Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një agjenci e specializuar do të ndjekë për parrezikshmërinë dhe cilësinë e ushqimeve nga ferma deri në tryezë

Ministri bullgar i bujqësisë Mirosllav Najdenov (majtas) dhe komisionari evropian për shëndetësinë dhe konsumatorët John Dalli në themelimin e Agjencisë bullgare të parrezikshmërisë së ushqimeve.
Foto: BGNES
Agjencia bullgare e parrezikshmërisë së ushqimeve tashmë është fakt. Krijimi i saj shtyhej nga disa qeveri dhe u bë i mundur në saje të ministrit të tanishëm të bujqësisë dhe ushqimeve Mirosllav Najdenov.

“Para një viti e gjysmë ne i premtuam shoqërisë bullgare, vetvetes dhe fëmijëve tanë se do të punojmë për këtë që në tryezë të vëmë një ushqim më të mirë dhe të parrezikshëm” – kujtoi angazhimin e tij ministri Najdenov ditën e themelimit të Agjencisë.
Agjencia bullgare e parrezikshmërisë së ushqimeve bashkon disa organe kontrolluese që ekzistonin dhe që veprojnë në fushën e shëndetit të kafshëve dhe bimëve dhe parrezikshmërisë së ushqimeve dhe foragjereve. Në të hyjnë dy hallka të reja shumë të rëndësishme – Drejtoria e menaxhimit të cilësisë së ushqimeve dhe Qendra e vlerësimit të riskut. Me një kryesi dhe me një koordinim më të mirë organet kontrolluese do të ndjekin për parrezikshmërinë e ushqimeve në tërë vargun – nga ferma deri në tryezë. Agjencia i është nënshtruar Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimeve.

Komisionari evropian për shëndetësinë dhe konsumatorët John Dalli, i cili ishte i pranishëm në themelimin e Agjencisë, përshëndeti aderimin e Bullgarisë në familjen e shteteve evropiane, të cilat kanë agjenci për parrezikshmërinë e ushqimeve. Ai theksoi se Agjencia evropiane e parrezikshmërisë së ushqimeve, e cila është me seli në qytetin italian Parmë dhe gjatë vitit 2012 do të mbushë 10 vjet, ka hapur një faqe të re në historinë e sigurisë së ushqimeve në BE.

“Parrezikshmëria e ushqimeve është shumë e rëndësishme për mirëbesimin ndaj furnizimeve të ushqimit – theksoi komisionari Dalli. – Pa parrezikshmëri të ushqimeve nuk mund të flasim për cilësi fare. Kurse mirëbesimi ndaj parrezikshmërisë së ushqimeve është një mall shumë i vlershëm për ne. Ai fitohet vështirë dhe humbet lehtësisht. Në Evropë e dimë këtë në saje të përvojës sonë. E mbajmë mend krizën e lidhur me sëmundjet e kafshëve, si lopa e çmendur gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar, e cila çoi në një krizë të ushqimeve. Falë Zotit, kaluam një rrugë të gjatë nga atëherë. Por për sa i përket sigurisë së ushqimeve, kurrë nuk duhet të ndiejmë vetëkënaqësi. Deri në incidentin e fundit me dioksine në Gjermani në fund të vitit të kaluar mendonim se ndotja e ushqimeve me dioksine ka mbetur në të kaluarën. Sa i padëshiruar të ishte, ai ishte i dobishëm për një gjë – na tregoi se sistemi i përpiktë i kontrollit të ushqimeve punon mirë. Ai na lejoi të identifikojmë dhe të mbyllim menjëherë fermat e kontaminuara dhe kështu parandaluam pasoja më të rënda.”

Që ditën e parë të funksionimit të saj, Agjencia e re e parrezikshmërisë së ushqimeve filloi kontrollimin e cilësisë së bukës në Bullgari. Më 14 shkurt do të formohet një këshill ekspertësh, i cili do të përfshijë dhe përfaqësues të prodhuesve të bukës dhe miellit në Bullgari. Këshilli do të përpunojë një standard për cilësinë e bukës dhe miellit. Një standard të tillë Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve krijoi për cilësinë e dy grupeve të rëndësishme ushqimesh – mishi dhe qumështi. Drejtori i ri i Agjencisë, d-r Jordan Vojnov, premtoi përgjegjësi të institucionit para mediave, konsumatorëve dhe biznesit.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD