Adaptim me ndryshimet klimatike”, i cili shqyrton sfidat para bujqësisë dhe zhvillimit të rajoneve fshatare në lidhje me ndryshimet klimatike. Çdo vend anëtar duhet të përgatitë strategjinë e vet për adaptim me ngrohjen globale.

Si një vend jugor, Bullgaria do të pësojë më shumë faktorë negativë si thatësira dhe dukuri klimatike ekstreme. Kjo tendencë tashmë ndihet qartë gjatë viteve të fundit, tha Hristo Cvetanov – kryetar i Asociacionit të prodhuesve bujqësorë në Bullgari. “Ne konstatojmë se gjatë të dhjetë vjetëve të fundit sasia mesatare e reshjeve në vend është pakësuar me 15%. Tendenca e pakësimit të reshjeve dhe të mbulesës së dëborës gjatë dimrit na shqetëson, sepse ajo prek të gjithë – edhe prodhuesit e drithërave, frutave dhe perimeve, edhe blegtorët. Në takimin botëror për klimën në Kopenhagë u bë parashikimi se si rezultat i ndryshimeve klimatike, gjatë vitit 2050 prodhimi bujqësor i Bullgarisë mund të pakësohet me 25%.”

Si rezultat i parashikimeve të tilla u rrit çmimi i tokës bujqësore në Bullgari. “U shfaq interes për investim jo vetëm nga Evropa, por edhe nga Lindja e Mesme dhe Azia”, tha Dimitër Vërtigov nga kompania “FARA Consult”. Çmimet e tokës rriten dhe për shkak të konkurrencës së një lojtari të ri në treg – investitorit në parqe të gjeneratorëve solarë dhe të erës. Këto parqe janë gjithashtu një mënyrë adaptimi të ekonomisë me ndryshimet klimatike. Në këtë kundërvënie ministri bullgar i bujqësisë Mirosllav Najdenov mbështeti kërkesën e prodhuesve të drithërave që të ndalohet vendosja e burimeve të rinovueshme të energjisë mbi toka pjellore, duke marrë parasysh krizën botërore të ushqimit që përvijohet.

Ndryshimet klimatike imponojnë një përdorim shumë racional dhe të qëndrueshëm të natyrës në bujqësi – toka, ujërat, shumëllojshmëria biologjike. Në kontekstin bullgar adaptimi i bujqësisë ndaj ngrohjes globale ka një imperativ shumë të qartë – një kujdes i madh ndaj ujitjes, një praktikë pothuaj e braktisur pas rënies së Murit të Berlinit.

“Bullgaria është shteti me bujqësi më pak të zhvilluar ujitëse në Evropë. E them këtë sepse kam një përfytyrim të mirë për të gjitha vendet rreth nesh – deklaroi Hristo Cvetanov. – Gjatë socializmit kishte një infrastrukturë shumë të zhvilluar në këtë drejtim. Pa dyshim bujqësia ujitëse është mënyra për zhvillimin e prodhimit në të gjitha aspektet.”

Për dallim nga burimet e tjera ripërtëritëse të energjisë, masa biologjike është e vetmja, për zhvillimin e së cilës legjislacioni bullgar nuk parashikon asnjë stimul – nënvizuan prodhuesit bujqësorë. “Dëshira jonë si bujq është që të përdoret pjesa më e madhe e bio masës së marrë nga mbeturinat bimore – thotë Radosllav Hristov, kryetar i Asociacionit kombëtar të prodhuesve të grurit. Ministri Najdenov përmendi për mbeturinat e gjelbra në pyje, por edhe në bujqësi gjatë çdo një prodhimi ka mjaftë mbeturina bimore, të cilat mund të përdoren për marrjen e energjisë ripërtëritëse, por kjo sikur nuk merret parasysh.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova dhe Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët u bënë zëvendës-kampionët botëror në debatet shkollore

Bullgaria u bë e dyta në debatet shkollore në Kampionatin Botëror në fund të korrikut në Beograd, Serbi. Në turne morën pjesë 68 shtete, përfshirë SHBA-në, Katarin, Kinën. Nxënësit bullgarë tanë mposhtën në debate shtete tradicionalisht të forta,..

botuar më 24-08-04 11.05.PD
Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“

Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm

Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..

botuar më 24-08-04 9.55.PD
Desisllava Hristozova

Mbipesha është një problem që mund të zgjidhet

"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e..

botuar më 24-08-03 9.45.PD