Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Regjisori 18 vjeçar Julian Spasov merr njohje nga adhuruesit dhe profesionalistët

Dua të bëhem regjisor dhe të realizoj disa filma me vlerë, shtoi talenti i ri Julian Spasov.
Foto: arkiv personal
“Ende ka shumë rrugë për të shkuar, që të realizoj idetë e mia. Kinematografia duhet të sjellë mesazhe.” Këtë e pohon adoleshenti-regjisor Julian Spasov, i cili është nxënës i gjimnazit francez “Alphonse de Lamartine” në Sofje. Me filmin e vet “Teenday 3” (“Dita e adoleshentëve 3”) regjisori 18 vjeçar mori çmimin special në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit të Fondacionit “Fumiko Yamaji” në Japoni. Filmi i adoleshentit është parë nga mbi 80 000 veta në internet, ndërsa komentet për të janë më shumë se 700, shumica prej të cilave – pozitive. E gjithë kjo nuk e ka bërë Julianin mendjemadh. Përkundrazi, djali bën përshtypje me shikimin filozofik për jetën, për kinematografinë dhe për botën e moshatarëve të tij plot me kundërshtime, sikur është rritur më shpejt se të tjerët.

A është kinematografia profesioni i tij i vërtetë?

“Sipas meje nuk ka njerëz, të cilëve u përket një profesion i caktuar – thotë Juliani. – Në fillim çdo njeri është si një sistem i ndërlikuar pa bazën e të dhënave. Gjatë formimit të saj linden interesat e ndryshëm. Edhe me mua ndodhi kështu. Filmi “Teenday 3” ishte pasojë e një sërë rrethanash dhe takimesh me njerëz, të cilët më frymëzuan ta krijoj. Në atë moment nuk e kisha nisur punën me idenë se kinematografia është profesioni im. Pasi krijova filmin dhe mora fjalë lavdëruese për të, kuptova se kam talent, i cili mund të më ndihmojë në artin e shtatë. Kam shumë ide të tjera, por nuk mund të thuhet se kinematografia është profesioni im. Ajo kërkon shumë punë.”

Cilët janë interesat dhe projektet e Julianit në fushën e kinematografisë?

“Filmi “Teenday 3” ishte projekti im më i madh deri tani. Për momentin kam skenar prej 85 faqeve për një film të ri, pikërisht sipas rregullave. Bëhet fjalë për një komedi adoleshentësh, mbi të cilën punojmë bashkë me ekipin tim Niko dhe Gabi. Tani për tani ky skenar nuk do të realizohet, sepse për këtë qëllim me duhen mjete dhe kohë e lirë, kryesisht dua të kem dituritë për të krijuar një film të vërtetë. Në vend të bastardoj idenë, preferoj të përfundoj mësimet dhe më pas të mbledh një ekip, me të cilin ta bëjmë filmin.”

Julian Spasovi punon mbi një projekt tjetër, i cili sipas fjalëve të tij nuk është pretendues, por deri më sot nuk është bërë një gjë e tillë te ne. Bëhet fjalë për një film me metrazh të shkurtër, i cili është xhiruar në trasenë e hekurudhës Sofje-Plovdiv. Për realizimin e tij regjisori i ri dhe shokët e tij kanë ndjekur arsim special në Hekurudhën shtetërore bullgare dhe kanë marrë leje të udhëtojnë në lokomotivë bashkë me makinistin. “Na lejuan që të vendosim kamerë dhe të xhirojmë tërë itinerarin. Pastaj e përshpejtuam në video deri në 2000 km në orë. Kështu vetëm për 5 minuta mund të shkosh nga njëri qytet në tjetrin, por është shumë bukur”, tregon Juliani. Ai kalon kohën e lirë, duke punuar mbi projekte të ndryshme. Adoleshenti ka bërë një sajt, motoja e të cilit është “Njerëzit flasin”. Në të ka intervista me persona të njohur në Bullgari – muzikantë, aktorë, ministra, botues etj. “Miqtë, të cilët ftojmë, kanë ndonjë gjë interesante për të treguar”, shpjegon Juliani. “Fillimisht krijova sajtin me idenë se dua të njihem me njerëz të njohur. Shumë shpejt kuptova se shumica prej tyre nuk janë aq interesantë, ndërsa ka shumë njerëz të panjohur, të cilët ia vlen të ftohen”, pohon ai. Juliani ka për qëllim të studiojë për kinematografi në Francë. Më pas planifikon të kthehet në Bullgari, duke shtuar se “gjithçka varet nga rrethinat”.

Cilat janë ëndrrat e regjisorit të ri?

“Kam ëndrra, por unë dalloj ëndrrat nga qëllimet – thotë ai. – Në qoftë se flasim për qëllime, dua të bëhem regjisor, të realizoj disa filma me vlerë. E di se mund t’u tregoj njerëzve gjëra interesante dhe regjia është mënyra më e mirë. Kam provuar të shkruaj libra, por kjo është e vështirë për mua. Kam dëshirë që sajti im të vazhdojë të ekzistojë. Mbase nuk do të jem unë ai që merr intervista, por dua të takohem me njerëz interesantë, të bëj në të vërtetë një projekt social në video. Në qoftë se flasim për ëndrra – shpresoj se do të vizitoj Bora Bora – një ishull i vogël në Polinezinë franceze, i cili vlerësohet nga të gjitha klasifikimet si vendi më i bukur në botë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla bullgare

Kur nxënësit dhe mësuesit ecin me hapin e kohës!

Më shumë se 75 vjet më parë, kishte nevojë që fëmijët e kopshtarëve bullgarë në Sllovaki të shkolloheshin, por diku ku, së bashku me shkencat e tjera, të mësonin historinë dhe kulturën e popullit të tyre në gjuhën e tyre amtare. Kështu, bullgarët nga..

botuar më 24-06-23 9.30.PD

Një film për jetën e mësuesit shpirtëror Vaklush Tolev u shpërblye në Kanë

Filmi dokumentar "Vaklusk" i regjisorit Nikollaj Vasilev u shpërblye nga festivali botëror i filmit në Kanë “Remember the Future” /“Mbani mend të ardhmen"/ me statujën "Xixëllonja e Artë" në kategorinë "Filmi artistik më i mirë i drejtësisë..

botuar më 24-06-21 4.22.MD
Galeria

Në Romë nderojnë njëqindvjetorin e studiuesit italian, Prof. Riccardo Picchio, specialist në fushën e studimeve të bullgarishtes

Prof. Riccardo Picchio (1923 – 2011) është pak i njohur për publikun e gjerë, por ai është një nga studiuesit më të mëdhenj italianë që përktheu autorë klasikë bullgarë në Itali, thotë Veneta Nenkova, themeluese e shkollës bullgare në Romë “Asen dhe..

botuar më 24-06-20 7.30.PD